• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkup/ Policia maqedonase ndalon dhe ushtron dhunë ndaj gazetarit shqiptar

22:42 : 07/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Policia maqedonase ndaloi të dielën gazetarin Furkan Saliu, themelues dhe redaktor i portalit X në Shkup. Rrethanat e ndalimit nuk janë shumë të qarta, ndërsa ka pohime për përdorim dhune gjatë ndalimit.

Sipas policisë, gazetari, të cilin e ka identifikuar vetëm me inicialet F.S. dhe moshën (33 vjeç), pas një ndeshjeje futbolli në rrethinën e Shkupit ka sulmuar pjesëtarët e njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët po përpiqeshin të mbajnë rendin gjatë ndeshjes që po përshkallëzohej.

Policia kishte ndërhyrë për të qetësuar gjendjen në terrenin sportiv dhe loja ishte ndërprerë, pasi publiku vendas në fshatin Konjare të Mesme kishte tentuar të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar.

Policia ka theksuar për një pjesë të medias të afërt me opozitën maqedonase se gjatë ndërhyrjes, dy persona nga publiku kanë tentuar të sulmojnë pjesëtarët e njësisë policore.

“Personat që sulmuan policinë janë ndaluar menjëherë; bëhet fjalë për F.S., N.J. nga fshati Haraçinë (i Shkupit), teksa S.B. është ndaluar për shkak të pjeësmarrjes në rrahje”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Portalet maqedonase duke iu referuar burimeve policore shkruajnë se gjatë bastisjes së veturës, pronë e F.S.-së është gjetur një revole; se vetura drejtohej nga personi me inicialet F.A. dhe aty ndodhej po ashtu një bashkëudhëtar, A.R., të dy nga fshati Kondovë i Shkupit.

Ndërkohë, dëshmitarë në ndeshjen e futbollit u kanë thënë mjeteve të informimit se gazetari Saliu kishte reaguar gjatë arrestimit të një tifozi nga policia. Një dëshmitar që nuk ka dashur të identifikohet për median, ka theksuar se autoritetet policore kanë përdorur dhunë ndaj gazetarit gjatë ndalimit të tij.

Partitë shqiptare të opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe shoqatat e gazetarëve kanë reaguar ndaj këtij njoftimi, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit Saliu.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bën thirrje për ndriçimin e menjëhershëm të rastit; “policia të ketë kujdes që të mos i shkelë të drejtat e kolegut Saliu, ndërsa partitë politike të mos përdorin përplasjet ditore në mes tyre për qëllime politike në fushatën zgjedhore”, thuhet në një komunikatë të SHGM-së.

Portali X, ku zoti Saliu është themelues dhe redaktor, e cilëson aktin e policisë si “të dirigjuar në tërësi dhe një trysni ndaj gazetarisë së lirë që e praktikon Portali X”.

Furkan Saliu njihet për qëndrimet e tij kritike jo vetëm ndaj pushtetit por edhe ndaj opozitës maqedonase.

Partitë e koalicionit opozitar shqiptar “VLEN” dhe kandidati i saj për president, Arben Taravari dënojnë arrestimin e gazetarit, që sipas tyre, ka ndodhur në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Zoti Taravari shprehet se “Lajmëtari nuk ka faj për lajmin që jep”, ndërsa kërkon lirimin e shpejtë të zotit Saliu./ VOA/

 

Etiketa: dhunegazetarpoliciashkup

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Protesta e veçantë në qytetin francez: Mos e dëboni këtë familje shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com