• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tërmeti” në bashkinë e Veliajt, kush janë drejtorët e aferave që rrezikojnë burgun

14:34 : 25/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Teksa përpara bashkisë së Tiranës po mbahej protesta e radhës e opozitës dhe shoqërisë civile, situata brenda godinës që drejtohet nga Erion Veliaj këtë të premte nuk ka qenë aspak e qetë. Dhe shkak nuk ka qenë protesta që kohët e fundit nuk ka qenë e dhunshme, por një vendim i vetë Veliajt për të larguar pothuajse të gjithë drejtorët e institucioneve që ka në varësi.

Vala e shkarkimeve ka prekur një sërë emrash që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në bashki, por pothuajse të gjithë kanë qenë të përfolur në afera korruptive.

Në krye të Policisë Bashkiake është emëruar Toni Beni në vend të Ermal Kapllanaj. Edhe ky ka qenë i përfolur si pjesë e skemës 5D. Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi e ka akuzuar publikisht se edhe ai kishte ndërtuar një skemë të ngjashme me “5D”. Këlliçi tha se Kapllanaj, i cili ndërmori aksion për të larguar shitësit ambulantë duke u sekuestruar atyre produktet, ka krijuar një firmë në emër të vjehrrit të tij, që i jepte ambientet me qira brenda lagjeve për shitësit.

Por më pas sipas Këllicit, bashkëshortja e Ermal Kapllanajt krijoi një kompani të quajtur “Freshmarket” e cila xhironte deri në 600 mijë euro në vit. Ortakë në këtë biznes janë babai i Ferdinand Marës, shok i Kapllanajt në polici dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj. Ky i fundit është angazhuar edhe në fushatë elektorale sipas disa mesazheve të publikuara në media. Në kundërshtim me ligjin ai urdhëronte punonjësit të bënin fushatë për PS.

Lexo edhe:

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, një vend që deri tani mbahej nga Erindi Bejko. Edhe ky i përfolur dhe i akuzuar nga Partia Demokratike. Sipas një denoncimi të bërë në prill të këtij viti, Bejko rezulton aksioner në një call center me 33.33% të aksioneve së bashku me Xhulian Xhafën.

Ky call center që kishte zhvatur 7 milionë euro të qytetarëve gjermanë sipas një hetimi të kryer nga autoritetet e këtij vendi. Xhafa u akuzua për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe SPAK kërkoi dënimin me 8 vjet e 6 muaj. SPAK i ka sekuestruar 20 milionë lekë që ishin në emër të Xhulian Xhafës ndërsa për Bejkon nuk pati asnjë akuzë.

Drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Ky vend mbahej nga Arli Naska, një nga drejtorët më jetëgjatë të Veliajt në bashkinë e Tiranës. Ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të tatim-taksave dhe ra në sy pak kohë më parë kur deklaroi një pasuri mbi 1 milion euro.

Edhe gjatë mbajtjes së kësaj detyre ai u vu në shënjestër të një sërë shkrimesh në media për ndëshkime të padrejta të bizneseve. Në qershor ai gjobiti me 200 mijë lekë aktivisten Adriana Kalaja pasi gjatë një proteste e akuzoi se dëmtoi fasadën e bashkisë.

Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi dukë zënë vendin e Erinda Finos. Edhe për këtë nuk kanë munguar akuzat për abuzime. Në kulmin e aferës “5D” në media u raportua se agjentë të BKH i kishin sekuestruar telefonin. Edhe kjo ka qenë shpesh e akuzuar në media për disa procedura tenderishën në krye të “Tirana parking”.

Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani që më parë drejtohej nga Rudina Hoxha, e vetmja për të cilën nuk ka pasur ndonjë akuzë. Të paktën deri tani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari. Për drejtuesen e mëparshme të “Qytetit Studenti ka pasur një denoncim nga të rinjtë për pagesa të shtuara gjatë qëndrimit në këtë rezidencë.

Drejtorët e bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike. Më skandalozja ka qenë ajo që njihet se “Skema 5D” që kishte në qendër një kompani të ngritur nga disa drejtorë të këtij institucioni që merrnin për vetë tenderat e bashkisë. Në burg janë për këtë aferë ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndërsa 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie./ LAPSI.al

Etiketa: akuzadosjadrejtoretshkeljespakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

15:28 : 10/08/2025
AKTUALITET

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

10:32 : 10/08/2025
Para

“Çmendet” Rezart Veleshnja në Big Brother VIP, del nga dushi dhe ul brekët…

TË GJITHA

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

21:49 : 11/08/2025

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com