• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arrestua me armë e drogë/ Kush është Fabian Muçollari, vite më parë vrau bashkëmoshatarin e tij

09:28 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fabian Muçollari, i riu nga Pogradeci ka rënë sërish në prangat e Policisë.

27-vjeçari u kap nga blutë e qytetit teksa ishte duke shpërndarë kokainë. Nga kontrollet efektivët i gjetën të riut në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Kush është Fabian Muçollari?

Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Vite më parë, më 13 shtator të vitit 2016, ky shtetas ekzekutoi me plumb në zemër bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.

Lexo edhe:

EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova

“Do ta pres kokën, do të q* robt”/ Zbardhen bisedat mes viktimës dhe Fabian Muçollarit 9 vite pas krimit

Muçollari, asokohe 18-vjeç fillimisht u përfshi në një debat me Hilën dhe shkak sipas asaj që u tha asokohe u bë një vajzë.

Debati mes dy të rinjve i regjistruar në një lokal të qytetit të Pogradecit agarvoi deri në përdorimin e sendeve të forta. Ishte Muçollari i cili fillimisht qëlloi të riun me karrige, ndërkohë që më pas u largua për disa momente dhe kur u rikthye në duar mbante një kallashnikov.

Ai hapi zjarr ndaj Hilës i cili fatkeqësisht mori dhe një plumb në zemër që rezultoi fatal për të riun. Menjëherë Policia bëri të mundur arrestimin e Muçollarit, i cili prej asokohe ishte duke vuajtur dënimin pranë IEVP Drenovë për këtë vepër penale dhe prej pak kohësh kishte lënë qelinë e burgut.

Dy djemtë, Fabio Hila (viktima) dhe Fabian Muçllari (autori) mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor Fabian Muçollari ka deklaruar se krimin e kishte kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

“Armën e kam gjetur dhe e mbaja të groposur pas shtëpisë, në Vërdovë”, është shprehur autori.

Ai ka vazhduar dëshminë, duke thënë se, i nxehur pas sherrit verbal që kishte pasur me viktimën, bashkëmoshatar me të, e ka nxjerrë automatikun nga vendi i fshehtë dhe me të në dorë ka shkuar i vetëm për të vrarë Fabio Hilën.

“Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin, por e kontaktova nga Facebook-u. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëri-tjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar ai.

“E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, është shprehur në dëshminë e tij autori i ngjarjes.

Lexo edhe:

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

Etiketa: ArmearrestimdrogeFabian Muçollarikrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova

15:58 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Do ta pres kokën, do të q* robt”/ Zbardhen bisedat mes viktimës dhe Fabian Muçollarit 9 vite pas krimit

11:04 : 18/06/2025
AKTUALITET

Automatikë, fishekë dhe granata difensive të fshehura në murin e banesës, e pëson i moshuari në Vlorë

10:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur

09:56 : 18/06/2025
AKTUALITET

Shiste drogë në tabakino, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje/ EMRI

09:52 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Thyente” banesa, vidhte automjete, monopatina dhe portofola, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

09:22 : 18/06/2025
Para

Rinumërimi i votave për Tiranën, Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin

TË GJITHA

Man.United-Arsenal në javën hapëse, zbardhet kalendari i Premier League

17:40 : 18/06/2025

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

17:40 : 18/06/2025

I preu gjymtyrët turistit gjerman me gomone në Gjipe, gjykata liron nga burgu Krenar Velajn

17:36 : 18/06/2025

“Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres”/ Bardhi: Zgjedhjet ishin të cënuara

17:33 : 18/06/2025

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

17:23 : 18/06/2025

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

17:14 : 18/06/2025

Barcelona i “rrëmben” portierin ekipit rival, paguan klauzolën prej 25 milionë eurosh

17:11 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com