• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Paraditen e së enjtes (8 Maj), një vizitë e beftë e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, në Shkodër, “vuri në lëvizje” hetuesit e BKH-së, për të zhvilluar një aksion të shpejtë në zbatim të vendimit të GJKKO-së, për kontrollin e automjeteve dhe ambienteve të tjera në pronësi ose përdorim të gjashtë shtetasve. Lista me emra zgjedhësish, shuma parash dhe eurosh, automjete dhe telefonë celularë u sekuestruan në dobi të procedimeve të hapura.

Kontrollet
Target i kontrolleve dhe hetimeve ishin përfaqësues ose qytetarë të angazhuar pranë subjektit politik Partia Social Demokrate, e drejtuar nga Tom Doshi. Pak orë më vonë, PSD reagoi zyrtarisht duke pranuar se vetëm një kontroll është kryer në ambientet e banesës dhe biznesit të kryetarit të PSD-së të Malësisë së Madhe, por sipas saj, nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Arrestime në flagrancë apo ndalimit mbi dyshimet për shitblerje votash nuk ka pasur, me përjashtim të një rasti të vetëm në Lushnje, ku një qytetar u arrestua nën dyshimin për dhënien e 500 eurove në këmbim të votës për një subjekt politik, (zyrtarisht u tha PD), por çështja është ende në fazë hetimore.

Procedimet
Ndërsa SPAK është kufizuar vetëm në 35 procedime penale por ende pa përfundim, edhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm (Prokuroritë e Rretheve), kanë regjistruar 54 kallëzime penale prej të cilëve janë regjistruar 23.

KQZ
Ndërsa hetimet penale nuk kanë një bilanc pozitiv në arrestimet në flagrancë, apo shoqërimit të personave të dyshuar për krime zgjedhore, KQZ ka marrë një numër të lartë ankimesh nga subjekte politike, OJQ, apo denocime nga qytetarë, por nuk ka vendosur masa administrative për asnjë subjekt apo individë të përfshirë në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Hetimet nga SPAK
Më 25 janar të këtij viti, Pokuroria Speciale në një konferencë shtypi njoftoi platformën për hetimin e krimeve zgjedhore. Prokurorë të SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u vendosën në 12 qarqe të vendit në zbatim të planit të masave mbi strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore. Deri të enjten, (8 maj), SPAK njoftoi se ka regjistruar 35 procedime penale. Pavarësisht akuzave të shumta politike dhe dyshimeve për shitblerje votash dhe përdorim të kundraligjshëm të administratës publike në zgjedhje, numri i çështjeve penale të hapura mbetet i vogël. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, nga të cilat 35 janë regjistruar si procedime penale dhe kanë kaluar në fazën e hetimit.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

Shifrat
Refuar të dhenave zyrtare, SPAK është “furnizuar” nga Policia e Shtetit me 20 referime, ndërsa vetë Prokuroria Speciale ka nisur kryesisht 8 çështje panele, tre denocime nga individë të ndryshëm, dy çështje të kaluara për kompetencë nga prokurorët e rretheve dhe vetëm 2 janë nga subjektet politike. Për Faktoje.al, SPAK njoftoi se, “për periudhën janar 2025 – 26.04.2025, në platformën online kanë ardhur gjithsej 26 materiale kallëzuese”.

Prokuroritë e rretheve
Ndërsa SPAK ka mbuluar një pjesë të hetimeve, edhe prokuroritë e rretheve nuk kanë mbetur pas në denocime të ndryshme. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, përgjatë fushatës zgjedhore, deri më datë 9 maj janë regjistruar gjithsej 54 kallëzime për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor. Nga këto referime janë parë element të krimeve zgjdhore në 23 procedime penale në disa prej prokurorive të vendit. Por edhe këtu Policia e Shtetit mban numrin më të madh të procedimeve të referuara për hetime të mëtejshme, në lidhje me dyshimet për krime zgjedhore.

Veprat penale
Në klasifikimin e veprave penale dominon akuza që i referohen neneve 228 dhe 228/a. “Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime” dhe “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor”.

Hetimet administrative
Në Komisionin Qëndror Zgjedhor numri i denocimeve nga subjekte politike, Organizata Jo Qeveritare, institucione dhe qytetarë, është relativisht i lartë. Denocimet lidhen kryesisht mbi dyshimet që subjekte të ndryshme zgjedhore, apo kandidatë për deputetë kanë shkelur Kodin Zgjedhor, që në raste të tilla masat janë administrative (gjobë). “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë depozituar 159 denoncime, për 368 subjekte, të përcjella për shkelje të parashikuara në dispozitat e neneve 91 dhe 92, të Kodit Zgjedhor si dhe të vendimit nr. 9, datë 29.12.2020, të Komisionit Rregullator”- thotë për Faktoje.al burimet zyrtare të KQZ-së. Po sipas KQZ, për 37 denoncime është vendosur mosfillimi i procedurës administrative, për shkak se informacioni apo të dhënat e treguara nuk krijonin një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht shkeljet e mundshme. “Për 122 denoncime ka nisur fillimi i procedurës administrative, nga të cilat: 71 denoncime ka përfunduar hetimi administrativ; 51 denoncime janë ende në hetim administrative”, thotë KQZ.

Masat
Megjithatë, masat administrative kanë munguar deri më tani. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin subjekt të hetimit administrativ, i ka dërguar kërkesë për depozitim të pretendimeve mbi shkeljen e pretenduar nga denoncuesi. Jemi ende në fazën e administrimit të pretendimeve dhe shqyrtimit të secilës prej tyre”, thotë KQZ.


Përfundimi
Deri tani “Task Force” e ngritur nga SPAK në fundin e janarit të këtij viti nuk ka dalë në përfundime konkrete për zbulimin dhe ndëshkimin e përsonave të dyshuar si të përfshirë në krime zgjedhore. Gjithashtu edhe Prokuroritë e Rretheve kanë të hapura disa çështje, por pritet të vijojnë në hetime të zgjatura pas procesit zgjedhor, duke ulur efektivitetin për parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimit./ Sebi Alla Faktoje.al

Lexo edhe:

SPAK, një flluskë elektorale

Etiketa: blerje votashdenoncimeKQZPDpoliciaprocedimespakzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Para
Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com