• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

E vërteta në kutitë e “11 Majit” tregon se maxhoranca e Edi Ramës po thellon fitoren, drejt një shumice kushtetuese së bashku me “aleatin jo-shumë konvencional”, Partinë Social-Demokrate të Tom Doshit, ndërsa Partia Demokratike dhe opozita po thellon humbjen. Shifrat e deritanishme tregojnë gjithashtu se “partitë e reja” nuk shkrepën thuajse fare.

Kur numëruesit janë ende nën ethet e nxjerrjes së rezultati përfundimtar, disa piketa mund të lexohen paraprakisht mbi atë që ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Patronazhimi perfekt i PS

Lexo edhe:

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama tregoi se sistemi i patronazhimit funksinoi në mënyrë thuajse perfekte. Konsumimi i tre mandateve qeverisës dhe përfshirja në shumë skandale të rënda korruptive e financiare jo vetëm që nuk ka cënuar pushtetin e maxhorancës, por, në të kundërt ato janë shndërruar në vlera, pra, në vota.

Kjo situatë, aspak normale për një demokraci funksionale, i atribuohet më së shumti patronazhistëve. Një armatë e tërë drejtuesish të pushtetit qendror e lokal prej muajsh kanë mbajtur shënim çdo hall, shqetësim e problem të qytetarëve e familjeve, duke u premtuar e dhënë zgjidhje, nëpërmjet mekanizmave të pushtetit, në këmbim të votave.

Qeveria, nga ana e saj, miratoi bonuse për pensionistët, kredi zero për një pjesë të administratës, falje gjobash e kamatash, shpërndau tendera multi-miliona euro në favor të klientëve të saj, të gjitha në funksionin të sigurimit të sa më shumë votave në favorin e saj.

Frikësim dhe joshja me vendin e punës së administratës publike, të cilat së bashku me familjarët e tyre përbëjnë thuajse gjysmën e votuesve aktivë në Shqipëri, gjithashtu shihej dhe rezultoi si një mjet efikas për të siguruar hambar votash për maxhorancën.

Media, në shumicë absolute në funksion të partisë në pushtet, gjithashtu ndihmoi që kutitë e votimit të ngjyrosen me ngjyrën rozë të errët të Edi Ramës.

Fryma e pamundur e PD

Partia Demokratike (dhe aleatët) nga ana e saj, u shfaqën në zgjedhje në një situatë rimëkëmbjeje, pas çarjes së fuqishme të dy viteve të fundit, me një lidership që betejën politike po e kombinon me betejat personale me drejtësinë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, pavarësisht përpjekjeve të tij personale për të ringritur opozitën shqiptare, rezultoi se e kishte të pamundur të përballej me mekanizmin galopant patronazhimi të socialistëve.

Opozita, përballë një makinerie gjigande elektorale të pushtetit, nuk arriti të krijojë frymën e nevojshme tek votuesit.

Shifrat paraprake tregojnë se PD-ja u rikthye në zonat bastione (qarqet Shkodër, Kukës dhe deri diku në Dibër e Lezhë). Por, këto janë tërësisht të pamjaftueshme, duke llogaritur se shifrat po përkeqësohen në qarqet e mëdha (Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier).

Ndarja, përçarja, krijimi i partive të reja, mund të jetë një faktor në bjerrjen e votave, por jo vendimtar. Numrat që kanë marrë partizat e vogla të dala prej saj apo të partive të reja, edhe nëse të gjitha do të shkonin për Partinë Demokratike, sërish nuk do të cënonin pushtetin që po rimerr Edi Rama.

Gjithësesi, ndarja e përçarja mes opozitës, mund të ketë ndikuar ndjeshëm në rritjen e atyre që nuk votuan, të cilët ishin më të shumtë, krahasuar me parlamentaret e vitit 2021.

Pas këtij rezultati, Partia Demokratike, sërish, do të duhet të përfshihet në një përpjekje riorganizimi. Berisha, me statuturën e tij, arriti të mbajë sa mundet në lojë opozitën e djathtë.

Por, mosha e tij biologjike, pavarësisht energjive të treguara edhe gjatë kësaj fushate elektorale, duket se do e bëjë të pamundur të udhëheqë opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2029.

Një tërheqje e mundshme e Berishës, rrjedhimisht, mund të shoqërohet edhe me zbehjen e rolit të mbështetësve të tij (Albana Vokshi, Flamur Noka e të tjerë, por edhe të aleatëve si Fatmir Mediu e Ilir Meta, madje ky i fundit që tashmë duket se bashkë me partinë e tij janë tashmë jashtë lojës politike).

Riorganizimi i mundshëm, ngritja e personazheve të rinj, jo domosdoshmërisht mund të shihet si një alternativë e sigurt fituese në vijimi. Megjithatë, Partia Demokratike duhet të përpiqet të krijojë një frymë të re, më së paku për të treguar se ka vullnetin të ekzistojë.

Partitë e reja “humbën” në kuti

Zgjedhjet e vitit 2025, si rrallë herë, panë një numër partish “të reja”, të cilat zhvilluan fushatë të vështirë, por aktive elektorale. Synimi i tyre, megjithëse prematur, ishte krijimi i një fryme të re në politikë, i një poli të ri parlamentar që do të ndryshonte zymtësinë 35-vjeçare të krijuar nga binomi PS-PD.

E vërteta që gjendet në kutitë e votimit tregoi se asnjëra prej tyre nuk arriti të ndezë shkëndija të qenësishme. “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit, “Mundësia” e Agron Shehaj dhe “Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj, mund të fitojnë secila nga një mandat deputeti.

Natyrisht, në planin personal të tyre, kjo është një arritje e rëndësishme. Por, në planin e gjerë politik, rezultoi se edhe ajo që quhej “frymë” e re, nuk ngjiti, thuajse aspak në elektorat.

Ato kanë të paktën katër vjet kohë, për të treguar nëse do të kenë aftësinë për të thyer hegjemoninë e partive tradicionale, gjë që, të paktën e parë nga Maji 2025, duket se do të jetë e vështirë.

Partizat “opozitare”

Grupimet e krijuara pas shkëputjes nga Partia Demokratike, ato të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj, rezultuan tërësisht jo-ekzisente në kutitë e votimit. Votat që kanë marrë, më së shumti në Tiranë, janë thjesht një dështim politik dhe personal i tyre.

Drejtësia, show pa vlerë

Sistemi i drejtësisë tentoi të merrte një rol të rëndësishëm në respektimin e votës. Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori një rol lideri për hetimin e krimeve zgjedhore, pas një Marrëveshjeje të suportuar nga faktori ndërkombëtar, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Megjithë pompimin e sforcuar mediatik për rolin e rëndësishëm të SPAK në këto zgjedhje, në fund të ditës rezultoi një flluskë, me arrestimin e vetëm disa individëve që fotografuan votën.

Spak, deri më tani ka publikuar disa të dhëna për kallëzime të regjistruara, të cilat, edhe nëse në vijim do të rezultojnë me penalitete, nuk prekin kurrësesi sistemin e patronazhimit dhe korrupsionin elektoral dhe, aq më tepër, të ndikojnë sadopak në numrat brenda kutive të votimit.

Ndërkombëtarët, pushime shqiptare

Vëzhguesit ndërkombëtare nuk e kanë mbajtur ende qëndrimin e tyre deri në publikimin e këtij shkrimi. Megjithatë, edhe kësaj here nuk pritet më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara- “zgjedhjet më të mira, pati probleme teknike, disa e zgjedhjeve shkoi mirë, të reflektohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it….”.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ndërmori vizita turistike në disa qytete gjatë të dielës, ku shqetësimi më i madh ishte ecuria e aktivitetit të SPAK-ut, si një pjellë e miliona eurove të shpenzuara nga Brukseli.

Për Gonzaton, interesi më i madh është të dalë sa më mirë para shefave të tij si bashkë-organizator në takimin e parashikuar për datat 15-16 Maj, ku në Tiranë pritet të vijnë disa prej drejtuesve të rëndësishëm politik të Europës, në kuadër të punimeve të Komunitetit Ekonomik Europian.

Ambasada amerikane, e cila gjatë mandateve të Donald Lu dhe Yuri Kim bënë gjithçka për të dëmtuar lidershipin opozitar, tashmë, me ndryshimin e administratës, ka zgjedhur që të qëndrojë tërësisht e tërhequr, pa shprehur asnjë interes të posaçëm mbi zgjedhjet shqiptare.

Etiketa: 11 Majiadriatik lapajarlind qorriEdi RamaPDpsSali BerishaspakTom Doshizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

19:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

19:04 : 12/05/2025
AKTUALITET

Rezultati i PD, Tabaku: Me rëndësi është që procesi i numërimit të shkojë deri në fund

18:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025
Para

PS fiton edhe Rrogozhinën, ja si renditet PD dhe partitë e tjera opozitare

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

19:20 : 12/05/2025

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

19:11 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia, tifozët shkodranë ndezin atmosferën para finales së titullit (Video)

19:11 : 12/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

19:04 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com