• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shumë pikpyetje për dy fakte të thjeshta. E para sepse ajo është katërcipërisht më diskrete se ajo për fitoren e Edi Ramës katër vite më parë, dhe së dyti se ajo është ku e ku më e ftohtë se urimet që SHBA i ka bërë liderëve fitues në ballakan, që kanë zhvilluar zgjedhje njëkohësisht me ne.

Goditja e parë është se Rama as nuk urohet e as nuk përmendet. Në deklaratën koncize thjeshtë thuhet: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Ajo ndryshon si nata me ditën me qëndrimin që deparamenti i shettit mbajti për zgjedhjet e vitit 2021. Aty zëdhënësi Ned Price  jo vetëm u shpreh qartë se vendi i tij e “njihte rezultatin”.

Sikur kjo të mos mjaftonte aty theksohej: “Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre zgjedhore” duke shtuar se “rezultati duhej pranuar nga të gjithë”. Pra në 2025, as urim për Ramën, as deklaratë për njohjen e rezultatit, as thirrje humbësve për ta pranuar atë.

Kjo gjë do të konsiderohej normale nëse administrata e re Trump do të kish përdorur një gjuhë më të rezervuar në të gjitha deklaratat e nxjerra për zgjedhjet e vendeve afër nesh. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Boll që mesazhi i ambasadës së Tiranës të krahasohet me atë për zgjedhjet presidenciale në Rumani, që u zhvilluan menjëherë pas tonave. Duhet ditur se në këtë garë fitoi një kandidat anti Trumpist. Këto zgjedhje zv presidenti amerikan Vance i kritikoi në fjalimin e Mynihut, si refuzim të elitave për të dëgjuar zërin e popullit. Por pavarësisht gjithë këtyre divergjencave ambasada e SHBA në Bukuresht njoftoi se ata mezi presin të bashkëpunojnë me presidentin e ri, Nicușor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të instalohet.

Lexo edhe:

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Pra ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiranës që përgëzoi popullin, iu drejtua me emër fituesit. “Mezi presim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,” shkroi ambasade e Rumanisë në Facebook.

Pra edhe po të krahasohet me qëndrimet e mëparshme që SHBA ka mbajtur ndaj Ramës, qoftë edhe po të vihet përballë me qëndrimin që kjo administratë e re ka mbajtur në raste të ngjashme, duket qartë se ka një krisje të fortë në trajektoren ndaj qeverisë shqiptare.

Shumëkush e shpjegon këtë ndryshim kursi me faktin e lobimit dhe lidhjeve që ka krijuar PD me njerëzit që qëndrojnë në paradhomën e Trump në Shtëpinë e bardhë. Pak ditë më parë PD nuk e fshehu se po i konteston zgjedhjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe për këtë duket se është ngarkuar kompania lobuese “Continental Strategy” në Uashington, e cila paguhet me 250 mijë dollarë në muaj për çdo shërbim që i kryen opozitës shqiptare.

Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kjo kompani në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD këmbëngulte për një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet si dhe për krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.

Por, e rëndësishme është të kuptohet se cila është “Continental Strategy” dhe se cilat mund të jenë efektet e saj mbi administratën aktuale. “Continental Strategy” është e themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump. Madje, madje, ajo duket si një prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngushtë, ashtu siç ndodh rëndom në Amerikë, ku personazhe të afërm me ata që shkojnë në administratë krijojnë kompani që të kenë mundësi legale të ndikimit pranë tyre. Ai që ka firmosur kontratën e shërbimeve me PD-në është Carlos Trujillo, themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish këshilltar dhe jurist pranë Trump. Por ka edhe më shumë se kaq. Aty bën pjesë edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, ish shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civitën dhe që sot shërben si shefe kabineti e plotëfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.

Pra nuk do shumë mund për të kuptuar se ky ekip ka një mundësi të fortë infulence në politikën e jashtme të SHBA-së. A është përdorur kjo rrugë për të nxjerrë qëndrimin amerikan për zgjedhjet shqiptare? Për këtë ende nuk ka fakte. Por deri më tani dihen dy gjëra. E para se “Continental Strategy” e ka dorzuar raportin e opozitës për farsën zgjedhore dhe e dyta se prej aty doli një deklaratë që, ndryshe nga katër vite më parë, as nuk e uronte personalisht Edi Ramën, as nuk thoshte se njihte zgjedhjet dhe as nuk i bënte thirrje palëve për ti pranuar ato.

/Lapsi.al

Etiketa: ambasadaContinental StrategyEdi RamaFijetlobimimesazhiPDSHBAurimizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025
BOTA

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

09:24 : 01/06/2025
Para

Autor i disa vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

TË GJITHA

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

11:27 : 02/06/2025

Dogjën automjetin në Burrel, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri/ EMRAT

11:26 : 02/06/2025

Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:07 : 02/06/2025

Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri – Serbi: Mos bëni…

11:06 : 02/06/2025

EMRAT/ Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, 3 të tjerë në pranga

10:54 : 02/06/2025

“Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm

10:50 : 02/06/2025

Autori e priti për 1 orë/ Çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë nga vrasja e Pjetër Kaza në Lezhë

10:42 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com