• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese

Për banorët dhe artistët e Durrësit, tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 nuk duhet harruar, bashkë me përpjekjet e qytetarëve të tij për rikthimin e normalitetit.

19:40 : 09/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Kulla C me lartësi mbi 10 metra ishte objekti më i lashtë që u rrënua pjesërisht natën e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntor 2019 në qytetin e Durrësit. Gjashtë muaj më vonë, një grup specialistësh që diskutonin për rindërtimin e saj, nuk e mbështetën idenë që kulla të ruante imazhin e natës së tërmetit.

“Pjesa e brendshme e kullës mund të kthehej në një ekspozitë të hapur,” kujton skulptori Qazim Kërtusha.

“Hapësira që u krijua në murin e shkatërruar nga tërmeti, mund të shërbente si një kujtesë e rëndësishme për qytetarët durrsakë dhe turistët e huaj për natën e tmerrshme dhe dëmet e jashtëzakonshme që shkaktoi 26 nëntori i vitit 2019,” shtoi ai.

Thuajse 5 vjet pas tërmetit shkatërrimtar, Durrësi është ende në kërkim të një memoriali kujtese. Një ide e tillë u diskutua pas fatkeqësisë natyrore dhe kreu i atëhershëm i Bashkisë premtoi ndërtimin e një memoriali në njërin prej pallateve të rrënuara, ku humbën jetën disa nga banorët. Gjithsesi, vendimi nuk u zbatua asnjëherë.

Lexo edhe:

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

Për banorët e Durrësit, përkujtimi i natës së tërmetit është i rëndësishëm.

“Djali im me familjen shkuan për t’u ruajtur drejt mureve mesjetare dhe kanë shpëtuar për më pak se një fraksion sekonde,” kujton Shpëtim Sherifi, i cili vazhdon të banojë në pallatin përballë mureve të kalasë mesjetare.

“Duhet ta ruanin atë pamje, sepse në qytet edhe pse kanë kaluar pesë vite, nuk ka ende asnjë shenjë kujtese nga ajo natë,” shtoi ai.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi qindra pallate dhe banesa në të gjithë vendin, por gjurmët më të thella i la në qytetin e Durrësit. Qyteti më i vjetër i Adriatikut lindor, pesë vjet më parë u kujtua edhe për tërmetet e tjerë shkatërrues, të cilat janë dokumentuar në burimet e shkruara antike.

Vitet 345 dhe 1273 pas erës sonë janë shënuar në historinë e Durrësit për lëvizjet sizmike shkatërrimtare. Nën tokë vazhdojnë të flenë shenjat e tërmeteve që u përkasin disa shekujve më parë, por fatkeqësi të tilla natyrore priren të harrohen nga qytetarët.

Lëkundjet e rënda sizmike të shekullit të kaluar i përkasin vitit 1926, në muajin e fundit të të cilit qendra e qytetit dhe rrethinat e tij ndryshuan krejtësisht pamjen.

Gjatë viteve në vazhdim, restaurimet dhe ndërtimet e reja krijuan mundësinë e një urbanistike moderne, me bulevardin kryesor, godinat e Bankës së shtetit, bashkisë së re, xhamisë së madhe, vilës mbi kodër, si dhe disa projekte të reja, mes të cilëve investimi për portin detar.

Por shenjat e kujtesës së rindërtimit edhe këtu mungojnë.

Urbanisti Artan Kacani tha për BIRN se ai ka publikuar disa shkrime në revista të huaja shkencore për tërmetin e fundit në Durrës, por edhe pesë vjet më pas, ende mungon një studim i mirëfilltë për ngjarjen e natës së 26 nëntorit, për pasojat e saj si dhe për procesin e rindërtimit.

Fred Kedhi, një skulptor durrsak që jeton dhe punon në Itali, tha për BIRN se pushteti lokal ende nuk e ka hedhur hapin e memorialit të kujtesës.

“Shenjat e rindërtimit janë ende të dukshme,” tha Kedhi, që tregon se dje në një nga pallatet shumëkatëshe në qendër, sapo kishte nisur restaurimi.

“Ky është një tregues i shenjave të ngjarjes së rëndë të pesë viteve më parë,” shtoi ai.

Kedhi mbron idenë e shpalljes së një konkursi për artistët durrsakë dhe të huaj dhe projekt-idetë e një memoriali kushtuar tërmetit të vitit 2019 mund të jenë të shumta.

“Historia e Durrësit është e mbushur me ngjarje pozitive, por edhe me fatkeqësi që nuk duhen harruar. Ashtu siç duhen kujtuar edhe përpjekjet për rikthimin e normalitetit,” përfundoi Kedhi./ BIRN

Etiketa: Artan Kacanibashkia durresDurresRindertimitermeturbanistvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
BOTA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

10:22 : 06/10/2025
Para

Daja: Një derbi i bukur për t’u parë, ja ku gaboi Dinamo

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

12:46 : 08/10/2025

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com