• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vijon shpopullimi! 4.3 mijë shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik

19:38 : 21/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Ndonëse me ritme më të ngadalësuara, mijëra shqipttarë po synojnë që të emigrojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se për janar-korrik ka pasur gjithsej 4310 aplikime nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me 21%.

Mesatarisht çdo muaj ka 500-600 aplikime për azil.

Lexo edhe:

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet për azil, me 1330 aplikime, e ndjekur nga Italia (1065), Gjermania (910), Greqia (615) dhe Belgjika 225. Në 7 muajt e parë të vitit ka pasur 95 aplikime për azil edhe në Irlandë, ndërsa në Suedi 35.

Ndërsa aplikimet për azil janë në rënie, në disa shtete, individët po tentojnë të ikin përmes lejeve të punësimit, që është e pamatshme në kohë reale. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.

Kërkesat për azil në BE

Sipas Eurostat në korrik 2024, 74 695 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 7,5% krahasuar me korrikun 2023 (80 735).

Kishte gjithashtu 7 145 aplikime përsëritëse, që përfaqësojnë një rritje prej 26.2% krahasuar me korrikun 2023 (5 660).

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në korrik 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (12 295 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga afganët (6 030) dhe venezuelasit (5 170).

Gjermania (18 505), Italia (13 235), Spanja (11 925) dhe Franca (11 300) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në korrik 2024 ishte 16.6 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (55.1), përpara Irlandës (32.2).

2 985 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (895), Afganistani (470) dhe Egjipti (345).

Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (750), përpara Bullgarisë (455), Greqisë (420), Holandës (355) dhe Spanjës (325)./Monitor

Etiketa: azilkerkuesBEEdi Ramaemigrantet shqiptareShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

17:56 : 01/10/2025
AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025
Para

Polemikat pas Elbasani-Partizani, vëzhguesi i sfidës: Gjyqtari gaboi në të dy rastet

TË GJITHA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

19:46 : 01/10/2025

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

19:13 : 01/10/2025

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

19:08 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com