Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve rreth debatit që ishte zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Më konkretisht, “gjyqit” që një grup deputetësh të PS-së me në krye Belinda Ballukun, i kishin bërë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, pa praninë e kësaj të fundit. Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizon opozitën në Kuvend, duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores, madje sipas saj, kryeparlamentarja është nën presion dhe shantazh nga Gazment Bardhit.
Nga debati i publikuar në media, Braçe ishte rreshtuar krah Belinda Ballukut bashkë me Taulant Ballën dhe Blendi Klosin në goditjen ndaj Elisa Spiropalit.
Por, rrjedhja në media e këtij sherri brenda PS-së ka acaruar Erion Braçen, i cili mëngjesin e sotëm ka dërguar një mesazh të gjatë, të cilin ia drejton “spiunit”, i cili sipas deputetit socialist është “një” dhe këtë punë e ka bërë prej vitesh.
Në mesazhin e siguruar nga mediat, Braçe shkruan se asnjëherë nuk ka ndodhur që ai të ketë tradhtuar shokët e tij, dhe thotë gjithmonë atë që mendon, pa asnjë rezervë. Ai i drejtohet më tej “spiunit” se nuk ka patur qëllim t’i zerë karrigen Spiropalit, por ka qenë i shqetësuar për situatën ku është katandisur Kuvendi.
Braçe ka nisur ofendime drejt personi që sipas tij nxjerr zbuluar diskutimet në PS dhe thekson se po mëson pikërisht efektet e kësaj poshtërsie, që sipas tij ndodh gjithmonë. Ai nuk lë pa ofenduar as mediat, duke i etiketuar si hapësira plehrash.
Mesazhi i Erion Braçes:
Miremengjes shoke!
Doja tu shkruaja qe mbreme vone, por me mire sot heret ne mengjes;
Kemi pune sot!
Nga 1996ta e ketej, ne Parti e Kuvend, nje gje me ka acaruar pafund- te nxjerr ne media, cfare thuhet ne mbledhjet tona; nje gje ja kam imponuar vetes me force- te mos TRADHETOJ SHOKET E MI!; vecanerisht ne keto hapesira plehrash! Nuk ka ndodhur kurre, qofte edhe nje here te vetme nga une kjo gje.
Dua te ma beni hallall qe po i lexoni te gjithe keto fjale- dy here, te enjten qe shkoi dhe sot, tani; eshte vec nje njeri ne kete grup qe e ka mundesine e ligesine ta bej kete, askush tjeter nder ju!
Keshtu qe po drejtohem ne njejes dhe po sqaroj se helbete, mund te mos kete qene ne mbledhje (mungonin shume dje);
1. Une nuk vi ne mbledhje grupi i rakorduar me secilin nder shoke apo edhe me nje, dy, disa prej tyre; sic ti e ke vene re me ne fund, une them vec ate qe mendoj vete, ashtu sic e mendoj e pa asnje rezerve; po edhe sikur te bashkepunoj me nje, dy, disa kolege, gjithe grupin, mire do kisha bere se gjithe ckam thene e propozuar ne grup e parlament, ka qene ne te mire te Njerezve e prej Tyre ne te mire te Partise Socialiste, asnjehere ne te miren time personale;
2. Dje, por mbi te gjitha te enjten qe shkoi, kete te enjte doemos, ishte, eshte Seanca e Kuvendit, mbarevajtja e saj ne permbushje te angazhimeve politike dhe ne raport me njerezit, pra ligji per anullimin e gjobave, qe nuk eshte interesimi im personal as i cdo kolegu individual; NJEREZIT; qellim qe degradoi ne nje sulm ordiner, per me shume se 1 ore e 30 minuta, pa asnje baze ne rregullore e i toleruar per shume shume gjate nga kryetarja e Kuvendit;
Une nuk mendoj qe kryetarja e Kuvendit te te besoj ty-dmth ty qe e ke treguar sec u be ne mbledhje dje, se gjithe ca kam thene dje ishte sulm per ti marre karrigen asaj dhe jo qarje halli per katandine e punes ne Kuvend.
3. Po dhe dua ta perseris ate qe thashe dje: pabarazia ne sallen e Kuvendit ne raport me rregulloren dhe ne kurrizin tone, nuk eshte as ekuiliber, as moderim e moderacion parlamentar, as e drejte ne fund fare; ne nuk kemi kerkuar kurre me shume sec na jep rregullorja dhe gjithkush ne ate salle nuk ka pse merr me pak apo me shume-ky eshte rasti, se rregullorja; ky NUK ESHTE GJYQ, POR E DREJTE LEGJITIME GARANTUAR NGA RREGULLORJA DHE QE NUK MUND TE NA I MARRE APO NEPERKEMBE APO SHPERFILL CDO KRYETAR NE KUVEND, kryetar i Senaces apo kryetar komisioni;
4. Kjo pabarazi ne seanca plenare, nuk ndal qellimet tona, por thjesht zhurmon qellimet tona; a eshte e demshme kjo? Po natyrisht qe na demton se tek njerezit shkon zhurma jo qellimi yne ne respekt te angazhimeve qe jane marre per ta.
5. Nuk di pse ne cdo rast qe merr persiper te nxjerresh jashte cfare thuhen ne mbledhje-te cilat si degjon, kur i degjon i keqkupton dhe kur i keqkupton keqinformon ose informon sic ti do, gjithnje vendos Edi Ramen ne krye te gjese; se medemek nuk behet asgje pa miratim te tij; thene kete, doja te te thoja qe Edi Rama nuk di asgje rreth asaj qe do thoja une ne mbledhje, madje nuk di asgje as rreth asaj qe thashe une ne mbledhje; di per TVSH E BUJQESISE-qe seshte interesi yt hic, se vetem ate kam ne mendje e goje derisa te behet, por asgje nga sa me lart, ndaj mbaje jashte; zevendeskryeministrja dje ngriti nje shqetesim me aq kujdes sa mu duk sikur kishte ne mend pikerisht kete-do dilnin jashte salle fjalet e saj, e me thene te drejten me ngriti nervat, ndaj mora fjalen te beja ate qe bej gjithmone, te flas TROC; sekretari i pergjithshem mbeti po ai qe eshte, me i sinqerti perhere ne debat dhe natyrisht e beri shume mire ti hidhte uje veres, koleget e tjere qe folen, perfshi dhe ty kryetar ju paskan lene jashte edhe pse kishit te njejtin shqetesim, por me qellim ama, “grupi Rama, Balluku, Brace, Klosi kunder Gaz Bardhit qe te godasin Elizen qe e favorizon”!
Sinqerisht turp i madh!
Une shoh e ndjej qe ky grup eshte i bashkuar, e pashe te enjten ne parlament dhe sinqerisht, me shume se per vete-veten po mundohesha te permbaja, u gezova pikerisht per kete fakt-TE QENIT BASHKE! Nje jasht nga ne, nuk e thyhen dot kete bashkim, se ka arritur kurre dot! Per vete, po mesoj veten pikerisht me efektet e kesaj poshtersie, e kam bere prej kohesh-sa here ndodh, trupi im e njeh si ushtrim dhe e ben permendesh;
TE QENIT BASHKE ESHTE QELLIM, FITORJA E PS ESHTE QELLIM, 9 SEANCA TE MIRA PARA ZGJEDHJEVE JANE QELLIM, ANULLIMI I GJOBAVE ESHTE QELLIM, TVSH E BUJQESISE DHE E INPUTEVE BUJQESORE ESHTE QELLIM, DITA E PUSHIMIT PER VAJZAT E GRATE E SEMURA ESHTE QELLIM ETJ ETJ;
E di qe per ty keto skane kuptim-cte duhen, te duken periferike, po une do rri tek kjo periferia qe na bashkon e eshte qellim i ketij Grupi ne raport me njerezit! Se kush eshte me i rendesishem nga ne te dy pastaj, pra kush eshte figure e madhe dhe kush eshte periferike, e shohim ne zgjedhje! Ndjese edhe nje here gjithe grupit per keto fjale, ishin vec per nje qe rri ende ketu. Ndjese Edi Rames, Belinda Ballukut, Blendi Klosit qe per se dyti nga e enjtja, duhet te durojne sulme publike per shkakun tim.
“Shantazhohet nga Bardhi”/ Balluku “gjyq” Spiropalit, të pathënat e mbledhjes me dyer të mbyllura