• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”/ Berisha: Falsifikatorët më shpallën kryebashkiak të Tiranës për të mbrojtur Ramën

13:51 : 16/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë sërish këtë të hënë në një konferencë për mediat, për të folur për aktakuzën politike, siç e konsideron ai, për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportigv Partizani.

Bertisha tha në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, SPAK padinë politike e bazon fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare.

Duke e ilustruar edhe me dokumente, Berisha deklaroi se prokurorët e SPAK-ut e kanë shpallur dhe kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, sa i përket ndryshimit të destinacionit të zonës sportive në zonë banimi. Lideri i opozit╒s shtoi se Rama e ka ndryshuar destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë të pronarëve.

Deklarata e Sali Berishës:

Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.

Lexo edhe:

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit. Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.
Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?

Ata fshehin:

1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.

2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT

Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje. Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën. Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligji te vendit. Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë. Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër? A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë? Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët? Çfarë halli i madh i shtyn mjeranët si Dumani i pyetjes 1 milionëshe, ndërtimtarin Kraja, ndrikullën e bandës së Elbasanit, Millonai të gënjejnë kaq trashë, të poshtërohen dhe të fshehin dokumente zyrtare që tregojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë? Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.
Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007.

Etiketa: destinacioniEdi RamaPartizaniSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025
Para

Dhëndri dhe e bija i paguan shpenzimet shëndetësore, Berisha tregon porosinë që i dha Argitës

TË GJITHA

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

17:28 : 04/07/2025

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

17:26 : 04/07/2025

Botërori i Klubeve/ Sot nis faza çerekfinale, Fluminense përballë Al Hilal

17:14 : 04/07/2025

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025

Zyrtare/ Goditje e bujshme nga Egnatia, transferon mesfushorin e Vllaznisë

17:00 : 04/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com