Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Engjëll Agaçit në Prokurorinë e Posaçme, por dyshohet se do të dëshmojë për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Kujtojmë që ditët e fundit, Prokuroria e Posaçme ka shtuar në mënyrë intensive hetimet për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda balluku kanë dhënë “llogari” përballë prokurorëve për atë që quhet si “vjedhja e shekullit”.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e para që Engjëll Agaçi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi më herët ai është pyetur edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
Gjithashtu emri i Engjëll Agaçit u përmend gjatë investigimit në dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” ku ai shihet si negociator mes qeverisë Rama dhe Meloni për marrëveshjen e refugjatëve.
- Momenti kur Engjëll Agaçi hyn i vetëm brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
- Boldnews.al më herë ka denoncuar “rolin” e Engjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka një “rol” kryesor në afera qindra-milionë euro e inceneratorëve e cila mbërrin deri në majën e kupolës shtetërore.
Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.
Dokumentat dëshmojnë për rolin thelbësor të zëvendës-kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe ish-Ministri i Infrastrukturës dhe aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Por, mbi ta qëndron emri i Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe i konsideruar edhe si “eminenca gri” e kryeministrit Edi Rama.
Ai është zyrtari që mban përgjegjësinë për verifikim e dokumentacionit, procedurave, draft kontratave, përpara se ato të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave.
- Afera e inceneratorit, Belinda Balluku mbi 3 orë në SPAK (15 maj)
Në kuadër të hetimeve të zgjeruara, figura të rëndësishme të pushtetit qendror (Balluku) dhe lokal (Veliaj) janë thirrur për të dëshmuar në SPAK për afera qindra miliona euro që u janë vjedhur taksapaguesve shqiptarë përmes inceneratorëve.
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pasditen e 15 majit për mbi 3 orë u “mbyll” në Prokurorinë e Posa¢me duke u pyetur nga prokurorët për rolin e saj në këtë aferë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balluku bëri dije se është marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni të hetimit.
Balluku deklaroi se drejtësia ka punën e saj dhe se e mbështet. Sipas saj, kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë të mirën nga e keqja dhe punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.
“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.” – tha Balluku për mediat.
Me anë të kësaj deklarate, Balluku pranon indirekt se inceneratori i Tiranës, për të cilin janë paguar miliona euro dhe nuk ekziston, është një abuzim i pafalshëm.
Fletë-thirrja ndaj Belinda Ballukut vjen pak kohë pas asaj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dëshmoi para oficerëve të BKH-së në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Vlen të theksohet fakti se në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belinda Balluku përmes një shkrese me datë 10 korrik 2023, iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.
Si drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasardhëse e Gjiknurit, Belinda Balluku mban përgjegjësi edhe për pagesat ndaj inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Lexo edhe:
Ëngjëll Agaçi përballë SPAK. Roli i “Eminencës gri” të Ramës në aferën e inceneratorëve