• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj i frikësuar/ Arrestohen 3 protestues, hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës

11:44 : 20/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Tre protestues janë arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.

Personat e arrestuar janë: Vidrica dhe Metaliaj akuzohen për hedhjen e molotovit në derën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kaloshi akuzohet për dhunë ndaj efektivëve të policisë.

Një ditë pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, krahas disa protestuesve të arrestuar, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe figura politike. Raportohet se është proceduar Klevis Balliu, Sekretar për Aksionin Qytetar në PD të Partisë Demokratike dhe Tedi Blushin, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Policia tha se pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj duket shumë i shqetësuar dhe për këtë arsye ka rritur numrin e policëve të cilët diten e djeshme u detyruan të mbrojnë “korrupsionin galopant” që ushtrojnë titullarët e tyre në bashkinë e kryeqytetit.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

Në protestën e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.

Ndërkohë kjo protestë u shoqërua që nga nisja e saj me tensione, me dhjetëra koktejle molotovë të cilat u hodhën në hyrje të godinës së bashkisë.

  • Çfarë ndodhi gjatë protestës para bashkisë së Tiranës?

Kujtojmë që edhe këtë herë, qytetarët fillimisht goditën institucionin me mollë.

Më pas situata u tensionua ku protestuesit kanë hedhur koktejl molotov para derës së Bashkisë së Tiranës. Nga plasjet, ka marrë flakë dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që policët e Veliajt të shumtë në numër me fikse zjarri kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu portestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godijnës që administrohet nga Veliaj kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’i mbyllur gojën.

Shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

  • Çfarë njofton policia e Tiranës?

“Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P.

Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftim.

Etiketa: BashkiaPDpoliciaprotesteTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

11:50 : 26/07/2025
Para

EMRI/ Zbardhen katër vjedhje në Lezhë, arrestohet 47-vjeçari

TË GJITHA

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com