• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Matematika e Várhelyit dhe biçim-samiti i talljes

15:13 : 01/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, EKONOMI, POLITIKE, RAJONI

Nga Klodian Tomorri

“Përmes Planit të ri të Rritjes, BE do të japë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në 4 vitet e ardhshme. Ky plan do të mundësojë dyfishimin e GDP-ve të 6 vendeve të rajonit brenda një dekade,” përsëriti sot në Tiranë, Komisionieri për Fqinjësinë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në fakt, që kur u shpall në nëntor të vitit të kaluar nga Ursula Von Der Leyen, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është shndërruar në një televonelë propagande, që transmeton me përpikëmëri të njëjtin episod sa herë që i nevojitet burokratëve të Brukselit dhe udhëheqësve autokratë të rajonit. Atë të 6 miliardë eurove dhe dyfishimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Këtë herë madje, Várhelyi u sqaroi qytetarëve edhe se çfarë do të thotë konkretisht ky plan. “Kjo do të thotë se vendet, të cilat sot kanë 30 për qind të nivelit të zhvillimit të BE-së pas 10 vitesh do të kenë arritur në 60 për qind, ndërsa ato që aktualisht kanë 50 për qind të zhvillimit të BE-së pas 10 vjetësh do të kenë arritur 100 për qind të të ardhurave të BE-së,” sqaroi ai.

E para dyfishimi absolut dhe dyfishimi relativ janë dy koncepte shumë të ndryshme. Që vendet e Ballkanit të dyfishojnë nivelin e të ardhurave të tyre në raport me mesataren e BE-së duhet që ekonomitë e tyre të dyfishohen, kurse ekonomia e vendeve të BE-së të qëndrojë në stanjacion për 10 vjet. Por gafat matematikore të Várhelyit nuk janë tallja më e madhe e Planit të Rritjes. Ajo është një tjetër.

Lexo edhe:

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Në 12 vitet e fundit, të ardhurat e Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian kanë konvergjuar me 5 pikë përqindje. Në vitin 2010 Shqipëria i kishte të ardhurat mesatare sa 29 për qind e Bashkimit Europian, ndërsa në vitin 2022 shifra arriti në 34 për qind. Sipas Várhelyit, Plani i Rritjes do të bëjë të mundur që për 10 vitet e ardhshme të ardhurat e Shqipërisë të konvergojnë me 34 pikë përqindje, pra 7 herë më shpejt se dekada e kaluar. Kjo falë reformave dhe 6 miliardë eurove të BE-së. Tani të shohim pak numrat.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të marra së bashku është rreth 150 miliardë euro. Bashkimi Europian thotë se do të disbursojë 6 miliardë euro në 4 vitet e ardhshme ose mesatarisht 1.5 miliardë euro në vit për të gjashta vendet. Me pak fjalë, 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pyetja është a mundet injeksioni i shumë propaganduar i 1.5 miliardë eurove ose 1 për qind e PBB-së të dyfishojë PBB-të e rajonit?

John Maynard Keynes, njeriu i cili shpiku teorinë e stimulit, argumentonte se në rastin më të mirë multiplikatori fiskal shkon deri në 4. Pra 1 për qind shpenzime qeveritare gjenerojnë 4 për qind rritje ekonomike. Megjithatë, ky është një përfundim i shumë debatuar. Ekonomistët e krahut tjetër, ata më pranë linjës të së djathtës mendojnë se multiplikatori fiskal është më i vogël edhe se 1. Por ky është një debat i gjatë dhe ideologjik.

Për qytetarët e Ballkanit Perëndimor thelbi është ky. Procesi i konvergjencës së ekonomive të rajonit ka ngecur. Arsyeja kryesore është korrupsioni dhe keqqeverisja, të cilat mbysin konkurrencën, keqshpërndajnë burimet dhe godasin në zemër mekanizmin që krijon rritjen ekonomike dhe mirëqënien.

Ky është problemi real, i cili nuk zgjidhet as me samite të sajuara propagandistike dhe as me lëmosha që trumbetohen si paketa gjigande financiare. Ato vetëm se bëjnë të kundërtën. Ushqejnë udhëheqësit autokratë dhe mekanizmin me të cilin ata e kanë bërë të pamundur rrotacionin e pushtetit.

/Kapitali.al

Etiketa: ballkani perendimorBEbiçim-samitii talljessamitiVárhelyi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025
BOTA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë, çfarë duhet të dini

20:15 : 11/10/2025
AKTUALITET

Kujdes! Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

12:29 : 11/10/2025
AKTUALITET

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

09:04 : 11/10/2025
AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
Para

"Shteti në Shqipëri i kapur"/ Nesho: Samiti për Ukrainën i shërbeu oligarkëve

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com