• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U mor i pandehur, Meta reagon sërish nga burgu: Të gjenden ata që kanë bërë veprime të paligjshme

11:47 : 28/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë I,lir Meta ka reaguar sërish pasi SPAK e mori si të pandehur në kuadër të dosjes së lobimit të LSI-së në SHBA dhe çështjes CEZ-DIA.

Në një reagim në facebook, nga qelia duke ju drejtuar Grida Dumes, Meta shkruan se të vetmet foto që ka me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në New York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar.

“Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht. Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis”, shkruan Meta.

Ai shkruan se gjatë kohës që ai ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

E dashur Grida!

Gjykimi po vjen dhe Dielli nuk mbohet me shoshë. Nuk ka “Meta-Gate”, por “SPAK-Gate” përpara nesh.

E dashur Grida,

Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte i ftuar nga ju. Kur pashë panelin m’u kujtua vlerësimi i OSBE-ODIHR, se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria. Kjo pasi pashë një njeri të vetëm (Avokat Cakrani), i cili natyrisht ka për detyrë të më mbrojë mua tashmë ligjërisht, përballë tre analistëve të ftuar, të cilët thanë apo interpretuan gjëra që as vetë prokurorët e SPAK-ut nuk do t’i kishin thënë vetë. Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër! Pasi u shpreh gjoja keqardhja për formën e “tepruar” të arrestimit tim, që në fakt ishte vetëm rrëmbim i qëllimshëm dhe i paligjshëm terrorist, analisti pranë SPAK-ut, qëllimisht gënjeu se ne nuk e paskemi denoncuar nga ana ligjore, kur është fakt publik protesta e Partisë së Lirisë para SPAK-ut dhe dorëzimi publik i kallëzimit të bërë atje në prani të mediave nga Avokat Gjokutaj.

Pastaj, po i njëjti analist na tha se paratë e lobimit ishin përdorur për foto me Trampin, kur kjo është gënjeshtër që as SPAK-u se ka pranuar, pavarësisht se kishte hetuar kallëzimin e një delinkuenti se unë (LSI), kisha paguar 1 milionë USD për një foto me Trumpin, që nuk ka ndodhur kurrë. Ndërkohë që të vetmet foto që unë kam me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në Neë York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar. Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht. Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis.

Ndërkohë në atë vizitë të planifikuar më parë nga unë si Kryetar Kuvendi dhe i shoqëruar nga Z. Petrit Vasili, etj., ky deputet iu bashkëngjit delegacionit tonë vetëm për të qenë në takimet e organizuara nga Z. Fideszis me “McKeon Group”.
Madje edhe foto e bërë publike e imja me Z. Petrit Vasili gjatë ceremonisë është në vendet e rezervuara më parë nga miq të Kongresit, ndërsa ftesat e siguruara (të pakërkuara) nga “McKeon Group” me kërkesë të Z. Fideszis ua dhamë shoqëruesve të tjerë pasi ato ishin periferike dhe të panevojshme për ne. Ashtu sikurse në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI.

Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi. Shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Z. Fideszis pas insistimit tim është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut. Natyrisht “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ne ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme ajo kurrë nuk u finalizua. Ndërsa Z. Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në Ëashington. Ndërkohë që e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit e depozituar në KQZ. Çudia më e madhe në këtë rast është se personi që më prezantoi mua me Z. Fideszis në Greqi, që erdhi me mua në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis.

Unë për këtë në deklarimin në SPAK ia vura fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se unë kisha thënë të vërtetën. Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën. Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara.
Është e padiskutueshme që gjatë kohës që unë kam qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse as kam qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as kam autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme. Unë i kam kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi unë kurrë nuk kam autorizuar dikë të bëjë marrëzira të tilla.

 

Etiketa: Grida DumaIlir MetaSHBAspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
Para

Zvarritja e Spiropalit dhe roli i dyshimtë i Gaz Bardhit/ Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt

TË GJITHA

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom