• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Je gjobëvënësi më i madh”/ Berisha i kërkon dorëheqjen Dumanit: Je në kushte antikushtetuese

20:49 : 23/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar SPAK-un dhe kreun e saj Altin Dumanin gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin e mbrëmjes së sotme.

Berisha deklaroi se shqiptarët janë kombi i vetëm me drejtësi të munguar, ku sipas tij, në vendin tonë drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij. Lideri demokrat deklaroi se sot  tre drejtuesit kryesorë të partive kryesore opozitare janë në ‘arrest shtëpie’, hetim, apo ndjekje penale vetëm falë mercenarëve me Skrapin e partisë.

Ai tha se Altin Dumani jeton me ëndrra se Edi Rama dhe Ulsi Manja do t’i zgjatin mandatin në krye të SPAK-ut si nder për amnistinë dhe mbylljen e dosjeve. Berisha e konsideroi më tej Dumanin si gjobëvënësin më të madh në Shqipëri, teksa i konsideroi mashtrime të turpshme ankimet e tij se është i mbingarkuar me punë.

Berisha tha se çdo sekond, çdo orë dhe ditë që qëndron në post, Altin Dumani qëndron në kushte antikushtetuese, pasi është zgjedhur me 5 vota dhe me presion të madh, sipas tij, ndërkohë që duhej të zgjidhej me 6 vota.

Kreu i opozitës i kërkoi Altin Dumanit që të japë dorëheqjen, sepse sipas tij, Dumani qëndron aty, falë amnistive monstruoze të krimeve qeveritare, që bën, teksa e konsideroi edhe si nënpunës të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Sali Berisha: Çdo ditë që kalon, të këqijat, zullumet e kësaj qeverie mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda. Çdo ditë që kalon amnistia e Dumanit, e Zamanit dhe organizatës së tij kriminale ndaj qeveritarëve bëhen më ndëshkuese për qytetarët shqiptarë. Çdo ditë që kalon shqiptarët janë kombi i vetëm me drejtësi të munguar. Defakto në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij, kurse qytetari për të drejtën e tij, duhet të presë 10-15 apo më shumë vite sepse ajo nuk ekziston më.

Kjo betejë është vendimtare për të ndalur turravrapin e kësaj diktature të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe botë në të cilin falë mercenarëve me Skrapin e partisë, tre drejtuesit kryesorë të partive kryesore opozitare janë në ‘arrest shtëpie’, hetim, apo ndjekje penale. Gjithçka në kundërshtim flagrant me çdo standard dhe ligj të një vendi të lirë. Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie sepse Altin mercenari i Edi Ramës, me urdhër të këtij të fundit u deklaron shqiptarëve se ai duhet të rrijë në arrest shtëpie, sepse po heton oponencat për projektet e Libenskinit. Ky amoral dhe i pafytyrë, ky hajdut i 99% justifikon arrestin e shtëpisë me oponencat, apo me ndërtimin e shkallëve të sigurisë në pallate. Ky hajdut i zhveshur nga çdo normë dhe standard, me një urrejtje për opozitën, mendon se do i shpëtojë ndëshkimit që meriton. Ndaj dhe kalon si lake pengmarrës gjithashtu, nga zyra në zyrë, duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës sepse ai ka frikë dhe tmerr nga krimet që ka kryer. Ai çdo natë kalon në ankthe dhe e di çfarë e pret. Jeton në ëndërrat se Ulsiu, krimineli elektora Ulsi Rama, krimineli elektoral, Edi Rama, kryehajduti i vendit Edi Rama dhe kriminelë të tjerë, si nder për amnistinë dhe mbylljen e dosjeve do ti zgjasin mandatin këtij banditi në krye të Skrapit. Mos harroni asnjëherë mashtrimin e tij të paskrupullt dhe të turpshëm se deklaronte në KLP se ai ka përveshur llërët, se ka aq shumë punë dhe nuk ka hetues, një mashtrues ordines. Dhjetë herë më i ndershëm është seriali killeri i tij kushëri, Dumani tjetër që ky i shet dosjen pasi rrëfehet për krimet që ka kyer.

Ky mashtron shqiptarët se është i mbingarkuar, paçka se krahasur me prokurorinë e Krimeve të Rënda, me Task Forcën kundër Korrupsionit të marrë së bashku, ky sot ka trefishin e personelit. Ky sot ka pesëfishin e rrogave, ky sot është gjobëvënësi më i madh në Shqipëri. Ky thërret në prokurori për hetim Baton Haxhinë. E kuptoni ju kiminë time për Baton Haxhinë, por e thërret se ti ke blerë nga një biznesmen, një shtëpi të cilën atij ja kishte shitur, Ilir Meta. A ka akt më të turpshëm. Po mirë ti blerësin e parë do e pyesësh, por me të dytin çfarë ka lidhje ai, apo se dikur ka qenë e armikut Ilir Meta. Ua solla këtë shembull se sa i shpifur, se çfarë morali ka ky pervers, se si përdor ky hetimin dhe ligjin, për urdhërat e Edi Ramës. Dhe mos harroni kurrë se ky çdo sekond, çdo orë dhe ditë që qëndron në post, qëndron në kushte antikushtetuese. Nga 6 vota, kushtetuta përcakton se në mënyrë taksative që duhej të kishte, është zgjedhur me 5 vota dhe me presion të madh. Jep dorëheqjen e o faqezi, se Kushtetuta nuk është morali yt, nuk është defterja jote, por është ligji themelor i shtetit. Jep dorëheqjen se je në krim kushtetues. Jep dorëheqjen sepse qëndron aty, falë amnistive monstruoze të krimeve qeveritare, që bën. Jep dorëheqjen, sepse ti u the shqiptarëve se nuk sekuestroj ndërmarrjen e djegësit të Tiranës së humbasim arbitrazin. O nënpunës i shpifur i Edi Ramës, pa dinjitet. Nuk është kjo detyra jote, detyra jote është të ndëshkosh ata që vodhën 136 mln euro dhe ti nuk sekuestron sipërmarrjen që gllabëroi 136 milionë euro. Shqiptarët nuk të harrojnë ty, mor sharlatan i panderë, kur u thoje se nuk mund të hetoje McGonigalin dhe kur McGonigali u dënua nga Gjykata e SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën. Ku i ke hetimet, ku janë, ku është dosja nga SHBA? As ke fytyrë, as nder, as dinjitet. Ti mendon se do të shplash Edi Ramën nga akti botëror korruptiv, i korruptimit të McGonigalit. Jo mo jo, do të nxish më shumë fytyrën tënde, seç e ke, por amnisti Edi Rama nuk merr kurrë nga ajo dosje.

Etiketa: ALTIN DUMANIdoreheqjeEdi RamaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
Para

Bllokohet rruga Shëngjin-Kurbin, radha e makinave shkon në 12 kilometra

TË GJITHA

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com