• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë, sipër zonës së Liqenit të Thatë, duke e shndërruar edhe atë pak zonë të gjelbër që kishte mbetur në periferi të Tiranës, në pallate shumëkatëshe, ngjitur me njëra-tjetrën.

Vox News e kishte paralajmëruar disa kohë më parë të gjithë projektin, pasi pas saj fshihet një nga biznesmenët më kontrovers, Arben Muçobega, ai i cili ka arritur që të marrë leje edhe në një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë, në Llaman, nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Në të njëjtën kohë kur vendi ynë po diskuton projektin në Zvërnec, ku ende qeveria thotë se s’ka një projekt të mirëfilltë, betoni po mbin gjithandej, në zonë bregdetare, në ato ranore, zallishte, në lumenj, kanione e tashmë në kodra të gjelbra, që janë edhe mushkëria e vetme që i kishte mbetur Tiranës së mbushur me beton.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, projekti i biznesmenit Muçobega parashikon ndërtimin e plot 15 kullave në një nga zonat më të gjelbra të kryeqytetit, teksa lartësia e tyre do të jetë 9 kate. Mësohet se janë rreth 31 mijë metra katrorë truall ku do të ngrihen këto pallate, ndërkohë që projekti parashikon plot 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nëntokë.

Lexo edhe:

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

Një masiv i stërmadh betoni që miratohet sërish me firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili duket se në këtë mandat s’po pyet as për zona të gjelbra, as për parqe, habitate natyrore apo pyje. Dokumentet që ka hulumtuar redaksia jonë tregojnë se firma e Ramës është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që leja është mbajtur për një kohë të gjatë pezull. Është dashur situata e diskutimeve në Zvërnec për ta zhbllokuar dhe për ti dhënë dritën jeshile Arben Muçobegës që të vijojë ndërtimet.

Dokument: Planvendosja e 15 kullave në kodrat me ullinj dhe pyje sipër Liqenit të Thatë në Farkë, Tiranë

Vox News ka mësuar se KKT ka vendosur miratimin me kusht të Lejes së ndërtimit për objektin “kompleks banimi dhe shërbimi me 1-9 kate mbi tokë, me 1, 2 dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Bega-07”. Kushti i lejes ka qenë plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Tiranë.

Mësohet se këto kushte i ka përmbushur Muçobega, teksa ruspat dhe mjetet e rënda të firmës së tij kanë nisur punën për rrafshimin e një sipërfaqeje të madhe të gjelbër në Tiranë. Duket se pas ndërtimeve në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi, Muçobega po fokusohet në Tiranë. Ende pa u zbardhur leja, firma në fjalë e reklamonte kompleksin në internet dhe e quajte “Centaurea”.

“Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi  ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni”, shkruan kompania.

Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t’i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s’bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim.

Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet. Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?!

Disa muaj më parë, Vox News publikoi ekskluzivisht dokumentet e një leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria për betonimin e Gjirit të Llamanit në Himarë, ku ndërtuese ishte firma Bega 07, me pronar Arben Muçobegën. “Me veprime dhe dokumente tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit”, do të denonconte redaksia jonë.

Mësohet se prej shumë vitesh, biznesmeni Arben Muçobega vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos. Muçobega ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërkohë që ka publikuar edhe projekte që e shndërrojnë të gjithë zonën e Llamanit në një resort personal, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

Ndërkohë, krahas këtij projekti, Muçobega ia vuri syrin edhe kodrës ngjitur me Gjirin e Llamanit. Është një kodër shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Por, si në çdo vend të bukur, ndoshta edhe asaj zone shkëmbore i ka dalë pronari si “tokë buke e gjyshit”. E gjithë ajo pikë ka një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë. /Voxnews/

LEXO EDHE:

Arben Muçobega ndërton në Llaman/ Rama jep leje për hotel në plazhin e gjirit të famshëm

Etiketa: Arben Muçobegabetonizimfarke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

10:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

11:38 : 29/05/2026
AKTUALITET

Golemi dhe Qerreti paguajnë çmimin e pazareve të betonizimit, ku është SPAK

12:34 : 28/05/2026
AKTUALITET

Babëzia nuk ndalet/ Kullat mbërrijnë edhe në Gjirin e Lalzit, leje për 14 kate

22:46 : 08/05/2026
AKTUALITET

Masakra mjedisore/ Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’

15:23 : 28/04/2026
AKTUALITET

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

12:50 : 18/04/2026
Para

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

TË GJITHA

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom