• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga molotovi deri tek fjalimet, çfarë ndodhi në protestën për largimin e Veliajt

13:07 : 28/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Përfundon protesta e nëntë radhazi e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita përballë bashkisë së Tiranës ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut socialist, Erion Veliaj pas skandalit “5D”.

Njësoj si protestat e tjera, ‘skenari’ ishte i njëjtë ku bashkia e Tiranës e cila përfshihet nga skandali në skandal fillimisht është qëlluar nga protestuesit me vezë, mollë, bojë dhe tymuese.

Teksa organizatorët mbajtën fjalën njëri pas tjetrit, qytetarët kanë hedhur dhe molotov në drejtim të godinës së Bashkisë e cila është kthyer në kryefjalë e korrupsionit nga titullarët e Erion Veliajt.

Me pankarta në duar dhe thirrje “Hajdut”, “Erion Veliaj, në burg”, “Erion shko te shokët”, qytetarët janë mbledhur pranë godinës së Bashkisë.

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me tone të forta nga protesta e opozitës i ka bërë thirrje SPAK-ut që të arrestojë Erion Veliajn.

Lexo edhe:

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

Ai tha se brenda godinës së Bashkisë së Tiranës fshihen hajdutët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Gjithashtu këlliçi i bën thirrje policisë që të mos arrestojnë protestuesit pasi ata po protestojnë kundër vjedhjes së taksave të tyre.

“Jemi sot në protestën e 9 kundër një hajduti të padëgjuar në vendin tonë që quhet Erion Veliaj. Njeriu që ka korruptuar jo vetëm drejtësinë, por edhe median në këtë vend që po ta shihni, në të gjitha mediat, kanë emisione për çdo temë, por vetëm për djegësit e qytetarëve dhe të Shqipërisë jo. Kjo është skenë krimi i një kryetari bashkie që çdo ditë shkon në zyrën e tij vetëm për të vjedhur. Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit, do të bënim transparencë për masakrën elektorale.

Vetëm në këto muajt e fundit kemi arritur që të shpalosim një skemë vjedhjeje. U paguan 132 mln euro për një incenerator që nuk ekziston. Kjo është vjedhje e paprecedentë. Policë bashkiakë a e dini se drejtori juaj është një hajdut? Në këtë godinë strehohen hajdutë. Rreshtohuni kah qytetarëve, ne këtë betejë po e bëjmë për familjet tuaja. Kjo është betejë që nuk njeh ngjyrim partiak. Zoti Dumani ngrihu në lartësinë e detyrës tënde. Lërini fjalën dhe bëni veprat. Merrni masa dhe arrestoni hajdutin. Ai qëndron në zyrë për të prishur provat.

Kjo është një vjedhje e paprecedentë, e padëgjuar kurrë më parë, e pahasur kurrë. Të nderuar anëtarë, të nderuar drejtues të Policisë së Shtetit, anëtarë të forcave të rendit. Ta keni të qartë se askush nga protestuesit nuk ka asnjë problem me ju. Përkundrazi, ne dalim në këtë betejë edhe për ju sepse një kapele juaj kushton pothuajse sa rroga juaj. Policë bashkiakë! A e dini që drejtori juaj është biznesmen dhe nuk është shërbëtor i qytetarëve dhe i qytetit të Tiranës?! A e dini që Ermal Kapllanaj është një bandit, një hajdut, si gjithë hajdutët e bandës 5D?! A e dini që në këtë godinë shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve të Tiranës?! Ndaj ju bëj një ftesë publike, forcave të rendit, Policisë së ”, tha Këlliçi.

Qytetarët në shenjë simbolike bëjnë gati vezët, mollët, tymuese, bojën me të cilat qëllojnë bashkinë e Tiranës e cila është shndërruar në një institucion korruptiv ku 5 drejtorët e emëruar prej Veliajt kanë përfunduar në burg për korrupsion miliona euro.

  • Qytetarët hedhin flakadanë dhe molotov

Këtë të martë protesta për “dorëheqjen e veliajt” është hapur me flakadanë e shishe molotovi.

Siç shihet edhe nga pamjet protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë. Pamjet VIDEO:

  • Incidente, molotovi i hedhur nga protestuesit bie te gazetarët

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, e nënta radhazi, u shoqërua me momente tensioni.

Mbështetësit e Partisë Demokratike hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë. Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye duke rënë te gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën.

Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku. Vetëm reagimi i shpejtë i tyre ka bërë që të shpëtojnë pa u dëmtuar. Ndërsa policia ka ndërhyrë duke shuar zjarrin menjëherë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi SPAK arrestoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion me tenderat.

     – Malkaj: Nuk luftohet korrupsioni nëse nuk largohet ideatori i saj Edi Rama

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj Edi Rama.

Më tej Malkaj shtoi se korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.

“Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit. Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur. Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu i madh është atje ku është”, tha Malkaj.

  • Teliti: Rama të detyrojë Veliajn që të japë shpjegime para Këshillit Bashkiak

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitën para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë pasnesër para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari.

Duke iu referuar fjalës së Ramës ditën e dijshëm në Kuvend ku u diskutua mbi një rezolutë për luftën kundër korrupsioni, Teliti tha se ata janë një grup i strukturuar që po tradhtojnë Shqipërinë e vjedhin pronën publike.

“Falenderim për qendresën tuaj të nëntë sot. Rama dje fliste për korrupsionin se si donte ai ta luftonte atë, e ka një provë të parë për ta dhënë pasnesër, ku është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak. A do ketë fuqi të sjellë Veliajn para këshilltararëve të japë llogari? Ku kanë shkuar 30 mln eurot e drejtorëve të tij?

A do Rama të luftojë korrupsionin? Veliaj refuzon të bëjë transparencë. A ka fuqi ta detyrojë të vijë në Këshill e të japë shpjegon pse 6 mln iu morën shkollave e çerdheve dhe u çuan te inceneratori inekzistent? Nëse e sjell pasnesër atëherë mund të flasë se si luftohet korrupsioni. Por ata janë një grup i strukturuar që po tradhtojnë Shqipërinë e vjedhin pronën publike. Kështu siç jemi edhe sot, të vijojmë qendresën”, tha Teliti.

  • Bashkia e Tiranës “rrethohet” me furgonë policie dhe qindra efektivë

Por në prag të nisjes së protestës, Veliaj duket shumë i shqetësuar dhe për këtë arsye nga protesta në protestë shton numrin e policëve të cilët janë të detyruar të mbrojnë “korrupsionin galopant” që ushtrojnë titullarët e tyre në bashkinë e kryeqytetit.

Siç shihet nga pamjet, bashkia e Tiranës u rrethua nga furgonë të policisë si dhe të efektivëve.

Kujtojmë se protestat më herët kanë pasur përplasje mes protestuesve e efektivëve.

Etiketa: aferabashkia tiranekorrupsionpoliciaprotestaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
Para

Përshtati lokalin për të luajtur Poker, pranga 29-vjeçarit në Kurbin - EMRI

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com