• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Makina luksoze nga ku dolën plumbat që vranë Lulzim Vishën u vodh në Elbasan! Pistat e hetimit

09:08 : 30/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë ende një emër për ekzekutimin mafioz që iu bë postierit në derën e shtëpisë së tij në Zall Mner.

Madje deri më tani, grupi hetimor nuk ka asnjë pistë të saktë, ndërkohë që vijojnë të gërmojnë në të shkuarën e viktimës për të mësuar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe personave që aktualisht janë të dyshuar. Por përveç një konflikti të shumë viteve më parë mes Lulzim Vishës, viktimës, dhe dy kushërinjve Lami, Ervis dhe Eduart Lami nuk ka asnjë të dhënë tjetër që i implikon të dy personat, banesat e të cilëve u bënë shënjestër e kontrolleve ë imtësishme disa orë pas krimit të rëndë.

Grupi hetimor që ka mundur të sigurojë dëshminë e njërit prej të dyshuarve, nuk është bindur ende të ngre akuzën e pjesëmarrjes në krim, ndërkohë që për Ervis Lamin, të riun problematik, faktohet që nuk ka qenë brenda territorit të Shqipërisë preh disa kohësh.

Megjithatë, emri i tij është futur në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, për shkak se në banesën e tij dhe të kushëririt të tij të vënë në pranga janë gjendur armë dhe municione. Edhe pse ende nuk ka dalë përgjigje për armën që u sekuestrua të shtëpitë e Lamëve, policia dhe grupi hetimor kërkojnë shkakun e ekzekutimit mafioz pikërisht te një konflikt që është dëshmuar nga dëshmitarë që i njohin të dyja palët.

Nga dëshmitë është mësuar se ka pasur një konflikt verbal kohë më parë, por asnjë nga familja e viktimës nuk është në gjendje të dëshmojë dyshimet mbi aktin e rëndë të vrasjes në derën e shtëpisë të njeriut të tyre. Policia më në fund ka hapur “letrat” e denoncimeve të mjeteve të vjedhura në vendin tonë dhe ka mësuar të vetmin fakt për atë ngjarje se makina që përdorën autorët në krim ishte vjedhur në Elbasan, pasi atje gjendej edhe denoncimi i pronarit të mjetit luksoz.

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

Hetime vijojnë

Sipas të dhënave hetimore, vëllai i viktimës, Besnik Visha, i cili është edhe personi “i përfshirë” si shkak i mundshëm për vrasjen e Lulzimit, ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me familjen me të cilën ka qenë në probleme hasmërie.

Po ashtu, mësohet se familjarët nuk kanë dhënë asnjë informacion për probleme apo konflikte, ndërkohë që i arrestuari Eduart Lami ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë lidhje me vrasjen e Vishës. Po ashtu, ai ka mohuar edhe konfliktin që ka pasur me ta, por grupi hetimor po vijon të kërkojë në këtë konflikt pikërisht motivin e ekzekutimit të pak ditëve më parë, që fillimisht u duk i lehtë për t’u zbardhur, por më pas dëshmoi se vrasja është bërë në mënyrë të organizuar dhe se autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë, as në vendin e ngjarjes dhe as në mjetin me anë të të cilit kanë kryer krimin.

Eduart Lami, që njihet edhe si kushëriri i Ervisit, vijon të jetë në arrest me burg për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që prokuroria nuk ka mundur të ngrejë asnjë akuzë tjetër për të. Madje, sipas të dhënave, as armën me silenciator, Eduarti nuk e ka pranuar të jetë e tija, ndërkohë që policia tha se janë sekuestruar edhe një thikë dhe një sëpatë, mjete që gjenden thuajse në çdo shtëpi. Tashmë mbetet të verifikohet më hollësisht objekti i konfliktit mes Lamëve dhe Vishajve për tokën që është bërë objekt sherri, që në fakt, sipas të dhënave rezulton e zgjidhur.

Etiketa: elbasanLulzim Vishamakina luksozepistat e hetimitplumbatpoliciaprokuroriaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

20:23 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

19:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje 9-vjeçarin duke drejtuar makinën i dehur, arrestohet 39-vjeçari

18:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Vlorë e Sarandë, ja kush janë 4 të arrestuarit

17:20 : 25/07/2025
AKTUALITET

Motra i mbyti babain me tel, vajza e madhe tregon si e mësoi ngjarjen

16:49 : 25/07/2025
AKTUALITET

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

15:56 : 25/07/2025
Para

Tragjedia ajrore në Uashington/ Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com