• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qarku i Bajrave”/ Rama pritet të kandidojë si deputet në Shkodër më 11 Maj

18:21 : 30/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kandidimi i Edi Ramës si deputet në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, duket është më shumë se sa një ide.

Gjatë konferencës së fundvitit  me gazetarët, Rama kur u pyet se në cilin qark do të kandidojë në zgjedhje u përgjigj se kishte një thirrje gjaku që të kandidonte në Shkodër, duke përforcuar zërat që qarkullojnë prej kohësh.

“S’kanë asnjë relevancë këto. Unë jam praktikisht deputet i gjithë Shqipërisë, në një kuptim, kështu që kush zgjedh PS zgjedh edhe emrin tim aty në një kuptim. Kështu që detyrimi është për të gjithë, pastaj në Vlorë, edhe në Durrës, është shtuar edhe thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di. Sinqerisht nuk e di.”, deklaroi Rama.

E duket se Rama ka kohë që e ka vendosur se do të kandidojë në Shkodër, pavarësisht se nuk e ka deklaruar zyrtarisht,

Që në datën 8 shtator, Top Channel ka publikuar një lajm duke iu referuar gazetarit pranë Qeverisë, Muhamed Veliu se ky i fundit kishte mësuar se vetë Rama mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh kishte shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.

Lexo edhe:

Shkodër/ Gjenden mbi 16 mijë rrënjë kanabis dhe 320 kg në proces tharje! Asnjë i arrestuar

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen gjashtë gëzhoja

Ndërkohë, një ditë më pas, më 9 shtator, ishte analisti pranë Ramës, Lorenc Vangjeli, i cili gjatë një emisioni televiziv deklaroi se e shihte kryeministrin si kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës, e duket se kjo nuk ishte as një dëshirë dhe as ide e tij.

“Shkodra ka qenë basti i madh i tij. Shkodra ka qenë si një grua për të dyja palët. PD-ja e mendonte si një grua që e kishte në shtrat dhe çfarë do që t’i bënte, ta dhunonte, ta mbante mbyllur, ajo nuk do të largohej nga shtëpia. Ndërkohë, PS-ja e shihte si një bukuroshe, tek e cila nuk kishte asnjë shans. Megjithatë, iu afrua, e mori. Nëse Rama do të kishte mundësi, do ta merrte në krah Lungomaren e Vlorës dhe do ta çonte në Shkodër. Do të thoshte: Erdha dhe ua solla. E shoh Ramën në Shkodër, pasi është një nga qarqet që përcakton ngjyrën e qeverisjes. Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, kushtëzojnë edhe ngjyrën e qeverisjes. Sa kohë që Rama thotë, unë do të hidhem në këtë lumë dhe të gjithë të tjerët do të hidhen pas meje.”, tha Vangjeli.

Qarku i Shkodrës është konsideruar gjithmonë si një bastion i Partisë Demokratike, por vitet e fundit duket se situta ka ndryshuar për një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe ndikimin e krimit.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PD arriti të merrte 5 mandate, teksa 3 mandate shkuan për PS-në, 2 për PSD-në e Tom Doshit dhe 1 për ish LSI-në.

Ndërkohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Partia Socialiste fitoi për herë të parë Bashkinë e Shkodrës me Benet Becin, teksa opozita akuzoi për blerje votash dhe shantazhe ndaj votuesve. Para zgjedhjeve lokale, Rama mori në “strehën” e tij edhe deputetin e LSI-së, biznesmenin Agron Çela,

Shkodrës në vitet e fundit është konsideruar si një qytet që sundohet nga grupi kriminal i “Bajrave”, të cilët njihet për mbështetjen që kanë nga socialistët, teksa PD ka publikuar pamjet se si ata ditën e zgjedhjeve qarkullonin me makina të blinduara.

E duket se fuqizimi i Bajrave dhe i Tom Doshit në vitet e fundit në Shkodlër duket se kanë sjellë një rënie të elektoratit të PD-së dhe shtimit të votave për Qeverinë socialiste.

E nëse kandidon në Shkodër, duket se Rama do të përdorë çdo mjet dhe mënyrë për të rritur votat, duke përdorur edhe “aleancën e qelbësirave” të ashtuquajtur nlë vitin 2013, e cila dukej se ishte një alenacë me krimin.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse socialistët pasi “thyen” mitin për Bashkinë, do arrijnë t’a mundin PD-në edhe më numër deputesh në Shkodër me vetë Edi Ramën në krye.

/Boldnews.al

Etiketa: BajratdeputetEdi RamakandidatkrimiShkoderZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkodër/ Gjenden mbi 16 mijë rrënjë kanabis dhe 320 kg në proces tharje! Asnjë i arrestuar

11:02 : 03/08/2025
AKTUALITET

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen gjashtë gëzhoja

10:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

20:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Vokshi: Manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

18:24 : 02/08/2025
Para

Një 27-vjeçar vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri në Tropojë

TË GJITHA

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025

VIDEO/ Ish-futbollist, ja kush është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë (EMRI)

13:38 : 03/08/2025

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025

EMRI/ Plagosja me thikë në Vlorë, policia arreston 32-vjeçarin

13:14 : 03/08/2025

Për herë të parë pas 500 vjetësh, shpërthen vullkani në lindje të Rusisë

13:00 : 03/08/2025

Klos/ Zjarri në malin e Allushit del jashtë kontrollit, flakët po përhapen me shpejtësi

12:57 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com