• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Veliaj dorëhiqu!”/ Protesta e 6 para bashkisë së korrupsionit, opozita nuk tërhiqet

13:11 : 07/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mbajnë këtë të martë protestën e gjashtë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe marrjen e tij të pandehur pas aferës korruptive “5” ku drejtorët kryesorët të bashkisë kishin krijuar kompaninë e tyre për të përfituar tendera. Kjo aferë iu bashkangjit asaj të inceneratorëve me korrupsion qindra miliona euro, ku Veliaj konsiderohet nga opozita si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Qindra policë janë vënë sërish në mbrojtje të korrupsionit të Erion Veliajt, teksa dyert e Bashkisë janë blinduar dhe kyçur me dryn dhe zinxhir, ndërsa godina është rrrethuar me gaz metalik.

Qyetarët kanë goditur me mollë dhe vezë në drejtim të godinës së bashkisë, teksa nuk ka munguar dhe hedhja molotovëve tek dera. Molotovët janë hedhur në momentin kur në podium po fliste anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi. Për shkak të disa flakëve momentale, të cilat u fikën menjëherë nga efektivët, molotovët nuk shkaktuan incident tjetër.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka vetëm dy rrugë; ose do të amnistojë Veliaj dhe do rrëzojë kreun e SPAK Altin Dumani, ose do të çojë para drejtësisë kryebashkiakun e Tiranës.

“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës! Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg. I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme. Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie. Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt. Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin,  ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!” – tha Këlliçi.

Ndërkohë, anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë tentuar sërish të futen në godinë e bashkisë, por sërish nuk janë lejuar nga efektivët e Policisë. Në këtë moment ka filluar dhe një përplasje mes qyetarëve dhe efektivëve të Policisë, ku protestuesit ia kanë arritur të rrëzojnë përtokë gardhin metalik që rrethonte godinën.

Pas rreth dy orësh, protesta u mbyll, teksa protesta e ardhshme u la sërish ditën e martë, po sërish në në orën 11:00.

Kujtojmë se socialistët, u vunë në rresht në mbrojtje të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak dhe rrëzuan në shkelje të kushtetutës dy kërkesat e opozitës për një mbledhje të Këshillit ku Vealiaj të jepte sqarime për aferat, si dhe për një audit të jashtëm nga ekspertë të pavarur të Bashkisë së Tiranës.

Të martën e kaluar Erion Veliaj u paraqit në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën  e inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Etiketa: Bashkia e TiranesErion Veliajkorrupsioniopozitaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
Para

Motra e Alma Arrazit: Erdgysi i linte fëmijët pa bukë, konsumonte dreka me të dashurën

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş