• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

08:46 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas me rrezikshmëri shoqërore pasi u kap në flagrancë teksa posedonte armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike e tipit kokainë.

Në pranga ka rënë shtetasi 27-vjeçar i identifikuar si Fabian Muçollari të cilit iu sekuestrua edhe automjeti që qarkullonte.

“Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore. Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë). Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Kush është Fabian Muçollari

Lexo edhe:

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

Më 14 Shtator 2016, Fabian Muçollari (në atë kohë 17-vjeç) vrau në Pogradec bashkëmoshatarin e tij gjimnazist pas një konflikti të mëparshëm në rrjetet sociale.

Përplasja nisi në ambientet e jashtme të  një lokali dhe vazhdoi brenda tij, duke shkaktuar vdekjen e Fabio Hilës, pikërisht ditën e parë të shkollës.

Ngjarja tragjike është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, ku dallohej momenti kur Fabian Muçllari mbërriti te lokali ku kishte lënë takimin me viktimën dhe armën e mbante poshtë një kostumi sportiv që kishte veshur.  Nga ana tjetër, Fabio Hila qëndronte i ulur në një tavolinë në verandën e lokalit së bashku me disa shokë të tij.

Njëri prej tyre ka hedhur një karrige në drejtim të autorit dhe më tej ky i fundit ka nxjerrë armën. Në moment, viktima është fshehur brenda lokalit, por autori e ka ndjekur pas dhe, pavarësisht përpjekjeve të shokëve për ta ndaluar të qëllojë, ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka shkrepur armën në drejtim të Fabio Hilës.

Më tej, në pamje dukej një nga djemtë, i cili del me armën në dorë, por edhe autori që e ndjek nga pas dhe ia rimerr atë dhe largohet me vrap. Fabio Hila gjeti vdekjen si pasojë e tre plumbave që u qëlluan ndaj tij, njëri prej të cilëve në zemër.

Sipas hetimeve në atë kohë, sherri nisi për një vajzë, shoqe e autorit, me të cilin viktima donte të kishte një lidhje. Pas grindjes në rrjetet sociale, dy djemtë u takuan përballë, duke shkaktuar dhe përplasjen fatale për jetën e 17-vjeçarit.

Pas arrestimit Fabian Muçollari, i cili vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, hodhi dritë të plotë mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj.

Dy djemtë, Fabio Hila (viktima) dhe Fabian Muçllari (autori) mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut.

Gjithçka e kanë nisur atje si një grindje të rëndomtë, por që më pas u kthye në një tragjedi. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor Fabian Muçollari ka deklaruar se krimin e kishte kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

“Fabion e vrava se bënte si epror, më preku në sedër”, deklaroi para togave të zeza Muçollari.

Etiketa: ArmearrestiomFabian Muçollaripoggradecpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

17:10 : 23/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Qarkullonte me armë në Tiranë, zbulohet e shkuara e 39-vjeçarit, mbeti i plagosur në ngjarjen e Linzës

11:31 : 22/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen në polici 5 persona

10:38 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lëvizte me pistoletë në makinë në mes të Tiranës, arrestohet 39-vjeçari/ EMRI

10:35 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur, arrestohet 25-vjeçari në Mat/ EMRI

09:55 : 22/10/2025
Para

“S’ka negocita”/ Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin

TË GJITHA

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025

“Kishte ambicie ekstreme”, Enada Hoxha pas intervistës së Gerd Vasos: Puna ishte ilaçi im

17:15 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com