• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “5D”/ GJKKO kundër SPAK-ut dhe Shkallës së Parë: Drejtorët e Veliajt, grup i strukturuar kriminal

21:07 : 03/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimet e mëparshme, ndërsa i konsideron drejtorët bashkiakë të Erion Veliajt që u arrestuan në kuadër të dosjes 5D, si grup i strukturuar kriminal.

Në vendimin e gjyqtarit të GJKKO, Florian Kalaja, argumentohet se Apeli Antikorrupsion, nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si ‘bashkëpunim i thjeshtë’ si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

“Lidhur me kualifikimin e veprës penale nga Prokuroria dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë, të bashkëpunimit të thjeshtë si formë e bashkëpunimit që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, gjykata ndan qëndrim krejt tjetër dhe nuk mund të pajtohet në këto pjesë të kërkesave dhe vendimeve. Gjykata vlerëson se në rastin konkret ka dyshime të arsyeshme se bashkëpunimi ndërmjet subjekteve të proceduar penalisht dhe atyre eventualisht të paproceduar penalisht deri më tani, nuk ka qenë i thjesht por, duke kaluar kufijtë e këtij organizimi sporadik dhe episodik, ka qenë i mirëmenduar, i planifikuar, me një kohëzgjatje të qëndrueshme dhe i vijueshëm ndër vite, nën një mekanizëm pothuajse identik në çdo episode të kryerjes së veprave penale materiale të dyshuara dhe me një pluralitet subjektesh si bashkëpunëtorë, karakteristika këto të cilat të marra parasysh dhe të vlerësuara të gjitha së bashku, plotësojnë parashikimin/ përkufizimin e pikës 4 të nenit 28 të kodit penal””

Kjo dispozitë që përshkruhet në vendimin e Apelit, bën fjalë pikërisht për grupin e strukturuar kriminal, në formën e veçantë të bashkëpunimit, në të cilin bëjnë pjesë 3 ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jo materiale.

Më tej në vendimin e Apelit, arsyetohet se Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

Lexo edhe:

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

“Në këtë kuptim, gjykata ndan pikëpamje të ndryshme nga SPAK dhe Shkalla e Parë lidhur me kualifikimin juridik të faktit penal të bashkëpunimit i cili i drejtohet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, duke e kualifikuar sakaq bashkëpunimin e tyre, me personat e tjerë të proceduar apo jo eventualisht përgjegjës, persona fizikë apo persona juridikë, si bashkëpunim penal i posaçëm, dhe I kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nën këtë logjikë, Gjykata vlerëson se edhe kualifikimi juridik I dyshimeve të arsyeshme të kundrejtuara ndaj Nestor Muhametllari, sipas nenit 244 të Kodit Penal, është i gabuar, pasi ai dyshohet arsyeshëm se është bashkë[punëtori-mëkëmbës dhe ndërmjetës i Redi Mollës dhe Mariglen Qatos në veprimtarinë e shoqërisë 5D konstruksion shpk.”.

Apeli i Posaçëm gjithashtu urdhëron SPAK të hetojë ndërtimin e hotelit në Durrës, për të cilin punonjësja e kompanisë 5D KONSTRUKSION, Jona Bejko tha se ka aksione edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Valiaj.

Apeli i Posaçëm thotë se SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka, të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli. Gjyqtari Florian Kalaja, vlerëson se duhet bërë një hetim i plotë për të verifikuar këdo person fizikë apo zyrtarë në qoftë dhe zbulimin e lidhjeve që kanë patur interesa financiare.

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”.

Ndër të tjera, si parantezë, Apeli sqaron se si krijohen dyshimet rreth këtij objekti, që po ndërtohet nga 5d konstruksion, dhe thëniet e Jona Bejkos në bisedat që u transkriptuan nga SPAK. Bejko, i thotë bashkëkomunikuesit problemet e brendshme të konflikteve në shoqërinë 5d Konstruksion, duke i treguar një foto të një hoteli që po ndërtonte kjo shoqëri në Durrës, ndërkohë nënvizon se kishte aksione edhe “pronari jonë” duke e identifikuar atë si “Lali Eri”./ Syri

Etiketa: aferaEdi RamaGJKKOkorrupsinkorrupsionmasamollaqeveriatenderaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
Para

ZYRTARE/ Tirana pa "frena" në merkato, prezanton ish-talentin e PSG-së

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com