• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: SPAK mashtron, privatizimi i klubit Partizani filloi me Anastas Angjelin dhe Blendi Klosin…

22:18 : 23/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se ‘anëtarët e organizatës kriminale skapi i partisë, bëjnë gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqesin privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij’.

Duke tregoi dokumentet, Berisha theksoi se e vërteta është tjetër, pasi procesin e privatizimit të klubit Partizani e nisi qeveria socialiste e Fatos Nanos në vitin 2005 dhe se ky proces u iniciua nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi etj.

Ndryshimi ligjor i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi solli automatikisht marrjen e pronës nga trashëgimtarët e ligjshëm. Këtu është përgjigjia se jo se duhet të ndryshonte destinacionin KRRT e Ramës. A solli ky ndryshim ligjor i qeverisë tuaj marrjen automatikisht të pronës të pronarëve të ligjshëm ku njëri prej tyre edhe dhëndri juaj, 410 m2?

Berisha:  Jo! Është tjetër ndryshimi i destinacionit por duhet ta pranojmë se ndryshimi i destinacionit ishte një proces i cili mund të përfundonte në privatizimin e objekteve ose në koncesion.

Lexo edhe:

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Vijmë te privatizimi. Përsëri në piramidën e mashtrimit, anëtarët e organizatës kriminale skapi i partisë, bëjnë gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqesin privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij. Por e vërteta është tjetër, pasi procesin e privatizimit të klubit Partizani e nisi qeveria socialiste e Fatos Nanos në vitin 2005 dhe këto janë dy dokumentat se ky proces u iniciua nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi etj.

Mirëpo dalim te ligji. Ligji i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Nr. 9235 i korrikut 2004 pra i qeverisë paraardhëse, në nenin 7 të saj që e titullon ‘Pronat që nuk kthehen’ liston të gjitha pronat shetetërore dhe publike që nuk kthehen, pra në pikën 1 dhe në pikën 2 ky nen sanksionon se në rast se ‘pronat që nuk kthehen të listuara në pikën 1, propozohen për tjetërsim pronësie, ato iu kthehen të shpronësuarve. E vërteta është se Angjeli Klosi e nisën procesin për një subjekt tjetër që nuk ishte pronar por ky subjekt hoqi dorë pasi ligji 9235 Neni 7 Pika 2 ua kthente automatikisht tokën të shpronësuarve. Pesë familjet pronare të klubit Partizani dhe të gjithë pronarët e Shqipërisë, në momentin që shteti të propozonte tjetërsimin e pronave të tyre qoftë pronë publike qoftë shtetërore e fitonin atë në mënyrë automatike pa pasur nevojë për asnjë ligj tjetër.

Mashtrues të paskrupullt pretendojnë se Berisha ndryshoi një seri ligjesh dhe bëri një vendimesh për të favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces. Është shumë e vërtetë, Berisha kishte në programin e qeverisë së tij dhe partisë, pronarët dhe rikthimin e pronës si drejtimin kryesor të këtij programi dhe në këtë kuadër ai ndryshoi ligje dhe bëri vendime por nuk bëri kurrë asnjë vendim nominativ asnjë ligj nominativ për asnjë person për asnjë grup tjetër përveç se pronarëve shqiptarë në tërësi.

Nga këto ligje përfituan 510 mijë pronarë, nga 54000 vendime të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, morën 1 577 400 000 m2 tokë me kthim ose kompensim dhe këta prokurorë me një urrejtje klasore citojnë në piramidën e tyre në dy faqe fjalën time në mbrojtje të proanarëve që më jep nder dhe të drejtave të tyre në qeveri.

Bëhej fjalë se ministri Pango shkeli ligjin dhe firmosi në kundërshtim me ligjin për privatizimin, mashtrim! Ligji i Sporteve vërtetë kishte ndryshuar por nuk i kishte dhënë ligjvënësi në asnjë fjali dhe gërmë fuqi prapavepruese. Procesi i privatizimit kishte filluar në vitin 2005.

Së fundi unë dua të sqaroj qytetarët dhe për një mashtrim që është bërë dhe lakuar shumë herë, vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë të futura me një dekret të presidentit në vitin 2005.

Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me një pronar të caktuar por ka lidhje me të gjithë pronarët që të parablinin me letra me vlerë objektet e ndërtuara në pronat e tyre dhe të shfrytëzuara prej 50 vitesh nga regjimi komunist. Ky vendim i firmosur 1 muaj pasi familja Begeja e Abi Malltezit kishte paguar 90% të të gjitha detyrimeve të tyre me lekë dhe i kishte ngelur vetëm 10% e detyrimit pa paguar nga të cilat Abi Malltezi kishte detyrim 62-63 euro nuk kishte asnjë llojë lidhje me vendimin.

Mashtrojnë në mënyrën të paturpë, nënpunës të neveritshëm. E anuloi vendimin pas 9 muajsh. Pasi pagoi Jamarbër Malltezi 62 euro anuloi vendimin. Mashtrues ordiner. Anulova vetëm nenin e vendimit i cili i jepte të drejtë përdorimi të letrave me vlerë në ankand por jo pronarëve. Nenin që lejonte pronarët që të blinin me letra me vlerë është lënë në fuqi. Nga do shkojnë këta mjeranë me këto mashtrime?

Etiketa: klubi partizanipsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Takimi i nënkryetarit të KMSH dhe Baba Mondit me presidentin e Izraelit/ Gurra: Pikëpyetje e madhe

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com