• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2025/ Rama garanci e bandave, bandat garanci e Ramës

13:33 : 25/10/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Zgjedhjet parlamentare 2025, janë ende nën rrezikun serioz të kontrollit nga “184”, “339”, “Metamorfozës”, “Revanshit”, e mjaft dosjeve të tjera të veprave të rënda. Raporti i World Justice, për indeksin e sundimit të ligjit, e rendit Shqipërinë sërish në karriket e lodhura të fundit me etiketë ku thërret qameti, duke dhënë shenja përkeqësimi, sidomos në politikën e ndjekjes penale. Numri i deputetëve e zyrtarëve të lartë shtetërorë në hetim e të pandehur, është rritur. Mund të jenë afro tre grupe parlamentare të formuara me anëtarë Kuvendi të shumicës, të cilët kanë punë hallesh korruptive e kriminale me Strukturën e Posaçme.

Kush janë problemet ende prodhuese rreziku për asgjësimin e zgjedhjeve?

Janë dy telashe serioze ende të pazgjidhura, të mbërthyera thuajse në një. Rreziqe ku drejtësia me gjithë mbështetjen e infrastrukturën, nuk po investohet siç mundësitë janë, për ti parandaluar.

Së pari: Rama garanci e bandave

Lexo edhe:

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

Së dyti: Bandat garanci e Ramës

Francezët kur pikasin shenja të futjes së duarve në procesin elektoral thonë se në fundjave para të dielës së votimit kanë lehur qentë e fshatit. Kanë ardhur natën të panjohur me çanta parash dhe kanë ujdisur numrat. Qentë shtojnë lehjet se shtohen vizitorët e huaj. Këtu ndër ne, është sofistikuar fort herë më tepër ndërhyrja, duke lënë pak punë për lehjet e qenve, të cilat kanë sërish racion dominues.

Kontratë garancish

Rama si garanci për bandat.? Prokuroria e Posaçme, megjithë sasitë e shtuara të dosjeve të ardhura nga Franca-Belgjika-Hollanda, ka katër apo pesë të tilla nëpër duar, për të cilat edhe kanë dalë të dhëna publikisht. Kryesisht Shkodra, Lezha, Durrësi, tregojnë funskionimin e laboratorëve elektoralë mafie-mazhorancë. Arrestimi i deputetit socialist Jurgis Çyrbja, dëshmoi nëpërmjet përgjimeve se propozimet e grupeve kriminale për renditjet e deputetëve në lista, nga vendet 3 në 5, duke bërë rrokadën, pasi ishin paguar edhe paratë e kërkuara tek koordinatori përkatës, Edi Rama, si kreu i PS, nuk i refuzonte, por nënshkruante. Emra zyrtarësh të lartë të partisë, deputetë, bashkiakë, drejtues të adminsitratës, janë në këtë dosje.

Kanë qenë edhe në 339-ën e para pesë viteve. Kush i mbrojti për të mos qenë të pandehur, të arrestuar dhe dënuar? Kush brohoriste se ata janë akullore? Kur tre deputetë të PS në qarkun e Durrrësit të ikur nga rekordet penale, Koka, Rraja, Çyrbja, kanë 24 mijë vota, më të votuarit e listës, këtu gjendet arsyeja e kontratës së tyre me Edi Ramën. Ai u ofron paprekshmëri nga hetimi, këta i ofrojnë prodhimtari mandatesh dhe votash. Kjo kontratë është dukshëm paligjshmëri dhe inkriminim i palëve.

Në Shkodër po në përgjime dalin bisedat mes Bajrëve e të arrestuarve ku urdhërohen deputetët socialistë se si duhet të veprojnë. Pastaj thonë po kontrollove Ilir Beqen, drejtuesin politik të qarkut, e ke marrë tan Shkodrën. Siç u mor. Makinat e blinduara të bandave në qendra votimi janë video të publikuara nga PD. Rama sërish Pëllumb Gjokën e bën investitor strategjik, duke e shpërblyer për rezultatin e lëndës së kërkuar në kutitë e votimit me grupet e lidhura kriminale. Akuzat mediatike janë të shumta për praninë e të vëllait Olsit, e të Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nën shoqërinë e Pëllumb Gjokës gjatë fushatës. Njëlloj funksiononin grupet me Ndokën e Rrajën, në Lezhë, Mirditë, Fushë-Krujë, e Krujë.

Në Tiranë supergrupi qëlloi të ishte Bashkia. Erion Veliaj, është në prag të vajtjes pranë drejtorëve në arrest. Dy grupe të strukturuara kriminale, sipas dosjeve Inceneratorëve dhe 5D, ishin shtabi elektoral i kryeqytetit. Ngërç shtohet nga prania në këto ekipe e prokurorëve, gjyqtarëve, bashkiakëve, oficerëve drejtues të policisë. Ata janë gati si eskortë e jo paralizues të personave të inkriminuar. Po, SPAK ka dijeni të detajuar për grupet mazhorancë-mafie në çdo qark të vendit. Rama dhe ortakët penalë, nuk ikin tek e tek. Ata do të përpiqen ta ruajnë njëri-tjetrin ose “vrasin” njëri-tjetrin.

Qëndrojnë bashkë, ose ikin bashkë. Të dyja, ka në dorë ti tolerojë osë ndëshkojë drejtësia, ku Struktura e Posaçme, starton njërën ose tjetrën. Kolaterali i sigurisë mes palëve, ka ndërtuar përmes mafio-votës, mafio-pushtetit, kriminalizimit të ekonomisë, Mafiokracinë, Ndryshimi ndodh nëse SPAK vendos të prishë këtë kontratë në kohën e duhur.

Etiketa: 2025bandatblerje votashelektoratiKreu i qeverisëkryeministriRamavotimezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

16:43 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

20:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

19:28 : 12/07/2025
Para

Berisha: Fytyra e narkoshtetit doli zbuluar në momentin e arrestimit të Metës

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com