• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet kryesore të SPAK-ut me parimin “mishi të piqet, helli të mos digjet”

13:01 : 16/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është “e dënuar” të bëjë disa goditje në radhën e politikës së lartë. Për këtë arsye u krijua, për këtë arsye u financua fuqishëm, për këtë arsye ka mbështetje ndërkombëtare si asnjë strukturë shqiptare kurrë më parë dhe, pikërisht për këtë arsye, dikush dikur i konsideroi si “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Falë gjithë sa më lart, SPAK-u realisht ka prekur disa pozicione ose disa personazhe, të cilët deri pak kohë më parë dukeshin të paprekshëm. Por, edhe prokurorët specialë, si pjesë e realitetit shqiptar, kanë disa kufizime ose më saktë i vendosin vetes disa piketa, të cilat nuk guxojnë t’i kalojnë, të paktën për momentin.

Hetimet kryesore që po zhvillon SPAK-ut po udhëhiqen nga parimi “mishi të piqet, por helli të mos digjet”. Më konkretisht, hetimi dhe penalizimet janë fokusuar tek pasojat dhe jo tek shkaku, tek garnitura dhe jo tek thelbi.

Lexo edhe:

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

Kështu ka ndodhur me hetimin për inceneratorët, në Shëndetësi apo së fundmi tek Rrugët.

– Po e fillojmë nga zhvillimi më i fundit. Në mes të kësaj jave, Gykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK- ut për arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Thelbi i këtij hetimi ishin transaksionet e dyshimta si fiktive me aksionet që Berberi ka pasur në pronësi më herët dhe se shoqërisë së një prej ish-ortakëve të tij i ka dhënë disa tendera me vlerë totale 2 milionë euro.

Natyrisht, shkeljet e dyshuara janë të rënda dhe Evis Berberi duhet të japë llogari para drejtësisë për veprimtarinë e tij.

Por, dyshimet e ngritura nga SPAK-u ndaj kreut të Rrugëve janë fare minimale, krahasuar me dyshimet që janë ngritur publikisht dhe zyrtarisht për abuzime në rendin e dhjetra milionë eurove për tenderat e rrugëve, të cilat as nuk po mbarojnë.

Evis Berberi është zyrtari përgjegjës për shumëfishimin e kostove për Unazën e Re në Tiranë, për autostradën Fier-Vlorë, për aksin Qukës-Qafë Plloçë e të tjera rrugë, të cilat “kanë mbetur rrugëve”.

Por, Berberi u hetua vetëm për “gabimet personale” dhe jo për “gabimet strategjike”, pra për ato që shoqërohen me fatura qindra miliarda lekë. Hetimi për Rrugët e mbeturave rrugëve shkon përtej Berberit, shkon aty ku SPAK-u ende nuk e ka prekur “piketën” e duhur.

– Në një tjetër zhvillim të ditëve të fundit, SPAK-u ka përfunduar hetimet për kontratën koncesionare të Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe pritet të marrë të pandehur ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Ky është hetimi i vetëm nga 4 të hapura ndaj Beqjas, që përfundon në gjyq. Gjithësesi, edhe ky hetim është zhvilluar me parimin “mishi të piqet dhe helli të mos digjet”.

Ilir Beqja akuzohet nga SPAK-u për diçka fare minimale. Dyshohet se nuk ka shmangur konfliktin e interesave ndërmjet ish-zëvendësit të tij, Klodian Rrjepaj, njëkohësisht ish-kryetari i komisionit të Koncesionit nga njëra anë dhe biznesmenit që fitoi kontratën, Ilir Rrapaj, nga ana tjetër.

Pra, për SPAK-un, Ilir Beqja do të dërgohet në gjykim për “syleshësi”. Për shumëkënd që ndjek zhvillimet politike, qeveritare dhe ato të drejtësisë, është e qartë se Ilir Beqja konsiderohet si “koka” e katër kontratave abuzive koncesionare në Shëndetësi (Sterilizim, Check Up, Hemodializë dhe Laboratorë), vlera e të cilave llogaritet në rreth gjysëm miliardi euro.

Procedurat për këto koncesione, sidomos për ato tre që as nuk dihet nëse janë apo jo nën hetim, nuk janë prekur aspak nga hetimet.

Investigimi mbi procedurat e këtyre koncesioneve, me shumë mundësi do të shkonte jo vetëm tek Beqja, por edhe tek të tjerë mbi të.

Por, SPAK-u ka vendosur të merret vetëm me “sylesh-ësinë” e Ilir Beqjas, pse nuk u tregua vigjilent kur zëvendësi i tij po “ia fuste nën rrogoz”.

– Hetimi për inceneratorët është rasti, ndoshta më tipik, kur shprehja “mishi të piqet, por helli të mos digjet”, merr kuptimin më të plotë.

Afera e inceneratorëve (Elbasan, Fier, Tiranë) dyshohet se është krim shtetëror, që nis në kupolën e lartë qeveritare dhe përhapet në të gjithë nivelet e institucioneve që kanë trajtuar këto koncesione.

SPAK-u ka arrestuar apo marrë në hetim dy dyzina me zyrtare për këto afera. Por, edhe këtu, nuk ka guxuar të prekë “hellin e gjatë”.

SPAK-u arrestoi Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, jo për procedurat e koncesioneve, por për faktin se kanë përfituar shuma monetare nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

SPAK-u ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, jo për procedurat, por për faktin se ish-zv.kryeministri ka përfituar pagesa për udhëtime nga dyshja Zoto-Mërtiri.

Po, SPAK-u është marrë përciptas me procedurat e koncesionit, duke vendosur pas hekurave Taulant Tushën, në vend të Erion Veliajt. Fut e nxjerr nga burgu një pensionist, ish-anëtar i Komisionit të Koncesionit, pa guxuar të shkojë tek Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Belinda Balluku.

Mban në burg disa “ditëzinj”, të cilët i konsideron si “grupin më të madh kriminal” të inceneratorëve.

Pra, shumë njerëz e shumë akuza për çështjen e inceneratorëve, por jo aty dhe për ata që duhet.

Etiketa: arben ahmetajarrshbelinda ballukuDamian GjiknuriEdi RamaErion VeliajEvis BerberiIlir Beqjainceneratoreklodian zotomirel mertirispakTaulant Tusha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

13:31 : 03/06/2025
AKTUALITET

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

13:07 : 03/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Arrestime me letër-porosi nga Finlanda! Dumani: Goditëm disa grupe kriminale të trafikut të drogës

12:41 : 03/06/2025
AKTUALITET

Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

12:18 : 03/06/2025
AKTUALITET

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025
Para

“Djali im abuzon me gratë”, akuza nga vetë nëna e ish-yllit të Bayern Munich

TË GJITHA

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

13:31 : 03/06/2025

Mashtronte klientët duke marrë shuma të ndryshme parash, shpallet në kërkim avokatja/ EMRI

13:21 : 03/06/2025

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

13:07 : 03/06/2025

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

12:58 : 03/06/2025

Arrestime me letër-porosi nga Finlanda! Dumani: Goditëm disa grupe kriminale të trafikut të drogës

12:41 : 03/06/2025

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com