Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.