• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, RAJONI

Pas anketimit të 2,000 të rriturve në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, Spanja rezultoi zgjedhja kryesore për personat që po mendojnë të shpërngulen dhe të nisin një jetë të re në një vend tjetër.

Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar presin që, në një moment të së ardhmes, të jetojnë në një vend tjetër, zbuloi një sondazh i ri.

Sondazhi, i kryer në emër të kompanisë së sigurimeve digjitale Feather, tregoi se kriza e kostos së jetesës është arsyeja kryesore që i shtyn njerëzit të mendojnë për një jetë jashtë vendit. Kjo arsye u përmend nga 53 për qind e britanikëve, 48 për qind e francezëve, 43 për qind e gjermanëve dhe 32 për qind e italianëve.

Vetëm një në dhjetë europianë në secilin prej tregjeve të përfshira në sondazh — ku u pyetën nga 500 të rritur në çdo vend — deklaroi se nuk do të shpërngulej kurrsesi jashtë vendit.

Edhe pse destinacioni më i preferuar ndryshon nga njëri vend në tjetrin, Spanja del qartësisht fituese.

Lexo edhe:

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Si britanikët, ashtu edhe italianët e renditën Spanjën si zgjedhjen e tyre të preferuar, përkatësisht me 24 për qind dhe 20 për qind. Ndërkohë, vendi u rendit i dyti në Francë dhe Gjermani, ku 16 për qind dhe 12 për qind e të anketuarve e përmendën si zgjedhjen kryesore.

Për francezët, Kanadaja ishte zgjedhja numër një, me 17 për qind që thanë se do të dëshironin të jetonin atje në të ardhmen. Pas saj renditej Italia, e përzgjedhur nga 14 për qind e të anketuarve.

Gjermanët nuk duket se duan të largohen shumë nga vendi i tyre. Rreth 17 për qind zgjodhën Austrinë, ndërsa Spanja dhe Zvicra u renditën më pas, me nga 12 për qind secila.

Britanikët, nga ana tjetër, janë plotësisht të gatshëm të shpërngulen në destinacione të largëta: 19 për qind zgjodhën Australinë, 15 për qind Kanadanë dhe 10 për qind Zelandën e Re.

Megjithëse Dubai përmendet shpesh si një destinacion i preferuar për emigrantët, vetëm 3 për qind e britanikëve thanë se po e konsideronin atë. Megjithatë, sondazhi u zhvillua në fund të qershorit, ndaj përgjigjet pa dyshim janë ndikuar nga sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajve të fundit.

Rritja e “semi-pat*”-it

Gjatë shqyrtimit të së ardhmes së emigrantëve, Feather bisedoi gjithashtu me eksperten e udhëtimeve Holly Rubenstein.

Prezantuesja e podkastit The Travel Diaries vëren se modeli tradicional i jetës së emigrantit, ku zgjidhet një vend i vetëm dhe ndërtohet një jetë atje, po humbet popullaritetin.

“Modeli i ri është shumë më fleksibël: kalon gjashtë muaj diku, punon në distancë, provon një mënyrë jetese dhe krijon lidhje në disa vende,” thotë ajo.

“Gjenerata Alfa do të rritet duke e konsideruar komunikimin në distancë si diçka normale. Për ta, karriera, miqësitë dhe identiteti nuk do të jenë të lidhura vetëm me një vend.”/ Euronews

*emigrant i përkohshëm. “Semi-pat” është një term i ri, joformal, i krijuar nga bashkimi i semi dhe expat. Do të thotë një person që nuk shpërngulet përgjithmonë në një vend tjetër, por jeton atje për disa muaj, punon në distancë dhe më pas lëviz sërish./ Monitor

Etiketa: emigrimEuropianshpernguljeshtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
BOTA

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania

09:48 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

09:31 : 04/07/2026
AKTUALITET

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë

08:15 : 20/06/2026
Para

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

TË GJITHA

Rëndohet bilanci! U plagos nga ish-dhëndri, ndërron jetë në spital Bejlere Plaka

19:34 : 24/07/2026

Ish-kryepolici: Rama po humbet “lojën e shahut”, protestuesit po fitojnë terren

19:31 : 24/07/2026

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

19:20 : 24/07/2026

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, mbi 100 mijë shkarkime elektrike në Athinë

19:17 : 24/07/2026

Nëna e të riut me autizëm kthehet në simbol pas përballjes me gazin lotsjellës në protestë

19:12 : 24/07/2026

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

18:56 : 24/07/2026

“Po ktheheshim nga terapia”/ U sulmuan nga policia, nëna e djalit me spektër autik – Ramës: Mos hy në gjynah

18:45 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetganobetjojobetbetciojojobetgrandpashabetcasibom