• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Vlera e këtij rrëfimi të ri qe tek dëshmia mbi jetën private të Ramës, veset, tekat, kapriçot e drejtuesit të plotfuqishëm të vendit

11:48 : 28/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Sa herë që Arben Ahmetaj i dhuron episodin e radhës Çim Pekës në debatin publik ngre kokë një dilemë: A tha diçka të re? A nxori fakte? Ai i provon dot akuzat që bëri?

Këtë herë mesazhet që erdhën nga Zvicra nuk kishin të bënin me korupsionin tashmë të stërditur. As me mënyrën se si jepen tenderat e rugëve, sesi abuzohet me paratë e AKSH-it, se si u ndërtua EcoParku, apo se ku shkuan paratë e tunelit të Llogarasë.

Për to, të gjithë ata që reken të relativizojnë një evenimet mediatik mund të vijojnë të thonë: po këto ne i dinim. E njëjta logjikë vlen edhe për akuzat diskredituese, për dy standartet e SPAK-ut, apo për lidhjet e pushtetit rilindas me ergysërinë e botës së krimit.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

E reja këtë radhë është tjetër. Jo tek denoncimi për mëkatet e qeverisjes, por si rrëfim i bashkëpunëtorit që i ka ndenjur më pranë se kushdo, atij që po përshkruan sot. Vlera e saj nuk qëndron thjeshtë tek vizatimi i portretit të politikanit Rama, por, në të kundërt, tek dëshmia mbi jetën private, veset, tekat, kapriçot drejtuesit të plotfuqishëm të vendit.

Ish numri dy i qeverisë nuk tregoi thjeshtë për “krimet” e kryeministrit, por për shtrëmbimin karakterial që atij i kanë bërë gati një çerekshekulli pushtet. Arben Ahmetaj këtë radhë foli për jetesën prej sheiku në të cilën është zhytur Edi Rama. Ai na rrëfeu për drekat që shtrohen në dhomën e luleve, mjedisin e ngrënies në kryeministri, ngjitur me zyrën e tij, ku hapen shishe verërash që kushtojnë 33 mijë euro. Ai na tregoi për vanitetin e udhëtimeve me çarter, ato për të cilat nuk u la kurrë të ngrihej një komision hetimor, vlera e të cilave, sipas llogarive të bëra nga burime të pavarura, është e barabartë me shifrën e humbjeve që po e shpien drejt falimentimit kompaninë Air Albania. Ai përmendi me emër qëndrën lukzose të detoksit në Bolzano, ku një javë qëndrim e çiftit Rama, e paguar nga një biznesmen përfitues lejesh ndërtimi në Tiranë, ka kushtuar 20 mijë euro. Ai foli për biletat e ndeshjes së basketbollit në NBA, dhuratë nga “njërëz të panjohur”, që ligji shqiptar e kërkon të deklarohen, që e kalojnë shifrën e 22 mijë dollarëve.

Pikërisht kjo zhytje mes luksit, kjo përhumbje e sensit të realitetit, këto vese që burojnë nga mungesa e llogaridhënies dhe mbretërimi në një sistem pa konroll dhe pa balancë, ishin risia e episodit të tretë të serialit Ahmetaj.

Sado paradoksale që të duket, rrëfime të tilla të bëjnë të mendosh se ndoshta qe më mirë që autori i tyre arriti ti shmangej drejtësisë dhe ti shpëtonte kthetrave të SPAK-ut, të cilat çuditërisht, nuk kanë pasur forcë të bëjnë të flasë kundër “shefit”, askënd nga ata që kanë arritur të plasin brenda. Arben Ahmetaj vendosi të arratisej, duke kryer atë që ndoshta s’do kishte pasur mundësi ta realizonte në qelitë ku po rezulton e ndaluar të bësh të penduarin.

Natyrisht edhe pas shpalosjes së kësaj tabloje do të ketë nga ata që do të thonë se nuk u bindën me fakte për përmasat përrallore të jetës së atij që vazhdojnë të votojnë. Do gjenden midis tyre që do këmbëngulin se nuk kanë parë asnjë foto të Ramës në Palazzo di Merano, se nuk ka asnjë provë për tapën e hapur të Romanée Conti në dhomën e luleve, se askush nuk ka nxjerrë ndonjë faturë fluturimi një orësh me vlerë 15 mijë euro.

Por edhe për verbërinë apo cinizmin e tyre ekziston një përgjigje. Sepse ato mbështeten mbi një premisë të bazike. Në atë që Arben Ahmetaj s’duhet besuar, pasi është një gënjeshtar patologjik. Një i sëmurë, që ndjenja e urrejtjes apo yshtja e hakmarrjes, e bën të vizatojë një realitet monstruoz. Një mashtrues ordiner që nuk trillon vetëm për tenderat, koncesionet dhe lidhjet me krimin, por që qenkesh aq meskin, sa të fantazojë edhe për detaje të imta të jetës së përditshme.

Në fakt, kjo alibi ka një problem. Sepse Ahmetaj ka qenë një nga anëtarët më jetëgjatë të qeverisjes Rama. Ai ka mbajtur portofolet e ekonomisë dhe financave. Ai është ulur për plot tetë vite në tryezën e Këshillit të Ministrave. Edhe pas një shkarkimi të shkurtër Rama e thirri sërish në qeveri, për të menaxhuar krizën e tërmetit dhe më pas atë të vaksinave. Pas zgjedhjeve të fundit e gradoi zv/kryeministër.Pra, edhe nëse ai paskësh qenë trilluesi patologjik dhe fantazisti i sëmurë, a nuk mbakërka përgjegjësi lideri që i ka servirur shqiptarëve një njeri të tillë, si personazh kyç të mbretërimit të vet?

Në këtë pikë, është vërtet vështirë të zgjedhësh, nëse i duhet besuar më mirë versionit të një kryeministri të cilin pushteti i gjatë e ka zhgryer në vese, apo, në të kundërt, atij se ai na ka vënë mbi kokë qeveritarë të ngjashëm me versionin e Ahmetajt që kërkon të na shesë sot.
Për Edi Ramën të dyja këto hipoteza janë po aq diskredituese, sa edhe demaskuese. Ndërsa për ata që përpiqen të kuptojnë, pandehma e një autokrati të cilin vaniteti e ka zhytur në lluks, ka më tepër gjasë të jetë e besueshme. Prandaj në portretin risi që skicoi për publikun, duket sikur Ahmetaj ka të drejtë, qoftë edhe nëse vetë po e bën këtë, me ndjenjën e atij që i duket sikur u përjashtua nga kjo lloj jete, në mënyrë të padrejtë./Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatiarben ahmetajbelinda ballukuEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
Para

Aksident me vdekje në Shkodër/ EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com