Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë në Tiranë.
Meta tha se është kënaqësi që u adresohet shqiptarëve, ndërsa shpalosi programin e PL me 5 prioritet që do u shërbejnë qytetarëve.
Kreu i PL theksoi se më 11 maj qytetarët nëpërmjet votës do t’i japin fund bandës së “rilindjes”.
“Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm”, tha Meta.
Kreu i PL tha se do të zgjidhet si një ndër deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se e ka nisur fushatën e tij edhe nga qelia.
“Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama as Dumani dhe as McGonigalët. Unë e kam nisur fushatën time edhe këtu nga qelia numër 5. Dhe ju garanton se do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni”, tha Meta.
Gjithashtu Meta po ashtu deklaroi se kryeministri Edi Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në Gjykatën Kushtetuese. Ai shtoi se Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë.
“Çfarë mashtruesi! Air Albania është një dështim. Ka qytetarë që thonë se kjo kompani i ka lënë në mes të rrugës. Do të përmbysim modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin. Do ta ulim ndjeshëm edhe çmimin e naftës. Duhet ta përmbysim këtë regjim, që fëmijët tanë mos të kthehen në sllevër modernë në vendin e tyre. Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK, që mos ketë asnjë mendim pakice, duke u kthyer në Duman-republikë. Rama po bën maskaradë antikushtetuese. Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë”, tha Meta.