Zbardhet dëshmia e djalit të gruas 60 vjeçare që u vra me thikë nga partneri shqiptar në Selanik.
Ai ka zbuluar për mediat greke se nëna e tij ishte me 46 vjeçarin prej 21 vitesh dhe se ai nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.
Ai thotë se kohët e fundit kishin pasur debate të shpeshta dhe se kishin vendosur që të ndaheshin.
“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, ka thënë djali.
Djali shton se gjithçka duket se ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë debatit dhe ka menduar se donte të sulmonte 29-vjeçarin që ndodhej në shtëpi me to. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e ka goditur atë në bark, duke i shkaktuar vdekjen.
“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë ndodhi, e sulmoi dhe më pas e goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij nuk ka rrezik për jetën.
I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.
Lexo edhe:
Ky është shqiptari që akuzohet për vrasjen e partneres në Selanik