• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku Kosovë-Shqipëri/ Armët vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Ferizaj, shkëmbeheshin me kokainë

09:43 : 13/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Ndalimi i 4 personave në maj të këtij viti që në çantë iu gjetën 10 pistoleta solli fillimin e një bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Ora News, në procedimet e përbashkëta mes dy vendeve është provuar shitja e armëve të zjarrit ku janë përdorur dhe agjentë të infiltruar.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarëve në muajin maj të këtij viti dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia dhe Serbia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri.

Trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të dielë për kalimin në kufirin e Morinës, pasi sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve makinat nuk kontrollohen në doganat respektive dhe kjo ishte në favor të trafikatëve.

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

Shpeshherë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo me para, por edhe me kokainë. Këtu futet roli i 20-vjeçarit, Euxhenjo Manushit i arrestuar pak ditë më parë në një operacion antidrogë, ku u kap me 1 kg kokainë. Sipas policisë ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë.

Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës më lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjell armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se Valter Osmani dyshohet se është njeriu “kyç” që organizonte trafikimin dhe tregtinë e armëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Ky aktivitet është shtrirë në një periudhë kohe prej gati dy vjeçare, por prokuroria e Tiranës, ka mundur të dokumentojë ligjërisht vetëm 6 raste.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit të përbashkët mes autorieteve në Shqipëri dhe Kosovë u lëshuan 14 urdhër-arreste në total, 6 prej të cilëve në Shqipëri dhe 8 në Kosovë.

Hetimet për grupin në fjalë kanë nisur që prej 24 Majit të këtij vitit, ku u arrestuan në terminalin e autobusave në Tiranës, 4 të rinjtë nga Kosova, Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. Ata kishin transportuar me autobus nga Kosova një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Mbrëmjen e 10 Dhjetorit, autoritetet policore në Kosovë kanë ushtruar kontrolle në Ferizaj dhe Prishtinë, ku kanë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje të tjera TIK. Si rezultat i operacionit të mbrëmjes së 10 Dhjetorit, në Kosovë janë arrestuar dhe 8 shtetasit me inicialet Valter Osmani, K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D. dhe B.A.

Ndërkohë, në Shqipëri operacioni është ezkekutuar mbrëmjen e 11 Dhjetorit, ku janë ushtruar kontrolle në 7 banesa, si dhe janë ekzektuar urdhër-arrestet për 6 personat e përfshirë në grup. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë janë sekuestruar 22 armë zjarri “Zoraki”, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme.

6 të arrestuarit në Shqipëri gjatë operacionit të përbashkët me Kosovën:

Euxhenjo Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç

Etiketa: armetAurel ManrekaEndri PapaEuxhenjo ManushiferizajKleo MuçalliukokainekosoveShqiperitrafikuturqiaValter Osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
Para

E moshuara gjendet e vdekur brenda banesës në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com