• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Goditet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar e dy në kërkim

09:26 : 30/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranë, pas një hetimi 5 mujor nën drejtimin e Prokurorisë, ka goditur një grup të trafikut të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Raportohet se në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle” janë identifikuar 12 persona pjesë të këtij grupi, ku 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht, në pranga janë vënë shtetasit: Emirel Tusha, 32 vjeç, Leandro Haxhiaj, 21 vjeç, Fabricio Berberi, 26 vjeç, Rikardo Hajdaraj, 21 vjeç, Visar Murati, 23 vjeç, Kevin Farruku, 18 vjeç, Geraldo Muraj, 22 vjeç dhe Adriano Shehu, 23 vjeç.

Ndërkohë, më 1 Prill u arrestuan edhe shtetasit Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të cilët u ndaluan ndërkohë që udhëtonin në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë, ndërsa në automjet iu gjetën dyarmë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, ku thuhet se po punohet për kapjen e tyre.

Lexo edhe:

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur. Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.” – njofton Policia.

Gjithsej, në kuadër të operacionit “Puzzle” janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Policia e Tiranës thotë se nën drejtimin e Prokurorisë, po bashkëpunojnë me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se një prej bazave të këtij grupi kriminal ishte në qytetin e Burrelit, ku dyshohet se kryheshin ruajtja dhe shpërndarja e armëve të zjarrit të sjella nga Kosova.

Po ashtu, grupi hetimor ka dokumentuar raste shitjeje të armëve edhe në Shkodër dhe në Kurbin, detaje të cilat tregojnë se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar në disa qytete të vendit.

Grupi kriminal trafikonte kryesisht pistoleta, përfshirë ato të llojit “Glock”, por edhe armë të tjera automatike. Çmimi i një pistolete në tregun e zi varionte nga 1500 deri në 2500 euro, në varësi të tipit dhe modifikimeve të bëra – disa prej të cilave ishin me silenciator.

Policia ka publikuar edhe pamjet e operacionit “Puzzle”, momentet kur arrestohen anëtarët dhe gjetja e armëve të zjarrit.

Etiketa: Adriano ShehuArmearrestimEmirel TushaFabricio BerberiGeraldo MurajKevin FarrukukosoveLeandro HaxhiajpoliciaRikardo HajdarajShqiperitrafikVisar Murati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

19:52 : 03/06/2026
AKTUALITET

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

19:44 : 03/06/2026
SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
Para

EMRI/ I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom