• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi i lau duart

12:25 : 08/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Edi Rama i lau duart. Në fjalimin, ndoshta më të gjatin që ka mbajtur që kur hipi në poltronin e Kryeministrit, Edi Rama foli qartë: hajdutët janë mollët e kalbura që bien nga pema. Dhe sigurisht, ai nuk pozicionohet as si rojtari i pemës, as ngrënësi i mollëve.

Rama u shfaq si Ponc Pilati, pavarësisht se i mungoi një tas apo legen me ujë, që mund t´ia afronte Elisa, si kujdestare e imazhit të tij në punët e Parlamentit.

Foli gjatë për korrupsionin, i vuri lloj lloj emërtimesh e epitetesh, si fenomenit edhe atyre që e zhgënjenin me besimin që i kishte dhënë.

Madje këta i quajti dyfish tradhëtarë, që nuk meritonin të kishin në krah askënd tjetër përveç avokatit në përballjen me drejtësinë, atë të reformuarën, që nuk do të mund të realizohej, sikur Edi Rama të mos i lutej Merkelit dhe çdo aleati strategjik, sikundër u shpreh vetë, që të eksperimentonin modelin “më mirë pa djep” se me djallin brenda. Dhe këtu ka të drejtë, vetëm Edi mund të gjente dhe të vendoste në sistem njerëz të bindur, jo shumë ndaj ligjit, por udhëzimeve.

Lexo edhe:

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Në fjalimin e gjatë, i cili do i shkonte më shumë në ditën e parë si Kryeministër dhe jo pas 11 vitesh, Edi kishte vendosur të jepte disa mesazhe pikante. Natyrisht ato nuk i drejtohen turmave, por atyre që kishte mbledhur në sallë dhe të tjerëve që e ndiqnin në distancë, me apo ofiqe, me apo pa poste, të strehuar ose jo në zyrat e Bashkive.

Në dallim nga deklarimet e viteve më parë kur pohonte se edhe një gjerman po të hynte në sistemin shqiptar do të korruptohej pasi ishte sistemi që korruptonte njerëzit, Rama deklaroi se korrupsioni tashmë nuk është përgjegjësi e sistemit, por e individit. Dhe afërmendsh kështu do të pohonte përsa kohë ai s´mund të pranojë se është në krye të një sistemi të kalbur, edhe më të kalbur se ai që gjeti në 2013, që vijon ti referohet si krahasim.

Dhe për këtë mjafton disa shembuj rreth e rrotull qendrës së Tiranës, që Rama të mos pranojë përgjegjësinë e sistemit, pasi kështu qoftë edhe moralisht do të implikonte veten.

Por Edi i lau duart dhe pothuajse pohoi teksa përballë kishte ministra e deputetë, e të tjerë e shihnin dhe e dëgjonin nga rrjetet sociale apo televizori, se secili prej tyre, ishte një kandidat i mirë ose i mundshëm për tu bërë mollë e kalbur apo tradhëtar i dyfishtë.  Natyrisht, ai e ka të qartë se presioni dhe frika mban nën kontroll çdokënd, pavarësisht fuqisë që mendon se ka, apo pushtetit që zotëron.

Së pari, Edi Rama u tha të tijve të  mos dorëhiqen për përgjegjësi morale. Ua dha si urdhër, edhe pse askush në Qeverinë apo Rilindjen socialiste, nuk është se ka dhënë dorëheqje. Edi ka kënaqësinë kur i shkarkon, pasi më parë e di që do i shkojnë në SPAK. Ndaj dhe ndoshta për të vijuar me kënaqësinë që i jep shkarkimi, zgjodhi t´i udhëzojë për diçka që as në mendje nuk iu shkon: dorëheqja.

Së dyti, nxitoi që të cilësonte këta që bien në rrjetën e drejtësisë së reformuar, apo që dorëzohen në SPAK, si mollët e kalbura, si tradhëtarët që meritojnë veç përbuzje. Ndoshta po të vijonte edhe pak në këtë pikë të fjalimit do ti cilësonte si të nëmurit nga Rilindja, ndërsa pastori-deputet Toni Gogu , mund ta ndihmonte me ndonjë psalm.

Së treti, Rama shigjetoi Prokurorinë e Tiranës, madje duke ngritur një akuzë konkrete, teksa tha se po mbyllnin dosjet për evazion fiskal me qindra miliona euro të oligarkëve kundrejt rentës apo rryshfetit. Dhe si për ta rregulluar tha se këtë nuk e thoshte ai vetë, por gojët e liga, sepse ai nuk merrej me thashetheme. Gjithsesi Edi e tha, si një thashethem, që nuk është çudi që në ditët në vijim të përdoret si një zbarkim kontrolli në këtë prokurori nga ato që monitorojnë prokurorët. Aq më tepër kur pas deklaratës së Edit nuk pati asnjë reagim nga KLP, që çuditërisht nuk shqetësohet asnjëherë nga sulmet që bëhen nga Kryeministri-sulltan, edhe pse në rastin konkret ishte një akuzë direkte, ndonëse më parë kishte ligjëruar se Ai dhe Rilindja kishin garantuar pavarësinë nga politika të drejtësisë.

Së katërti, e bëri të qartë se ai mban vetëm djalin e vogël, nuk e lejon të hidhet nga ndonjë shkëmb në det, duke përçuar mesazhin se pavarësisht asaj që mund t´iu ndodhë ministrave, deputetëve apo kryebashkiakëve, Edi është duarjashtë. Pra ai nuk ka ndërmend të mbajë as kosto, as përgjegjësi, madje as të hyjë në “borxhe”  për ta. Dhe ndoshta këtë mesazh ai e ka pasur jo vetëm për ata që kishte në sallë apo ndonjë tjetër rreth bulevardit që mund të ketë ndonjë hall me SPAK, por edhe për ata që i konsideron si partnerët strategjikë, që sipas atyre thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë, mund ta kenë besdisur duke i ngritur shqetësimin se po mbron ata që rëndom quhen të “paprekshmit”.

Së pesti, Edi lëshoi një dorashkë bashkëpunimi, me tezën e të bërit shtet.  Pasi ka përcaktuar kushtet dhe maketin, Kryeministrit ndoshta i duhen fraksionet opozitare si ato zbukurimet që vihen në pjatat që serviren, ku vetë zgjedh të jetë kuzhinieri. Dhe nuk është çudi që të peshkojë jo pak nga opozitat që ka përballë. Rama e ka të qartë që në çorbën që do servirë do të zhyten plot lugë e garuzhde në emër të “aleancës për të bërë shtet” në funksion të integrimit në BE, apo në emër të konsensusit të imponuar.

Edi Rama i lau duart, jo vetëm me të tijët, por me cilindo nga aktorët dhe faktorët, pavarësisht gjuhës që flasin.

/Boldnews.al

Etiketa: Edi Ramai lau duartkorrupsioniProkuroria e Tiranësqeveriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
Para

Erjola merr vendimin e papritur për t’u larguar nga "BBV", Egla habit me deklaratën

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com