• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olafi në Bruksel, Pilafi në Tiranë dhe USA mënjanë!

13:46 : 22/06/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

OLAF-i në Bruksel, Pilafi në Tiranë dhe koordinatori antikorrupsion i DASH-it aty pranë, kanë mbërritur njëherësh si kërkesë dhe dëshmi e veprimit dhe mosveprimit. Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew gjendet në Shqipëri, njëherësh me gjetjet e raportit të Zyrës së BE për mashtrimin Ekonomik OLAF, në programet qindramilionë eurosh, si mbështetje për fermerët.

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit Ekonomik, OLAF kishte lajmëruar shenja të forta korruptive në mars 2021, kur nisi hetimet e saj, për korrupsion e mashtrim me grantet e fermerëve në kuadër të IPARD II, ku shpërndarësja ishte AZHBR, nën hyqmin e Ministrisë së Bujqësisë.

Në raportin vjetor, hetuesit evropianë konkluduan se kishte falsifikime, parregullsi serioze, marrje ryshfeti, manipulime, mungesë konkurrence, fatura të fryra, për t’i kualifikuar projektet e aplikuesve me shpikjet e konsulencës e plot marifete të tjera zhvatëse.

Denoncimet e fermerëve u morën në konsideratë nga Zyra Evropiane, por jo nga ajo shqiptare e hetimit të krimit ekonomik, asaj të emërtuar në kësi rastesh, Prokurori e Posaçme, e cila prej marsit 2021, nuk ka vënë asnjë tenxhere me ujë në zjarr për këtë punë. Të kthehen 33 milionë euro e të ndalohen 112 milionë të tjerë të fazës pasardhëse është rekomandimi, qw shoqërohet me kallëzim penal, ku anestezia në prokurori ngjan se nuk ka marrë dijeni për të hetuar e marrë të pandehur abuzuesit.

Lexo edhe:

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën thotë se në qendër të bisedimeve me autoritetet shqiptare ishte rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, si dhe ruajtja e përparimit të bërë në forcimin e gjyqësorit dhe pavarësisë së tij. Hajër e bëftë Zoti !

Vizita në SPAK e Nephew, ka disa element tej mbështetjes, të cilat tregojnë pafuqinë e varësinë e këtij institucioni, duke e kompleksuar, më shumë se forcuar. Ashtu si me ambasadorët e radhës amerikanë, apo zyrtarë të tjerë të ardhur nga USA, ne kemi parë foto të drejtuesit, zotit Dumani e prokurorëve të tjerë me vizitorët, pranë dosjeve të shumta përtokë, thua se këto pamje janë suksesi i madh i kërkuar, premtuar e konkluduar.

Nuk është aspak e shëndetshme. Pavarësisht investimit, mbështetjes e partenritetit, nuk ka asnjë vend në botë, ku zyrtarët hyjnë e bëjnë turizëm në prokurori, duke treguar me selfie fashikujt e shumtë përtokë, si një magazinë bari.

Duhet fort kujdes, mos lini çezmat hapur çuna, se ju shkojnë dëm goxha materiale hetimore, ashtu siç edhe ka ndodhur dikur te Krimet e Rënda, me një dosje për falsifikim vizash amerikane, ku madje ekspertët e FBI, gjendeshin po aty me kolegët shqiptarë, si mbështetje e madhe, por shkresat në mëngjes notonin si peshq të ngordhur, e të padobishme për asgjë.

Si mund të ndezësh orkestrën për luftën antikorrupsion, kur një megavjedhje mbi 100 milionë euro, e hetuar dhe kallwzuar nga BE, ka zero veprime nga Prokuroria e Posaçme?! Kur Bashkia e Tiranës ka gjysmën e drejtorëve nw qeli dhe kryetarin në hetim për qindra milionë euro, por drejtuesi Erion Veliaj, vëllai i tij, bashkëshortja e tij, familjarë të tij, si dhe pjesa tjetër bashkiake, enden nëpër zyra, si kolegë prokurorësh duke zhdukur fakte të rëndësishme hetimore ?!

Si mund të drejtojë Komisionin Parlamentar antikorrupsion Fatmir Xhafa, ish-ministri, vëllai i Agron-Geron Xhafës, i dënuar për trafik ndërkombëtar heroine në Itali me mbi 7 vjet heqje lirie, si dhe me dhëndrin Dition Baboçi, ish-drejtor urbanistike, përgjegjës i lejedhënjeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, parcelë nga buron kryesisht pastrimi i miliarda eurove të drogës në ndërtim, sipas raporteve amerikane dhe europiane?

Si mundet të jetë mbështetës për një komision të tillë Edi Rama, vëllai i Olsi Ramës, zyrtarisht në hetim për përfshirje nga vitit 2014, në laboratorin e trafikut ndërkombëtar të kokainës në Xibrakë?

Si mundet të sajojmë flluskë mediatike për antikorrupsionin, kur kemi nga CIA, DEA e DIA, të dhëna tronditëse, se mafia shqiptare me ortakëri zyrtare konkuron Ndranghetën, duke marrë vendin e dytë në botën e krimit në Europë ?

Si mund të zbukurojmë gjendjen me antikorrupsionin, kur kemi gjeneralë shërbimesh secrete, pjesë e Mafias, këshilltarë të Edi Ramës, gjeneralë amerikanë si Charles McGonigal, rumunë Florian Coldea, italianë Fabrizio Lisi e të tjerë të lidhur me Sinaloan, Ndranghetan, Sacra Coronan, Camorran, rusë e kinezë të zhytur në kokainë e krim?

Po kujtojmë pak episode madhore korrupsioni, kur shohim biznese parajse e ndërtime strategjike në bregdet, mospagues i asnjë takse, për ish-Kryeministrin italian Masimo Dalema, përfitimet elektorale dhe jo vetëm, për kryeministren aktuale Giorgia Meloni, me histori të dyshimta refugjatësh por ku lëvrijnë miliarda euro?

Me vetëofrimin për marrëveshje të ngjashme britanikëve e gjermanëve, duke kthyer Shqipërinë në një vatër joshqiptarësh.

Me marrëveshje dhjetëra milionë euro kontrata për Chair e Tony Blair, me qoka financash publike për Romana Vlahutin dhe Ligui Sorecan, dy ish-drejtuesit e delegacionit të BE në Tiranë?

…pa lënë mënjanë dinastinë “Soros”, qiramarrësin e Shqipërisë prej 10 vitesh, “investitorin” e drejtësisë së re, me prokurorë e gjyqtarë të Sgurimit të Shtetit.

Jemi në një projekt, ku për pak vite do të kemi një parlament me përfaqëues nga Bangladeshi, Filipinet, Afganistani, Irani, Ujgurët, grekët, serbët, turqit e tek-tuk ndonjë shqiptar.

Kur kemi ekonomi të kriminalizuar në qelizë, pa asnjë alternativë zëvëndësuese, ku dihet se në investimet e mëdha janë nga djemtë e Dubait, të Londrës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit, Kolumbisë, Venezuelës ku eksportojmë drogë dhe rini??

Antikorrupsioni si patericë e Krimit të Organizuar, me këtë hartë të Mafias në Shqipëri ngjan si rahmet pastë Komedia…

Etiketa: Basir ÇollakuEdi RamakorrupsionmënjanëOlafi në BrukselPilafiqeveriaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026
AKTUALITET

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026
AKTUALITET

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

11:06 : 28/07/2026
AKTUALITET

“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: Rama po përgatitet të largohet nga vendi?!/ VIDEO

09:16 : 28/07/2026
AKTUALITET

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026
AKTUALITET

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026
Para

“Benzi’ parakalon dy mjete dhe hedh ‘Toyotën’ në kanal, plagoset shoferi

TË GJITHA

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

13:29 : 28/07/2026

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

13:20 : 28/07/2026

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026

Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

13:05 : 28/07/2026

Publikohen audiot: Joe Biden kishte probleme me kujtesën që në vitin 2017

12:58 : 28/07/2026

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

12:33 : 28/07/2026

Denoncimi i Berishës/ Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

12:30 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom