• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Dritan Dajti i kërkon reston, Rama po bën përpjekje direkte për ta liruar

21:09 : 20/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, VIDEO

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin e sotëm është ndalur në lidhje e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me krimin.

Sipas Berishës, Rama me të ardhur në pushtet po i liron një e nga një vrasësit e dënuar përjetë, si shpërblim ndaj bandave kriminale. Berisha tha se Ramës i ka mbetur edhe Dritan Dajti, për të cilin ka bërë dhe po bën përpjekje për ta liruar sepse ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput prej tij dhe sot Dajti kërkon reston.

Lideri demokrat tha më tej se për çdo vrasje, plagosje apo vjedhje pa përjashtim qëndron një zyrtar, një deputet, një qeveritar dhe qëndron vetë Edi Rama.

Po ashtu, Berisha përmendi edhe lidhjet e krimit që kanë patur ministrat e Brendshëm të Ramës nga Saimir Tahiri, tek vëllai i trafikantit Geron Xhafaj, Fatmir Xhafaj.

Berisha ndër të tjera përmendi fjalët e Ramës drejtuar Ervis Martinajt, teksa sipas tij, vrasjet në urë, duke iu referuar atentatit ndaj Brilant Martinajt, i bën vetëm Policia.

Lexo edhe:

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

Kreu i PD-së tha se Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë, teksa shtoi edhe një herë më tej se prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

Sali Berisha: Me të ardhur në pushtet, Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë. Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit. Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë. Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston.

Ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje. Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama. Po, po! Krimi solli Saimir Tahirin. Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin. Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës. Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij. Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën. I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë. Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi. I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje. I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje. U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin.

A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie? A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij? A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit? Ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë. Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie. A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?

Etiketa: dritan dajtiEdi RamakrimiliruarSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
Para

E rëndë në Kosovë/ Një grua vret me armë kunatin brenda banesës dhe më pas shkon në Polici

TË GJITHA

Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025

EMRI/ Hakmarrje pas sherrit për pronën, hidhet në erë me tritol makina e një të shpalluri në kërkim

08:00 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com