• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

20:50 : 30/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”.

Dy prej tenderave kanë të bëjnë me projektin e rrugës Korçë-Ersekë, e konsideruar si një aferë korruptive, më konkretisht tenderi për projektimin e rrugës dhe mbikqyrjes së punimeve, të dy të fituar nga kompania “A & E Engineering” e Entela Çanos, në konflikt të hapur interesi.

Rruga Korçë-Ersekë, gjithsej 35 km e gjatë, ka kushtuar rreth 72,4 milionë euro pa TVSH, një kosto që u trefishua nga Qeveria Rama, e cila përfundoi gjysmën e projektit. Ajo duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shemb’ ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.

Për hetimet në fjalë, SPAK u bazua në dy kallëzime, ku një prej tyre ishte bërë nga Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.

Në një intervistë për Dritare, Nazarko tha se ai e ka depozituar kallëzimin penal që në vitin 2020, ku dëmet tani janë të parikuperushme, por sqaroi se në kallëzimin e tij, nuk përfshihej kryebashkiaku Erion Isai, por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho, për të cilët ende nuk ka asnjë masë ndaj tyre për aferën në fjalë.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

“Ai kallëzim është bërë në vitin 2020, që është drejtori i ARRSH-së, ministrja e linjës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pronari, i firmës. Ju nuk e keni kallëzuar Erion Isain? Jo nuk e kam kallëzuar. Por është ai që është thirrur, as zonja Balluku Verdho? Janë thirrur, por sot për sot kanë dalë Erion Isai dhe 7 punonjës të tjerë të Bashkisë.” – tha Nazarko, ku më tej ai shpjegoi dhe se çfarë e shtyu për të bërë kallëzimin në fjalë.

“Jam nga fshati ku duhej të mbaronte vepra dhe si inxhinier e kuptova menjëherë se projekti nuk përputhej me terrenin. Rruga ishte miratuar që në vitin 2010, me gjurmë të qartë në aksin perëndimor. Më pas u ndryshua dhe u vendos në aksin verior, pa lidhje me terrenin. Ishte projekt fiktiv, i bërë në zyrë, jo në terren. Për pasojë, rruga dhe ura ranë, sepse zona kishte ujëra nëntokësorë dhe ishte e paqëndrueshme.

Një rrugë si ajo, duhet të kalonte pranë qendrave të banuara, që njerëzit të mos largohen siç po largohen. Ketë parashikonte projekti fillestar. Ndërtimi i gjurmës së re shkatërroi tokat e ndara me ligjin 7501, i copëtoi pronat dhe pengoi bujqësinë. Fermerët nuk mund të përdorin më tokat me traktorë që të shkojnë në dy krahët e rrugës. Në vend që të kishte zhvillim, u krijuan probleme të reja.

Arsyeja pse u ndryshua gjurma lidhet vetëm me rritjen e kostos. Projekti fillestar kishte kosto 1 milion euro për kilometër. Me ndryshimin shkoi në 5 milionë euro. Në vend që të ulej kostoja, u pesëfishua. Ky ishte qëllimi i vetëm. Unë ia thashë edhe drejtorit të ARRSH-së: mos e turpëro veten, sepse kjo do mbetet turp publik. I thashë se e dija edhe emrin e kompanisë që do fitonte tenderin, dhe pas një jave ndodhi ashtu.”– tha Nazarko në Shqip, ndërsa tregoi se për këtë rrugë kishte çuar në SPAK edhe drejtorin e atëhershëm të ARRSH-së, Ergys Verdho.

“Kam marrë kërcënime, më kanë thënë se do më akuzonin për kallëzim të rremë. Por nuk pata asnjë problem. Nuk po bëja kallëzim të rremë dhe as për arsye personale. Unë kallëzova fenomenin, dhe më pas SPAK i thirri të gjithë. Sa për kryetarin e Bashkisë Erion Isai, atë nuk e kallëzova unë. I kisha shkuar ta lajmëroja që po veprohej gabim, po nuk më dëgjoi. Ai ka dalë në përgjime, dhe shtatë punonjës të tjerë të bashkisë, për shkak se u bashkuan dy dosje, ajo e vitit 2020 dhe një tjetër e vitit 2004 lidhur me tenderë të ndryshëm në Bashkinë e Kolonjës.- tha Nazarko.

“Në vitin 2021, gjashtë punonjës të ARRSH-së u dënuan për shkelje të lidhura me këtë projekt. Pra, doli që kisha pasur të drejtë. Por unë sërish mbaj përgjegjësi morale. Sikur të dëgjoheshin kritikat në kohë, do të shmangej një gabim i madh. Kjo çështje do vazhdojë dhe do ketë fajtorë, po puna është që dosja u vonua 5 vite dhe rruga është bërë. Do e shikoni ne dimër sa probleme do ketë kur të nisin ngricat. Gjithsesi njerëzit do vijojnë të bëjnë rrugën e vjetër, ndaj ka ende mënyra për t’u korrigjuar sadopak. Minimumi, ARRSH-ja duhet të asfaltojë gjurmën e vjetër, që njerëzit të kenë një alternativë të përdorshme, sidomos në dimër, kur rruga e re te mbyllet nga bora, sepse nuk e kap dielli. Një projektues serioz e di që asnjë metër katror rruge nuk duhet të mbetet pa rreze dielli, përndryshe bëhet burim aksidentesh.”- përfundoi inxhinieri projektues.

Etiketa: aferabelinda ballukuErion Isaikorce-ersekeRomeo Nazarkorrugaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

16:01 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
Para

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

TË GJITHA

Alarm për tregun e energjisë/ Irani u bën thirrje Huthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq

16:36 : 16/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

16:25 : 16/07/2026

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, paralizohet qarkullimi

16:12 : 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe

16:08 : 16/07/2026

Jonaid Myzyri i jep 6 mln € Vilma Nushit, deputetit të PS Vasil Llajo dhe mjekëve-biznesmenë të Traumës

16:04 : 16/07/2026

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

16:01 : 16/07/2026

SKEMA e Palasës/ Shteti i fal tokën investitorëve privatë në këmbim të objekteve publike

15:55 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetelitcasinojojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş