• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama i është vërsulur me paratë e drogës pasurive shekullore të shqiptarëve

19:20 : 14/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur gjatë protestës së sotme, poshtë banesës së tij, është ndalur tek projekt-ligji i PS-së që i hap rrugë ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama i është vërsulur me tonelatat e parave të drogës shkatërrimi të trashëgimisë shekullore, mijëravjeçare. Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë çoi në Kuvend ligjin për shkatërrimin e pasurive përrallore të këtij vendi.

Berisha tha se Rilindja, fara më e ligë e 30 viteve që ka mbirë në këtë vend dhe sipas tij ka bërë tre gjëra; ashtrimet më të mëdha, vjedhjet më të mëdha, përzënien më të madhe të shqiptarëve nga Shqipëria

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt popullit të 20 shkurtit, popullit të fitores. Përshëndes oratorët që trajtuan sonte një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjësi për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë. Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi. Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës. Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare. 20 shkurti është dita e qytetarëve! Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj. Nuk ka mashtrim më të madh se ky. E vërteta është se ne jemi dy botë. Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën.

Të dashur miq, në 10 vite, Rilindja, fara më e ligë e 30 viteve që ka mbirë në këtë vend, ka bërë tre gjëra. Mashtrimet më të mëdha, vjedhjet më të mëdha, përzënien më të madhe të shqiptarëve nga Shqipëria. Edi Rama erdhi në pushtet duke u premtuar shqiptarëve dhjetëra e dhjetëra mirësira dhe premtime me të cilat, zotohej se do ndryshonte rrënjësisht jetën e tyre. Që të gjitha pa përjashtim u provuan mashtrime dhe akoma më keq, njeriu që premtoi shëndetësinë falas, solli atë shëndetësi në të cilën sot, secili prej jush paguan nga xhepi për kujdes shëndetësor, më shumë se çdo qytetar në Europë. Paguan nga xhepi 60 përqind të atyre që shpenzimeve që duhen. Paguan nga xhepi 50 përqind më shumë se sa ç’paguante në vitin 2013. Erdhi në pushtet duke premtuar heqjen e TVSH-së për ushqimet, lirimin e tyre, sot çdo shqiptar paguan, blen ushqime me 110 përqind të mesatares së BE, pacak se ata kanë rroga 5 herë më të larta se ne shqiptarët. Rilindja ishte pra, mashtrimi më i madh i shqiptarëve. Nuk jemi njëlloj, jo kurrë, sepse ne premtimet i bëmë realitet. Premtuam rrogat, i dyfishuam. Premtuam Rrogën e Kombit, e ndërtuam. Premtuam integrimin, u integruam. Të dashur miq, Edi Rama pasi erdhi në pushtet, u mburr me muaj dhe vite për inceneratorët, që do pastronin Shqipërinë. Në fakt, ajo do të ishte vjedhja më e madhe e shekullit. Atë që ky hajdut e quante krenaria e tij, do të ishte fatkeqësia e shqiptarëve. Sot 130 milionë euro janë zhdukur, gjurmë inceneratori në Tiranë nuk ka, dy të tjerë nuk funksionojnë. Arben Ahmetaj e akuzoi dhe tha se nëse qytetarët do të dinë bëmat e Edi Ramës për djegësat e të tjera, do llahtarisen. Nuk jemi njësoj, absolutisht kurrën e kurrës. Edi Rama është kryeministri më hajdut që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nuk jemi njësoj! Edi Rama vraponte nga studio në studio me pincën e thyer për të mbuluar vjedhjen e tyre me Ilir Beqën dhe muratorin e tyre, ndërkohë që çmimi rritje për sterilizimet 83 herë. Mijëra shqiptarë në muaj nuk futeshin në salla operacioni, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet e sterilizimit për ta. Nuk jemi njëlloj, sepse Edi Rama, vetëm procesin e hapjes së negociatave e festoi dy herë gjatë këtyre viteve me shampanjë, me dekorata, me fishekzjarre. Por në të vërtetë, edhe dhjetorin që kaloi, negociatat nuk u hapën, por përkundrazi Shqipëria mori 5 kushte. 20 shkurti është dita e Europës, është dita e qytetarëve shqiptarë për të çelur dyert e integrimit në Europë. Është dita për të goditur mashtrimet e Edi Ramës, vjedhjet e tij.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Etiketa: BerishaligjiprotestaRamazonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

"Tirona Fanatics" bëjnë detyrën, tribuna bardheblu “Sold-Out” në derbi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com