• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025
në BOTA

Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.

Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.

Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.

“Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.

Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”

Lexo edhe:

U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

Statistikat janë mashtruese
Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”

Gjermani: Ekspertët që këshillojnë qeverinë prezantojnë raportin e tyreGjermani: Ekspertët që këshillojnë qeverinë prezantojnë raportin e tyre
Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”

Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.

“Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.

Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.

“Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”

Pse nuk është vepruar?
Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm.

Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin. “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”

Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme. “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”

Pamje sibolike: Ju lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtorePamje sibolike: Ju lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtore
Ju lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtoreFotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance
Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.

Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione.

Ulrike Malmendier ka qenë anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë të qeverisë gjermane që nga shtatori 2022. Ndër të tjera ajo është profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley./ DW

 

Etiketa: ekonomiagjermaniakrizë

Lajme të lidhura

SPORT

U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin

13:30 : 11/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025
SPORT

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025
BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
Para

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

TË GJITHA

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

14:35 : 12/06/2025

Mbi 50 britanikë, 7 portugezë/ Asnjë i mbijetuar nga aksidenti tragjik ajror në Indi – VIDEO

14:26 : 12/06/2025

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025

Hodhi mbeturinat e kompanisë “Driza” në lumin Buna, policia ndëshkon vetëm punonjësin 31-vjeçar

14:11 : 12/06/2025

Anëtarë të organizatave kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë

14:02 : 12/06/2025

Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

13:55 : 12/06/2025

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com