• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbeten me çelësa në duar/ Të pastrehët nga tërmeti s’futen dot në shtëpi

08:58 : 29/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dita e 23 korrikut 2024 ishte një ditë e lumtur për Ruzhdi Plakun, pensionistin nga Durrësi, i cili më në fund u bë me shtëpi të re, pas shembjes së pallatit të tij për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 20219.

“Bëmë takim në bashki dhe më dhanë çelësin për shtëpinë e re në pallatin e rindërtuar, nuk kishte më lumturi,” tha Plaku për BIRN.

Ai i mori çelësat bashkë me 134 familje të tjera nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirana Sako në banesat kolektive me numrat 1 dhe 3, në rrugën “Lura”, dhe numrat 15 dhe 23 në rrugën “Ahmet Dakli”, në lagjen me 17 të qytetit bregdetar. Por shtatë muaj më pas, këto familje ende nuk i kanë shijuar shtëpitë e reja.

“Çdo ditë shkoj dhe shikoj shtëpinë, por nuk po futem dot, sepse nuk ka përfunduar lidhja e ujit të pijshëm dhe sistemi i kanalizimeve,” tha Plaku i keqardhur.

Prej muajsh, ai dhe banorët e këtij kompleksi kanë ngritur shumë herë zërin që proceset e fundit që kanë të bëjnë me lidhjet e energjisë elektrike, vendosjen e sahatëve, ato të ujit të pijshëm dhe ujit komunal të përfundonin, por pa ndonjë rezultat.

Lexo edhe:

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

57 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

“Që nga korriku deri në dhjetor kemi bërë protesa, kemi shkuar në bashki çdo ditë, tek elektrike, tek ujësjellësi, por vetëm premtime. Një herë thoshin do bëhen sot lidhjet, një herë do bëhen nesër, por asgjë nuk po përfundon akoma”, shtoi pensionisti.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ky kompleks bashkë me 1 mijë banesa të tjera në zonën e Spitallës nuk ishin ende të banueshme, pasi ishin në pritje të kolaudimit. Bashkia nuk dha një afat për përfundimin e këtij procesi.

“Çelësat e banesave do të shpërndahen në momentin e dorëzimit të tyre nga zhvilluesi, në përfundim të kolaudimit të punimeve të ndërtimit”, tha bashkia në një përgjigje për BIRN.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë të Shqipëri. Pas tërmetit, qeveria hartoi “Programin e Rindërtimit” dhe pavarësisht kontradiktave dhe akuzave që kanë shoqëruar këtë të fundit, qindra apartamente u janë dorëzuar personave që mbetën të pastrehë. Por në mjaft raste, procedurat vijojnë të zvarriten dhe banorët edhe pasi kanë marrë çelësat, nuk mund të hynë në shtëpi.

Për shumë familje, situata është bërë prej kohësh e papërballueshme.

2500 familje të prekura nga tërmeti në Durrës u trajtuan për herë të fundit me bonus qiraje në mars të vitit 2023 dhe më pas nuk është bërë shpërndarje, pasi fondet nuk u vunë më në dispozicion nga qeveria.

Të lodhur nga pritja dhe në mungesë të marrjes së bonusit të qirasë, banorët po bëhen gati për t’u futur në shtëpitë e reja, pavarësisht se ato nuk janë përfunduar.

“Kam dy vite që paguaj vetë bonusin, kemi arritur në pikën që nuk mund të mbajmë më, mjaft të flenë në shtëpinë tonë,” tha Ruzhdi Plaku.

Skënder Pasha, një tjetër banor i kësaj lagje është futur në shtëpi dhe pse nuk ka ujë të pijshëm.

“Nuk mund të prisja më, që nga korriku që prit sot dhe prit nesër, shko sa në një zyrë, në tjetrën, nuk durohej më, kam ardhur në shtëpi prej disa ditësh dhe ujin e marr poshtë me bidona dhe ia hedh banjës”, tha burri për BIRN, ndërsa transporton një bidon ujë me biçikletë.

Një situatë e ngjashme është edhe për ata që presin të futen në shtëpi të reja në lagjen “Rilindja” në Spitallë. Në këtë lagje u ndërtuan me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed 996 apartamente, por edhe këto mbeten në pritje të kolaudimit.

Më 29 gusht të vitit 2024, Bashkia e Durrësit zhvilloi shorteun e parë me shpërndarjen e 196 apartamenteve të para në këtë lagje, por ndonëse kanë kaluar gjashtë muaj nga ky proces, banorët nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre.

“Vijmë e shohim që kompleksi ka përfunduar, shtëpia na është dhënë, por nuk po futemi dot brenda që nga gushti,” tha një banor në kushtet e anonimatit.

Në këtë lagje të rindërtuar e gjitha nga e para do të vendoden familjet, që deri para tërmetit banonin në pallatet apo banesat individuale, për të cilat Komisioni Shtetëror i Rindërtimit nuk dha aprovimin për t’u rindërtuar në të njëjtin truall.

Shumë nga familjet që banonin në disa pallate në lagjen 5, afër qendrës së Durrësit kanë zhvilluar disa protesta duke shprehur kundërshtinë e tyre për t’u vendosur në zonën e Spitallës.

Por pasi askush nuk i mori parasysh kërkesat e tyre, ata duket se i’u dorëzuan fatit dhe mbeten në pritje për t’u futur në shtëpitë e reja.

“Mirë që na degdisën deri në Spitallë, kur jetonim më parë në mes të Durrësit, por as në atë shtëpi atje nuk po futemi. Na rroftë shorteu që u bë që në verë,” tha banori./ BIRN

Pensionisti Ruzhdi Plaku pret prej muajsh që të hyjë në shtëpinë e tij
Skënder Pashës iu sos durimi dhe hyri në apartamentin e ri, pavarësisht mungesës së ujit
Etiketa: apartamentebanorëcelesashtepitermetiTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

09:02 : 27/07/2026
AKTUALITET

57 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

19:30 : 26/07/2026
AKTUALITET

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

08:12 : 26/07/2026
AKTUALITET

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

09:54 : 25/07/2026
AKTUALITET

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026
AKTUALITET

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

12:22 : 24/07/2026
Para

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Ja çfarë po përgatit BE

TË GJITHA

Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ Berisha: Jemi pro, por nuk e votojmë!

11:10 : 27/07/2026

Nga fejesa te tragjedia me tre viktima, rrëfimi i plotë Rozalindës për orët e tmerrit

11:04 : 27/07/2026

Tensione në Kuvend për huanë 302 mln dollarë/ PD bllokon foltoren! Shtyhet seanca

11:01 : 27/07/2026

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

10:53 : 27/07/2026

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve, teksa familjet konsumojnë më shumë

10:50 : 27/07/2026

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026

“Po merren zvarrë protestuesit për ju”/ Shehaj-socialistëve: “Blindoheni” këtu sepse keni frikë!

10:39 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş