• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 23 mln euro i tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Sonila Qaton

11:25 : 21/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për zyrtarët që janë marrë të pandehur për abuzimin me tenderin me vlerë 23 milionë euro për tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, pikërisht për procedurën e prokurimit për ndërtimin e Loti 7.

Një prej të pandehurve është edhe ish-ministrja Sonila Qato, e cila kërkohet të shpallet fajtore për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj ka kërkuar dënimin e Sonila Qatos me 1 vit burgim, si dhe dënim plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

1 vit burgim kërkohet edhe për ish-zëvëndësen e Qatos, Elona Gogo, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, teksa ka qenë kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Ndërtimi i Lotit 7 i aksit rrugor “Kardhiq-Delvinë”, i tenderuar në vitin 2019, u konsiderua ndër më sfiduesit në të gjithë këtë investim publik. Në këtë pjesë përfshihej vepra më e rëndësishme, ndërtimi i tunelit të Skarficës, me gjatësi rreth 1.3 kilometra. Por, tenderi zbuloi se problemi më i madh nuk ishte tuneli, por procedurat e prokurimit me vlerë rreth 23 milionë euro.

Lexo edhe:

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet në Prokurori, teksa hetimet filluan pasi një nga kompanitë, më konkretisht kompania “Gjoka Constration” që garoi për të fituar tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë, pretendonte se u skualifikua padrejtësisht nga gara.

Hetimet e SPAK provuan se Sonila Qato, Elona Gogo e zyrtarë të tjerë të ARRSH-së kishin favorizuar dukshëm bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, ARRSH në kohën që drejtohej nga Sonila Qato ka skualifikuar nga gara 6 kompani mes të cilave edhe atë të “Gjoka Construcsion” edhe pse i plotësonte të gjitha kriterët. Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro.

Veprimet e mëtejshme proceduriale provuan se, jo vetëm titullarët e ARRSH-së kishin kryer veprime të kundërligjshme, por edhe kompanitë fituese ishin përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentash dhe krijimin e situatave fiktive, me qëllim fitimin e tenderit 23 milionë euro.

Në qendër të kësaj skeme falsifikimi është kompania “Vëllezërit Hysa”. Nga hetimet u provua se shoqëria “Sulova Ndërtim” nuk ishte gjë tjetër veçse një krijesë e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” e cila përdorej nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo në emrin e saj por në emër të shoqërisë ‘Sulova Ndërtim Prodhim’”

Shoqëria “Vëllezërit Hysa” me seli në Elbasan nuk rezultonte formalisht pjesëmarrëse në tender, por hetimet krijuan dyshime të forta se shoqëria që kontrollohet nga Agron Hysa kishte lëvizur të gjithë fijet në prapaskenë. Shoqëria “Sulova Ndërtim-Prodhim” është regjistruar në vitin 2014 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ajo është pronësi formale të Elton Musta, ndërkohë që ky i fundit ishte i punësuar tek “Vëllezërit Hysa”.

Pretenca për zyrtarët e tjerë

Për Simon Prendin kërkohet shpallja fajtor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe dënimin e tij me 2 vite burgim si dhe dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Për të pandehurin tjetër Erdit Salillari, kërkohet shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim, si dhe dënim plotësues heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Ndërsa për Admir Pahumin kërkohet shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim, si dhe dënim plotësues heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh.

Për Nikollaq Mihall kërkohet shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe dënimin e tij me 8 muaj burgim, si dhe dënim plotësues heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh.

Për Miranda Shkurtin kërohet shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe dënimin e tij me 8 muaj burgim, si dhe dënim plotësues heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh. Por për të, prokurori Elvin Gjokaj ka kërkuar që dënimi me burg t’i konvertohet në shërbim prove në një afat prej 16 muajsh.

Për Arbër Troka kërohet shpallja fajtor për kryerjen e për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vite burgim si dhe dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Për Almir Hoxhaj kërohet shpallja fajtor për kryerjen e për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vite burgim si dhe dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Për Arjana Hasanin kërohet shpallja fajtor për kryerjen e për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vite burgim si dhe dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Por për të, prokurori Elvin Gjokaj ka kërkuar që dënimi me burg t’i konvertohet në shërbim prove në një afat prej 4 vitesh.

Mbrojtja do të zhvillohet më 5 shkurt, në orën 14:00, ku më pas gjykata do të shpallë vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

Tender fiktiv/ Agroni i “Vëllezërit Hysa” gjeti nënkotraktorët për Tunelin e Skarficës

Etiketa: delvineElona GogokardhiqpretencaSonila Qatospaktenderituneli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
Para

Shisnin lëndë narkotike në Tiranë, 1 në pranga dhe 1 në kërkim. E pëson edhe klienti turk/ EMRAT

TË GJITHA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com