• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alizoti: Pushteti ka marrë fytyrën e Ramës, PS është një repart ushtarak

20:19 : 28/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ishte i ftuar në Syri tv, ku foli në lidhje me rezolutën anti-korrupsion të miratuar një ditë më parë në Kuvend nga socialistët, teksa opozita ka akuzuar se kryeministri Edi Rama synon kontrollin e SPAK-ut përmes këtij komisioni.

Alizoti u shpreh se drejtësinë nuk mund ta ndërtojë dikush që është i vëzhguar nga drejtësia dhe ruhet prej saj, teksa sipas tij, në një shtet autoritar nuk mund të flitet për drejtësi.

Deputeti demokrat shtoi më tej se të gjitha institucionet e drejtësisë i kanë marrë vulën opozitës pa asnjë provë dhe fakt dhe i kanë izoluar liderin e saj. Sipas tij, pushteti në Shqipëri është fytyra e Edi Ramës dhe të gjithë të tjerët janë shërbëtorë të tij.

Alizoti tha më tej se ndryshe nga PS, në PS që prej largimit të LSI nuk është krijuar më asnjë fraksion, duke e konsideruar këtë parti si repart ushtarak.

“Drejtësinë nuk mund ta ndërtojë dikush që është i vëzhguar nga drejtësia, dikush që duhet ti ruhet drejtësisë, sepse e menaxhon. Nëse ne flasim për një shtet autoritar, nuk flasim më për drejtësi. Sepse shteti autoritar është që, dëshira e liderit është vetë shteti dhe pjesa tjetër janë popull i marrë peng, siç bëri Enver Hoxha në 45 vite që bëri një shtet për të shtypur njerëzit e tij, për ti skllavëruar, që ata të punonin nga mëngjesi gjer në darkë që ky të mbretëronte dhe në fund me paratë e tyre paguante polici, gjykata e ushtri që të izolonte njerëzit e tij. Pushteti nuk e bën dot shtetin. Në demokraci institucionet duhet të jenë të pavarura, janë në oponencë, në konflikt me qeverinë.

Lexo edhe:

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Gjithë institucioni i drejtësisë sot i ka marrë vulën opozitës, pa asnjë provë, pa asnjë gjë, i ka izoluar liderin opozitës. Pushteti në Shqipëri po merr një fytyrë, pushteti është Rama, të gjithë të tjerët janë shërbëtorë të tij. Gjithçka që thotë ai në parlament, votohet 100% nga PS dhe aty nuk ka asnjë abstenim. Pushteti ka marrë komplet fytyrën e tij.

Në PD ka pasur fraksione të vogla, krijoheshin parti, bashkoheshin. Në PS që kur ka ikur LSI-ja nuk ka ndodhur më gjë. PS është një repart ushtarak”, tha Tomor Alizoti

Etiketa: Edi Ramafytyrapspushtetirepart ushtaraktomorr alizoti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

Ramës nuk i pret puna/ Votohet të enjten ngritja e Komisionit për kontrollin e SPAK-ut

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom