• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Andi Bushati

Goditja nga antimafia italiane e atij që u konsiderua si një nga grupet më të rrezikshme të narkortafikut në vend, më shumë sesa një lajm kronike është një tjetër njollë politike në kurmin e përlyer të këtij pushteti.

Ky aksion më shumë se për të na faktuar se si vinte kokaina nga Amerika Latine, se si mbërrinte në portin e Durrësit, se si rishpërndahej prej aty në Itali e në mbarë Evropën dhe se si, pastaj, paratë e përfituara përfundonin të pastroheshin në Shqipëri, tregon tjetër gjë. Ajo nuk është thjeshtë një radiografi e organizatës kriminale të Troplinëve, por një dëshmi se si funksionon qeverisja e viteve të fundit dhe se si ia mbërrin ajo të konfirmohet pas çdo sfide elektorale.

Le ti marrim konkretisht me shembuj…

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

Lideri i PD, Sali Berisha disa herë para 11 majit e denoncoi këtë bandë se po intimidonte kandidatët e PD dhe po bëntë hapur fushatë për PS-në. Reporterë të shumtë kanë pohuar se së paku dy nga anëtarët e listës së socialistëve për Durrësin janë njerëz direkt të saj. Por edhe sikur këto deklarata ti marrim me dyshim, faktet sërish janë kokëforta.

Në dosjen e prokurorëve të antimafias italiane dhe në pohimet e përmbaruesve të tyre shqiptarë del e qartë se një nga krerët e kësaj organizate ishte shpërblyer drejtpërdrejt nga Edi Rama me një leje ndërtimi. Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, me kompaninë “Eldemar Construction”, tërësisht në pronësi të tij, ka fituar në Prill 2024, të drejtën për të ngritur një hotel dhjetë katësh në qytetin e Durrësit. Këtu çështja nuk është thjeshtë kush firmosi dhe cili përfitoi. Pyetjet shkojnë përtej: si po zhvillohet industria jonë e turizmit? Kush po investon në të? Dhe mbi të gjitha me çfarë parash? Pikërisht këtu vijmë tek një pikë tjetër. Sa herë që përballen me akuzat për pastrimin e parave të zeza në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pjestarët e qeverisë bëjnë të paditurin apo justifikohen se ato janë fryt i kursimeve të emigrantëve shqiptarë, se mungesa e kredidhënies argumentohet me blerjen që në gropë, e broçkulla të tjera.

Dosja italiane na dëshmon me detaje, video dhe foto se si mbërijnë në Shqipëri, në mënyrë klandestine përmes autobuzësh, paratë e drogës së shitur në Itali. Janë pikërisht këto para – që mbajnë të ulët kursin e euros – që shërbejnë si injeksione për ekonominë dhe që një herë në katër vite përcaktojnë edhe zgjedhjet.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar. A nuk përfundoi në pranga deputeti deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili doli nga përgjimet e SKY se ishte njeriu i vendosur në listë nga bandat dhe madje spiuni për llogari të tyre në parlament?

Po kur u bë publike një pjesë e dosjes së grupit të Suel Çelës, në fund të vitit që shkoi, a nuk doli aty emri i një biznesmeni, Marsel Shega që e furnizonte organizatën me paratë e tenderave publikë, që merrte prej pushtetarëve socialistë. A nuk kishin arritur dy vëllezërit e arrestuar të kësaj bande të gradonin motrën e tyre Adelajda Roka drejt e në paradhomën e Edi Ramës, pikërisht si drejtoreshë të Agjensisë së Zhvillimit të Territorit, ku vendoset për lejet e ndërtimit?

Nuk është rastësi që edhe Tromplinët edhe Çyrbja edhe banda e Suel Çelës, për të mos përmendur shumë raste të tjera, janë të gjithë të akuzuar nga opozita si manipulatorë të zgjedhjeve. As naiviteti ekstrem i idiotëve të dobishëm, që nuk duan ti shohnin të lidhura këto fakte, nuk mjafton për të mbuluar katërkëndëshin e përbërë nga hajdutë të votës, para të zeza, banda kriminale dhe favoreve me punë publike apo leje ndërtimi që u dhurojnë atyre rilindasit. Kjo është baza reale e pushtetit në Shqipëri.

Të papërfshira me të nuk ka si si të shihen as disa pikpyetje që janë ngritur në orët e fundit: Pse kur gjykata italiane i firmosi arrestimet që në shkurt, ato u ekzekutuan vetëm tani? Mos vallë dhe Tromplinët njësoj si Bajrat në zgjedhjet lokale, u lanë të lirë për të mbaruar punë me votën? Po “Visi i Pojës” si arriti të ikë në drejtim të paditur, ndoshta dikush i ktheu nderin e asaj që bëri në fushatë? Po Task forca qesharake e SPAK-ut që prezumohej ti kishte prej muajsh nën vëzhgim, nuk pa asgjë nga ato që po ndodhnin në Durrës, pavarëshit denoncimeve të atyre që bërtisnin: “Po na vjedhin”?

Pas dosjes që lexuam këto pyetje mbeten në ajër, ndonëse gjithmonë do të gjenden nga ata që “në mirëbesim” do të betohen se kjo nuk ka të bëjë me 11 majin.

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramapastrim parashpstrafik drogeXhevdet Troplinizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
Para

Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni në Kamenicë

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com