• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga palmat te pishat/ Tiranë-Durrës, rruga që tregon keqmenaxhim dhe shpërdorim

17:36 : 02/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës ka rikthyer vëmendjen mbi një nga shembujt më të qartë të keqmenaxhimit të fondeve publike. Me pisha që mbillen, zhvendosen e më pas zhduken, dhe palma që thahen brenda pak vitesh, historia e këtij segmenti rrugor shërben si një pasqyrë e qartë e projekteve infrastrukturore afatshkurtra.

Nga mbjellja e pemëve në 2018 deri te zhvendosja e tyre për një tjetër projekt më të ri, historia përsëritet me kosto të larta që rëndojnë mbi buxhetin publik.

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës ndërmori një projekt ambicioz për gjelbërimin e segmentit Kamëz-Kashar të autostradës, duke mbjellë 410 pisha dekorative të llojit “Pinus Pinea”. Kostoja totale e këtij projekti, sipas dokumenteve të bëra publike, arriti në 277,135,600 lekë pa TVSH, kontratë e lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë “Fusha” sh.p.k.

Për “Sinjalizo!”, Bashkia Tiranë thotë së ky çmim ka përfshirë të gjitha fazat e mbjelljes, nga sigurimi i bimësisë deri te vendosja e elementëve mbajtës dhe ujitja fillestare.

“Në lidhje me koston e mbjelljes së tyre sqarojmë se kontrata për mbjelljen e kësaj bimësie ka qënë e llojit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativ”, sipas së cilës, kostoja e një pishe përfshin koston e të gjithë proceseve të mbjelljes së saj që nga sigurimi i bimësisë, transporti, piketimi i vendit të mbjelljes, mbjellja, plehërimi, vendosja e elementëve mbajtës dhe ujitja e tyre në momentin e mbjelljes”, thotë Bashkia Tiranë.

Lexo edhe:

I moshuari gjendet i pajetë në banesë në Durrës, çfarë dyshohet

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

Megjithatë, pas vetëm shtatë vitesh, këto pisha u zhvendosën për shkak të projektit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e autostradës. Sipas Bashkisë së Tiranës, 346 pisha i “hapën rrugë” korsisë së re të autostradës, duke u zhvendosur në dy zona të tjera të kryeqytetit, por ka dhe nga ato të cilat janë “zhdukur” gjatë zhvendosjes.

Bashkia thotë se 246 pisha të llojit “Pinus Pinea” u rimbollën në pjesën perëndimore të Liqenit të Prushit, 120 copë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës dhe pjesa e mbetur mbeti në vend, pasi sipas tyre, nuk përbënte pengesë për punimet.

Pra, 246 copë në Liqenin e Prushit, 120 të Liqenin Artificial, në total 366, ndërsa Bashkia pretendon për 346 copë, 20 copë më pak.

Nga një verifikim në terren, “Sinjalizo!” zbuloi se jo të gjitha pemët që Bashkia pretendon se janë zhvendosur në zonat përkatëse, janë rimbjellë. Në Liqenin e Prushit mungojnë rreth 20 pemë pisha të llojit “Pinus Pinea”, ndërsa në Parkun e Madh të Liqenit Artificial mungojnë rreth 8 copë.

Kostoja totale e zhvendosjes së këtyre pemëve u raportua në vlerën 4,583,333.32 lekë, një shpenzim shtesë mbi buxhetin publik.

Nga palmat te pishat, një model investimesh e shpenzimesh afatshkurtra

Ky nuk është rasti i parë që autostrada Tiranë-Durrës është bërë pjesë e diskutimeve për investime afatshkurtra. Në vitin 2016, në të njëjtin segment u mbollën palma, një projekt që kushtoi 6 milionë euro dhe që rezultoi në një dështim total.

Palmave iu mungoi mirëmbajtja e duhur dhe ato u thanë pas pak vitesh, duke detyruar autoritetet të kalojnë në një tjetër projekt të gjelbërimit, këtë herë me pisha. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në atë kohë, evidentoi se shpenzimet për palmave ishin të pajustifikuara, duke theksuar mungesën e një plani afatgjatë për përdorimin e fondeve publike.

Ndërsa pishat u mbollën vetëm dy vjet pas heqjes së palmave, zgjerimi i rrugës ishte një projekt i miratuar që në vitin 2014, fakt i cili ngre pikëpyetje mbi arsyetimin pas mbjelljes së tyre fillestare.

“Sinjalizo!” iu drejtua dy bizneseve që tregtojnë bimë dekorative për të krahasuar kostot e raportuara nga institucionet me ato të tregut privat. Një prej përfaqësuesve tha se çmimi për një pishë “Pinus Pinea” me gjatësi rreth 180 centimetra dhe kurorë 100 centimetra, varionte në 3,500 lekë të reja.

Një tjetër tregoi se pishat me lartësi rreth 200 centimetra mund të kushtojnë deri në 10,000 lekë të reja. Sipas tyre, çmimi ndikohet nga gjerësia e trungut dhe fakti që këto janë produkte të importuara, gjë që i bën më të shtrenjta krahasuar me prodhimet vendase.

Këto të dhëna hedhin dritë mbi një tjetër aspekt të projekteve publike, disproporcioni mes kostove të raportuara dhe çmimeve të tregut.

Rasti i palmave dhe pishave përgjatë autostradës Tiranë-Durrës është shembulli i  qartë i një qasjeje ku nuk mendohet për efektivitetin e fondeve publike. Shifrat që pasqyrojnë mbjellje, heqje dhe zhvendosje të njëpasnjëshme nuk janë thjesht numra ato janë  ilustrim për mënyrën se si institucionet menaxhojnë burimet publike.

Në mungesë të një koordinimi të qartë dhe një vizioni, qytetarët janë ata që  paguajnë kostot, jo vetëm në lekë, por edhe në cilësinë e infrastrukturës dhe besimin te institucionet.

/ACQJ – Qëndra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Etiketa: autostradaDurresfondekeqmenaxhimpalmatpishatrrugashperdorimTiranezgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I moshuari gjendet i pajetë në banesë në Durrës, çfarë dyshohet

08:33 : 16/07/2025
AKTUALITET

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

20:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë

12:27 : 15/07/2025
AKTUALITET

“S’kishte oferta të përshtatshme”/ Anulohet tenderi 364 mln euro për autostradën Milot-Balldre

17:20 : 14/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

15:45 : 14/07/2025
Para

EMRAT/ Kush janë dy të shpallurit në kërkim për ngjarjen e Malësisë së Madhe

TË GJITHA

Zyrtare/ Flamurtari kryen lëvizjen e radhës, firmos me një qendërmbrojtës grek

19:47 : 16/07/2025

Vendimi/ Ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda, nëse rrezikohen për shkak të detyrës që kanë patur

19:44 : 16/07/2025

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025

Rikthim në Kategorinë e Parë, Burreli prezanton prurjen e re

19:35 : 16/07/2025
Foto Ilustruse: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

19:32 : 16/07/2025

Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

19:22 : 16/07/2025

SKANDALI/ Sokol Balla e bën Konispolin me “gjuhë greke”, provokim ndaj çamëve?

19:22 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com