• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e “SKY”/ Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin dhe Dedan Gjonin

16:58 : 28/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e lartë ka rrëzuar ankimin e ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit dhe ish-efektivit Dedan Gjonit, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke i lënë në burg.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Ata u arrestuan në muajin nëntor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin krimit “Sky Ecc”, teksa Erzen Breçani akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.

Ndërsa ndaj ish-shefit të Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri nga trafiku i drogës, në ndërtimin e HEC-eve. Sipas organit të akuzës, ish-zyrtari i Policisë kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Gjithashtu, dyshohet se Erzen Breçani iu ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.

Sa i përket Dedan Gjonit, Jonida Babameto ka shpërdoruar detyrën, pasi ka kryer me dashje shkeljen e detyrës si specialiste e ZQK Interpol Tirana, duke ia vendosur në dispozicion informacionin e klasifikuar ish-shefit të Krimeve në Kombinat.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

Ai këtë informacion ia ka përcjellë personave të ndryshëm në konflikt me ligjin shton SPAK, jo zyrtarisht. Dedan Gjoni dyshohet se ishte në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe ka komunikuar intensivisht për të saktësuar vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Etiketa: BurgDedan GjoniErzen BreçaniGjykata e lartespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025
Para

Kërkohet me ngulm nga Inter, sulmuesi 26-vjeçar rrezikon një vit burg

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com