• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në ish-ambientet e uzinës Dinamo në fund të rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, aktualisht jetojnë 20 familje, të cilat janë strehuar në vitet 1995-1996, në dy ndërtesa të kthyera në pallate, ku kanë jetuar në normalitet në pritje të legalizimit. 

Një ditë krejt papritur iu kërkua që të lirojnë ambientet, pasi pronari i tokës ka para blerë objektet me gjithë njerëz brenda. Emisioni “Fol” i MCN biseduan me banorët të cilët kërkojnë që të respektohen afatet e gjykatës, pasi çështja është në gjykatë. 

Me vendim qeverie të vitit 2013, këtyre banorëve iu ka lindur e drejta e privatizimit, privatizim i cili nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes socialiste, por vendimi është ende aty.

Banorëve nuk iu është dhënë asnjë informacion se ku do shkojnë, për më tepër iu është ndryshuar edhe kontrata që kanë pasur me OSHEE-në, duke kaluar të gjitha kontratat në emër të pronarit të tokës.

“Kam 27 vite në këtë banesë, kanë qenë zyra të uzinës Dinamo. Nuk na ka ardhur asnjë njeri në derë që atë ditë që të thotë se shtëpia apo toka është e jona. Kontrata provizore për energjinë na është bërë që në vitin 2006. Në 2008 kemi bërë kontrata të rregullta dhe kemi vazhduar të paguajmë. Në 2008-2010 objektet paskan dalë në ankand, por ne nuk jemi njoftuar. Pronari i tokës ka marrë letra false, i ka bërë dokumentet sikur objektet janë të pabanuara.

Lexo edhe:

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

 Nuk na lajmëroi njeri se objektet janë në ankand. Në 2013 qeveria ka marrë vendim për privatizim, që objektet e shtetit t’i kalojnë banorët qe ndodhen në to. Në 2013 kemi tentuar që t’i privatizojmë me entin e banesave, por nuk ia kemi dalë, sepse rezultonin të privatizuara nga pronari i tokës. Pronari i tokës kërkon të ndërtojë pallate, ka ndërtuar një dhe do të ndërtojë tjetër.

Qeveria ka nxjerrë vendim që asnjë banor nuk del jashtë dhe nëse është për pallate, do të merren vesh me pronarin e pallatit që të strehohen. Në bashki kanë miratuar një projekt se gjoja do ndërtojnë një rrugë në lagje me donacion.  Ka marrë gjithë kontratat e dritave të pallatit dhe i ka hedhur në një emër të vetëm. Atje nuk kanë ku të paguajnë se del në emër tjetër kontrata dhe jo në emër të banorëve. Ne nuk dinim gjë. Erdhën të na prisnin dritat. Në vitin 2009 ka marrë vërtetim nga bashkia që janë pallate bosh. Në vitin 2009 objekti ka dalë në ankand dhe është privatizuar.  Ka shkuar pronari i tokës, se ai ka të drejtën e parablerjes dhe aty është blerë. Gjithçka nisi në vitin 2009 kur u shpall objekti i pabanueshëm. Janë dhjetë familje në gjyq, që e kanë çuar procesin për të përshpejtuar privatizimin. 

Do i hedhim në gjyq edhe për tjetërsimin e kontratave të OSHEE. Prej 27 vitesh paguajmë ujë dhe drita rregullisht, i kemi paguar deri në muajin mars kur u ndryshua kontrata. Libreza e dritave tregojnë që jemi banor që në 2008.  Nuk kemi dëgjuar kurrë që të tjetërsohet kontrata pa gjyq.” – shprehet banori.

Një tjetër banor shprehet se çështja është në gjyq, ndërkohë që kërkojnë që të ekzekutohet vendimi i qeverisë i vitit 2013, i cili iu jep të drejtën e privatizimit.

“Ramë dakord me pronarin e tokës, e bëmë llafin burrërisht, por nuk ia mora me firma. Çfarë ka qenë brenda uzinës, le të ndërtohej. Me punëtorë uzine, me drejtorë, mund t’ua marrim me kontratë noteriale se kush banorë kanë qenë këtu. Një pjesë kemi hapur gjyq, një pjesë jo. VKM-ja e qeverisë i ka shfuqizuar tv gjithë aktet e tjera. Me VKM na ka kaluar, thjesht nuk kemi marrë tapinë. Edi Rama tha që kur të kalojë fadroma mbi trupin tim, atëherë e prishin pallatin. Duam të ekzekutohet VKM-ja e vitit 2013 për privatizimin e objekteve nga banorët. I kërkojmë Edi Ramës që të ekzekutohet VKM-ja e vitit 2013 dhe këto banesa të bëhen të banorëve.  Në të kundërtën, me këtë rastin e fundit mund të ndodhë dhe konflikt real, kur ti i pret dritat, ujin. VKM-ja është ende në fuqi, të zbatohet.” – thotë banori./MCN

Etiketa: banoretgodinaIsh Uzina Dinamojordan misjapallatePrivatizimipronariqeveriashemb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
Para

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

TË GJITHA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com