• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e Ramës, nga sindikata e krimit tek shoqata e delikuentëve

12:58 : 19/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ervin Salianji

Përpjekja e të lodhurit, të konsumuarit Rama për t’u dukur i ri është kaq artificiale sa nuk ngjit dot prej qeverisjes së gjatë e të mbrapshtë, prej dekompozimit që kutërbon skandal e pisllëk në çdo sektor.

Një trup qeveritar obez nga hajdutëria, majmur nga skandalet, infektuar nga lidhjet me krimin, kërkon të vendosë buzëkuq dhe pudër para 11 majit, me një listë fasadë emrash në funksion të trukut të autokratucit.

Me fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, në fakt Rama i jep një tjetër goditje rregullave të lojës, meritës, demokracisë e parlamentarizmit.

Ata nuk përfaqësojnë asgjë përpos nevojës ulëritëse të shefit të tyre për të mbajtur me çdo kusht karrigen më të korruptuar e më të inkriminuar në Europë e më gjërë.

Lexo edhe:

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

Duke ndihmuar në këtë qëllim, fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, bëhen bashkëpunëtorë në një qëllim të keq e kriminal.

E vetmja lodhje e mundim që këta rishtarë në listën e Ramës kanë patur, ka qënë se kush thur lavde më të forta për bosin e madh.

Dhe kjo nuk është një garë e lehtë, kur dimë se disa maja aty i kanë shënuar elisat me shokë, duke e cilësuar skenderbe, odise, markë ndërkombëtare, e plot lajthitje të
kësaj natyre.

Nga Lenka e kecave, tek Nazmia që dallon defektin e Rames qe ecen 10 hapa para, e tek shumë anonimë të tjerë, autokratuci ka gjetur garancinë e tufës që pertyp kollaj çdo idiotesi, e që s’duhet të ketë mendim.

Një produkt i neuroneve më djallëzore të shefit të madh, që kërkon qënie tabula-rasa, tek të cilët të klonojë adhurimin për veten e tij.

Me këto përzgjedhje, ai sërish ka bërë atë që në mënyrë të përsëritur bën. Ka fyer edhe një herë shoqërinë. Sipas tij, vajzat dhe djemtë, burrat e gratë në këtë vend qenkan servilë e të poshtëruar, derisa u përfaqësokan me këta që ai ka caktuar në listë.

Por e vërteta nuk është kjo.

E vetmja gjë nga e cila vuajnë të rinjtë e të reja, burrat e gratë e këtij vendi është pamundësia, mungesa e shpresës dhe e besimit, dhe rënia e standarteve në këto 12 vite të qeverisjes tënde. Renie e cilësisë së jetës deri në varfëri.

Nuk ka dyshim se listat janë ndoshta një moment argëtimi për autokratucin.

Ai degdis pa lajmëruar njerëz që kanë kontribute dhe janë përpjekur për atë parti, dhe nxjerr në krye kë të dëshirojë. Eshtë një nga trillet e tij për të demonstruar pushtetin absolut dhe tiraninë. Nuk ka më një Parti Socialiste, në fakt. Por një amalgamë si eksperimenti në atelienë private.

Këtë e dinë të gjithë tanimë. Truke të tilla nuk hyjnë më në punë. Por dhe ky buzëkuqi për të dielen e 11 majit, tenton gjithashtu të fshehë përpjekjet e errëta dhe të nëndheshme që ai sërish po bën e do të bëjë për të kapur, manipuluar, shantazhuar e blerë votën.

Sindikata e krimit dhe e bandave do të miklohet sërish. Administrata është nën terror. Pasanikët e tenderave të pisët me qese me euro vijnë vërdallë.

Po shqiptarët jam i bindur se e kanë kuptuar mirë që asnjë favor i shpejtë në këmbim të dhënies pushtet sërish për Edi Ramën, nuk ja vlen me dhimbjet e pasojat e rënda që sjell qeverisja e keqe. Kësaj të vërtete nuk ka çfarë i bën më autokratuci. Ai do të humbë me 11 Maj. Dhe është rasti tipik, kur humbësi, i humb të gjitha.

Imunitetin, pushtetin, lavdinë, venerimin. Do të shohë se si do të bëhen të gjitha pluhur në një ditë. Ai më shumë se askush tjetër ka punuar për këtë fund.

Etiketa: Edi RamaErvin Salianjikrimilistaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

14:19 : 02/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
Para

Apeli i GJKKO-së i heq dënimin me burg ish-kryebashkiakes së Libohovës

TË GJITHA

E papritur te Vllaznia, sulmuesi i projektuar titullar duket larg kuqebluve

15:49 : 02/07/2025

Futen ilegalisht, qeset e “ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

15:48 : 02/07/2025

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025

Frikë tek Interi për Dumfries, aktivizohet klauzola e largimit prej 30 milionë eurosh

15:35 : 02/07/2025

Theu xhamin e një banke në Prrenjas, arrestohet 50-vjeçari nga Puka

15:29 : 02/07/2025

Përmbysje pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit

15:28 : 02/07/2025

E FUNDIT – Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum”

15:25 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com