• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: Fushata e propagandës së Ramës nuk e ndali rezistencën e qytetarëve

21:42 : 08/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisioni “A Show” u përqendrua në vlerësimin e protestës së fundit të opozitës, duke theksuar se qytetarët e ftuar për të reaguar treguan rezistencë të fuqishme përballë sjelljes disproporcionale të policisë.

Sipas Bardhit, marshimi drejt Tiranës nuk ishte një protestë e zakonshme kombëtare, por një ftesë për qytetarët që të shprehnin pakënaqësitë e tyre. Ai vlerësoi pjesëmarrjen masive dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve, duke theksuar se kjo protestë ishte një sukses, pasi tregoi se ka qytetarë që nuk janë të gatshëm të pranojnë dhunën dhe arbitraritetin e qeverisë së Edi Ramës.

Bardhi: Qytetarët shqiptarë e ndjejnë edhe në shqetësimet e tyre që nuk gjejnë pasqyrim në mediat kryesore kombëtare. Për fat të keq, përfshirë dhe televizionet kombëtare, këto media janë përfshirë prej vitesh tashmë, por veçanërisht në periudhën e fundit, në një fushatë dezinformimi dhe përdorimi nga qeveria, për të shpërndarë në mënyrë mediatike propagandën e Edi Ramës. Kjo dëmton interesin publik, dëmton të vërtetën dhe, sigurisht, përcjell imazhin apo informacionin e gabuar tek qytetarët. Besoj e keni parë këtë edhe me protestën e fundit, ku u sajuan histori nga më të ndryshmet, të shpërndara nga zyra e propagandës së Edi Ramës dhe të pasqyruara si ngjarje të vërteta në pjesën dërrmuese të mediave në vend.

Unë gjykoj se ajo që ne kishim shpallur, marshimi drejt Tiranës, nuk ishte një protestë kombëtare, pra qytetarët ishin ftuar për të reaguar, ndryshe nga protestat që jemi mësuar të shohim të organizuara nga Partia Demokratike, ku qytetarët marrin pjesë dhe, me pjesëmarrjen e tyre, shprehin pakënaqësitë. Në këtë rast, ne publikisht kishim shpjeguar se çfarë do të ndodhte atë ditë dhe se çfarë qytetarët ishin ftuar të reagonin atë ditë në Tiranë.

Në këtë kuptim, qoftë pjesëmarrja masive e qytetarëve, qoftë rezistenca e tyre përballë sjelljes disproporcionale të policisë, tregoi që po, në këtë vend ka qytetarë që nuk janë të gatshëm as ta falin lirinë, as t’i nënshtrohen dhunës dhe arbitraritetit të një shteti personal që ka ndërtuar Edi Rama. Ata janë aty për të reaguar sa herë Shqipëria ka nevojë për ta, dhe në këndvështrimin tim, ky ishte një sukses i asaj që ndodhi dje. Qytetarët reaguan dhe iu përgjigjën ftesës së Partisë Demokratike.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Nuk ka pasur asnjë reagim publik nga asnjë prej ambasadave të vendeve mike që janë në Shqipëri.

Edi Rama i ka vënë duart në fyt çdo kujt që ka vendosur të jetojë në këtë vend, dhe fakti që qytetarët marrin guximin për t’ia hequr me forcë duart nga fyti, që është ky reagim, që mund të ishte dhe më i ashpër, nuk nënkupton se është dhunë.

Etiketa: Edi Ramagazment bardhiprotestarezistenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Noka: Shqiptarët u zgjuan pas 12 vitesh, e djeshmja, pikë kthese e mosbindjes civile

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com