• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Becchetti mori 110 mln euro, PS e quan “shpifje”/ Rrëzohet interpelanca e kërkuar nga PD

10:40 : 12/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dy seanca me radhë plenare, kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të vijë në Kuvend për interpelancën e kërkuar nga PD në lidhje me arbitrazhin e fituar nga biznesmeni italian Francesco Becchettin kundrejt shtetit shqiptar, në shumën prej 110 milion euro.

Interpelanca u kërkua, pasi Eurocontrol njoftoi zyrtarisht Qeverinë shqiptare se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

Në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit që të ndërpresë seancën dhe të detyrojë kryeministri Edi Rama të vijë.

Seancën e kaluar Spiropali u përgjigj se kryeministri e kishte axhendën shumë të ngjeshur dhe e kishte të pamundur t’i përgjigjej pyetjeve atë ditë. Duket se ky ishte vetëm një justifikim, pasi ditën e sotme socialistët e kanë rrëzuar kërkesën për interpelancë, duke i konsideruar si shpifje, edhe pse 110 milion eurot e Albcontrol, tashmë ndodhen në llogarinë e përmbaruesit të biznesmenit italian.

Bardhi: Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.

Lexo edhe:

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.

Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.

Bardhit iu përgjigj ministri i Shtetit, Taulant Balla, i cili tha se ato janë shpifje dhe lajme të rreme dhe se kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje.

Balla: Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s’janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur.

Gjithashtu, edhe Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë.

Spiropali: Duhet të bazohet në të vërteta në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetar i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit. Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik.

Por, më pas Gazment Bardhi nxorri në Kuvend vendimin e Gjykatës belge dhe deklaroi se ato para mazhoranca nuk i ka dhënë vullnetarisht, por janë detyruar për t’i dhënë dhe sot ato para ndodhen në llogarinë e përmbaruesit.

Bardhi: Që nuk do zhvillohet interpelanca me kryeministrin e dija që kur shkruajti Edi Rama në Twitter dhe që ju e keni si Kushtetutë. Ky është fati jot më i keq, ligj keni autoritetin e Ramës. Nuk të kërkoj dot të nxjerrësh frikën e Ramës. Le të rrijë i strukur, po shpjegoj që jo vetëm kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta që kryeministri ja fsheh. Do e ndaj me mediat, vendimin e formës së prerë të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 mln euro. Nuk ka asnjë dokument të shtetit shqiptar sepse nuk keni bërë ekzekutim vullnetar. Jeni tek faza e ekzekutimit të detyrueshëm. Po bëni planin e shpërndarjes, po fryni xhepat me 110 mln euro, për shkak të shkeljes. Nëse ai është mafioz nuk do duhet të marrë asnjë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të paaftësisë dhe veprimeve kriminale, Veliaj, një mafioz siç ju e quani ka fryrë xhepat me paratë e gjakut dhe djersës së qytetarëve shqiptar. Kryeministri duhet të sqarojë. Nuk ekziston asnjë dokument thotë, ai i ka marrë. 110 mln  euro të shtetit ndodhen në llogari bankar të përmbaruesit gjyqësor. Mos më thoni nuk ka fakte dhe prova. Këtë nuk e ka shkruar Rama në tuiter. I thoshte prokurorisë së posaçme, nuk jam unë  aty, tha do vij por kur të mbyllen hetimet për Olsin. Boll gënjyet opinionin publik, thoni i humbëm 130 mln euro, këto po shkojnë në xhepat e një individi. Thojini se për shkak të përgjegjësisë direkte, Rama është fshehur, që nga mëngjesi deri në darkë sheh ëndrra me Xibrakën.

Kujtojmë se nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, ICSID ka konstatuar se si rezultat i veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaci, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si Enkelejd Joti, Skerdi Drenova apo Gentian Sala, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht. Më konkretisht, bëhet fjalë për mbylljen e televizionit Agon Channel.

 

Etiketa: Edi RamaElisa SpiropaliFrancesco Becchettigazment bardhiinterpelancaTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom