• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri i plehrave në Vlorë/ Berisha: Vepër e korrupsionit të Ramës, 20 mln eurot e landfillit ia dha Zotos

20:43 : 26/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, ka folur rreth krimit mjedisor në Vlorë, ku prej dy ditësh vijon zjarri në landfillin e mbetjeve, teksa kjo është një situatë që përsëritet prej 4 vitesh.

Berisha tha se ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Lidero demokrat tha se Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston.

Berisha tha se 20 milion eurot për landfillin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ia dha Klodian Zotot, pasi i dha qindra miliona eurot për 3 inceneratorët.

Sali Berisha: Miqtë e mi, në qoftë se sot keni ndjekur televizionet, keni parë Vlorën të shndërruar prej dy ditësh në një qytet të botës së katërt. Vlora në kulmin e sezonit turistik ka dy ditë e mbuluar nga bloza, helmet, tymi i djegies në natyrë të qindra mijëra ton plehrash. Djegie që shpërndan helm, toksina nga më të rrezikshmet për shëndetin e njerëzve në të gjithë zonën turistike të Vlorës, nga Zvërneci në Orikum. Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara. Por, Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston. Njëlloj si djegësi i Tiranës është sipërmarrje e Edi Ramës, me emër të Klodian Zotos.

Edi Rama, pasi firmosi për të tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ka as themele, dy të tjerë nuk punojnë, vendosi të shtrijë kthetrat e tij të zeza edhe në landfillin e ri të Vlorës dhe ia vari strajcën në qafë Klodian Zotos. Sepse me Klodianin ai vodhi me Erion Veliajn 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Vodhi 40 milionë euro të djegësit të Fierit që nuk funksionon. Vodhi 28 milionë euro të llamarinës së Elbasanit që nuk funksionon.
Po nuk kishte për Edi Ramën emër më të dashur, më të besuar për të vjedhur se sa Klodian Zoton dhe i dha atij landfillin e Vlorës me 20 milionë euro.

Lexo edhe:

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

Miqtë e mi, së bashku kemi denoncuar me dhjetëra e qindra herë shndërrimin e pasurive publike, shndërrimin e pasurive natyrore në mallkim për qytetarët shqiptarë. Të ndërtosh tunelin e Llogarasë 180 milionë euro për një zonë e cila në 9 muaj të vitit nuk ka as 3 mijë banorë nga Palasa në Himarë dhe në kulmin e sezonit turistik, sipas shtretërve, arrin maksimumin në 12 deri në 15 mijë banorë për një periudhë dymujore, do të thotë të investosh për një banor 60 mijë banorë. Do të thotë të investosh për një shtrat turistik 45 mijë euro. Do të thotë të investosh për banorë e turistë të marrë bashkë në dy muaj 15 mijë euro.

Miqtë e mi, kjo është një vepër ndër më kriminalet, të cilën nuk do ta ndërmerrte kush. Një njeri që i thotë ekonomisë, ekonomi. Një njeri që e di se nuk investohen kurrë në infrastrukturë 60 mijë euro për banor se nuk mund të investohen kurrë për turizëm 45 mijë euro për shtrat turistik. Po e gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm për të vjedhur, për të vjedhur dhe për të vjedhur. Dokumentet tregojnë se në tenderime u vodhën së paku 40 milionë euro. Po Vlora nuk ka landfillin e plehrave. Por Vlora, Durrësi dhe i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse nuk paguajnë energjinë për impiantet e përpunimit të tyre. Ndaj dhe turizmi i Shqipërisë është turizmi i një vendi me 400 kilometra breg dhe asnjë flamur blu nga Buna te Kepi i Stillës. Sepse nuk lejon vjedhja, nuk lejon korrupsioni.

Etiketa: Edi Ramaklodian zotolandfillimbetjetSali Berishavlorezjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Sali Berisha zbulon emrin: Florian Binaj, kandidati i opozitës për Tiranën

12:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Tiranën, Berisha zbulon nëse do e mbështesë

10:58 : 06/10/2025
AKTUALITET

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

10:46 : 06/10/2025
Para

Çupi: Ligjet me porosi të qeverisë Rama, janë shndërruar në praktikë normale të Parlamentit

TË GJITHA

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com