• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inxhinierët mbaruan punë në tunelin e Llogarasë, tani është radha e SPAK

16:19 : 06/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Tenderi i parë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u shpall në dhjetor të vitit 2020, ndërsa hapja e ofertave ishte caktuar për në 12 shkurt të vitit 2021. Megjithatë pak ditë para se të afrohej data e hapjes së ofertave, ministria e Infrastrukturës e shtyu afatin e tenderit në 12 mars.

Por kjo nuk ishte thjesht një zgjatje afati për t’u lënë kompanive më tepër kohë. Paralelisht ministria e Infrastrukturës futi duart dhe ndryshoi kriteret e veçanta të kualifikimit.

Së pari, u ndryshua kushti fitimit të kompanive pjesëmarrëse në tender. Në tenderin origjinal specifikohej se kompanitë duhet të kishin realizuar një fitim përpara taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milionë eurosh në 5 vitet e fundit, që përkonte me periudhën 2015-2019. Por në kritetet e rishikuara EBITDA u ul me 2.5 herë duke u bërë 20 milionë euro.

Lehtësimi i kritereve financiare hapte fushën e lojës për kompani të panjohura. Por ky nuk ishte ndryshimi i vetëm. Paralelisht u relaksua edhe kushti i punëve të ngjashme. Nëse në dokumentat e para kërkohej që kompanitë të kishin realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, me rishikimin kjo xhiro u ul në 50% e fondit limit të kontratës.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Ndërsa, kushti i ndërtimit të 8 kilometrave tunel u kufizua në kohë nga 5 vjet që ishte, në 3 vjet. Ky kriter duhej për të nxjerrë jashtë gare, kompanitë e tjera që mund të synonin futjen në tender. Por pavarësisht qepjes së kritereve, punët nuk shkuan ashtu siç i kishin paracaktuar. Ndonëse në tender u paraqitën 6 oferta, ministria e anulloi atë me arsyetimin se asnjëra nuk ishte e përshtatshme.

Tenderi u rishpall përsëri, këtë herë në qershor të vitit 2021, ndërsa data e zhvillimit të tij u caktua 28 korriku. Ofertën më të ulët në garë e dha një bashkim kompanish të huaja dhe shqiptare. JV Concord Engineering and Contracting, Alb Building shpk dhe Alb Star shpk ofruan të ndërtonin tunelin me 15,8 miliardë lekë ose 158 milionë euro. Por oferta e tyre u skualifikua. Ministria e Infrastrukturës zgjodhi si fituese të tenderin një ofertë 12 milionë euro më të shtrenjtë. Kjo ishte oferta e dy kompanive turke INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT, të cilat dhanë një çmim 17 miliardë lekë ose 170 milionmë euro për ndërtimin e tunelit.

Dhe përgjatë kësaj kohe kishte patur edhe zhvillime. Tre muaj pas zhvillimit të tenderit, nga salla e Parlamentit opozita publikoi një foto ku shfaqej kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me CEO-n e kompanisë fituese të tunelit të Llogarasë. Fotoja ishte bërë 4 muaj para zhvillimit të tenderit.

E vënë përpara faktit të kryer, Belinda Balluku deklaroi se ajo nuk mbante shënime apo listë se më kë takohej apo bënte foto në vizitat zyrtare. Balluku tha se nuk kishte bërë asnjë vizitë në kompani private, por fotot ishin gjatë një vizite zyrtare të saj dhe kryeministrit në Ankara.

Por 12 milionë euro nuk ishin pak. Bujar Leskaj, Helidon Bushati dhe Arbi Agalliu patën deklaruar se do ta kallëzonin çështjen në SPAK, por nuk u mor vesh nëse opozita e bëri ndonjëherë padinë. Megjithatë tenderi për tunelin e Llogarasë ka shumë hije dyshime. Përfshirë faktin se kostoja për qytetarët ishte rritur me 20 milionë euro.

Shqiptarët ta gëzojnë tunelin dhe kryeministri të përjetojë emocionet e këngëve që i thuren nga populli për bëmat e tij, njësoj si Enver Hoxhës qëmoti. Por tani që inxhinierët mbaruan punë me ndërtimin e tij, është koha të fillojnë nga puna prokurorët e SPAK. Se mos na del edhe këtu ndonjë që ka ngrënë dardha pas shpinës. Verifikimi nuk është asnjëherë i keq. Aq më tepër kur ndahen 170 milionë euro me takime “zyrtare” në Turqi./ Kapitali.al

Etiketa: ballukuinxhineretKlodian TomorriRamaspaktuneli llogarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

Zgjedhjet në Francë/ "Basti" i Macron, sfidë edhe për të ardhmen e Europës

TË GJITHA

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com